Ekzekutoi bashkëshorten pasi fantazonte sikur e tradhëtonte, zbardhet telefonata e parë pas krimit: Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë

7 Shkurt 2020, 15:04Kronika TEMA

”Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë”. Kjo ka qenë telefonata pak minuta para mesnatës së 1 Shkurtit, që ka alarmuar kunatën e Lulzim Cukut, e cila nga shtrati i një spitali në Tiranë, ka njoftuar policinë, që më pas gjetën një skenë zemërthyese në vendngjarje: fëmijët te trupi i pajetë i së ëmës. Detajet e kronologjisë së krimit, zbardhen në dosjen hetimore të prokurorisë, që kërkoi arrest me burg për 45-vjeçarin, masë e miratuar nga gjykata një ditë më parë.

Në dëshminë e tij para togave të zeza, autori ka pretenduar se krimin e ka kryer për shkaqe xhelozie, pasi dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte teksa ai ndodhej në emigrim. Por sipas raportimeve në media, pretendimet për tradhti janë mohohuar nga familjarët e 33-vjeçares, të cilët thonë se sherrin mes çiftit e nxiste vëllai i 45 vjeçarit, që sipas tyre, kërkonte largimin e tyre në Greqi që të merrte shtëpinë.

Në seancën e djeshme, u zbulua se viktima Manjola Cuku, ishte me urdhër-mbrojte.

Sipas hetimeve të prokurorisë, rreth orës 23.55 të datës 1 Shkurt, është marrë njoftim nga salla operative e komisariatit të Policisë Durrës se në vendin e quajtur fshatin Xhafzotaj, shtetasi Lulzim Cuku ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Cuku.

Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët. Rreth orës 21.00, kanë qenë tek dhoma e fëmijëve të dy dhe aty kanë filluar debatet midis tyre. Lulzim Cuku ka fyer dhe ofenduar Manjolën. Pasi fëmijët i ka zënë gjumi kanë filluar përsëri duke debatuar. Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është rrëzuar në dysheme.

Pas kësaj, Lulzim Cuku, ka dalë nga banja dhe e ka mbyllur atë me çelës, të cilin e ka lënë tek dera dhe është larguar me automjetin e tij.

Gjatë rrugës, ka marrë në telefon kunatën e tij, të cilës i ka thënë se: ”….Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë….”

Kjo shtetase ka njoftuar policinë e Tiranës pasi ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Durrës ku është njoftuar policia e Durrësit për ngjarjen e ndodhur.

Nga ana e Policisë është shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur tre fëmijët e tyre tek trupi i së ëmës, e cila ishte lëvizur nga ana e vajzës së saj F. deri tek dera e banjës. Por, shtetasja Manjola Cuku, në këtë moment të ardhjes së policisë, ka qenë pa jetë.

3 komente në “Ekzekutoi bashkëshorten pasi fantazonte sikur e tradhëtonte, zbardhet telefonata e parë pas krimit: Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë”

  1. Jo per gje... says:

    Keto gjera ndodhin sepse femra me nje far niveli ne Shqiperi ciftezohen me anadollake shpellare. Duhet qe meshkuj koti varikarsa si keta ose te thahen per pidh ose te kapin debile te rangut te tyre e te jetojne jetet e tyre ne miserje sic u takon. Perndryshe koka ben koka peson!

  2. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    sunit gjaxor,e mbyti nenen e tre femijeve si me qen nje kafshe….!!! ptuuuuuuuuuuuu,rrace bastarde………
    ka ndonje statistike sesa tourkoshqipfoles vrane,masakruan apo dhunuan grate apo te dashurat e tyre pergjate 2019-S!?

  3. E verteta says:

    Meqe nuk kemi denim me vdekje. Burgim i perjetshem. Vendimi duhet te jete i formes se prere, pa amnisti apo shkurtime denimi per sjellje te mire apo ku ta dij une. Keto perbindsha qe as nuk pendohen per krimet, qe as kane meshire e as pyesin as per femijet e tyre, veç ne burg te perjetshem e kane vendin. Aty te kalben. Ne Shqiperi duhet te ndryshoje kodi penal. Kush vret me paramendim duhet te marre denim te perjetshem te formes se prere qe nuk kthehet dot mbrapsht, apo te kete ulje te denimit. Nuk ka me me keto perbindesha. Nuk pyeskan keta per jeten e tjetrit?!Kush ja jep te drejten?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje