14 gjërat që nuk i dinit për Erling Haland, “tmerri” i gazetarëve dhe shënoi 9 gola në 1 ndeshje

20 Shkurt 2020, 09:44Sport TEMA

Erling Haland është kryefjala e mediave europiane të futbollit, pas realizimit të dopietës kundër PSG-së. Aspak kohë nuk ka kërkuar “djaloshi magjik” te Dortmundi, duke u ngritur menjëherë në nivelet më të larta.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe 14 detaje të veçanta nga Haland, që ndoshta jo të gjithë i dinë. Për ta nisur nga hapat e parë, atje ku dorën ia dha Ole Gunnar Solskjaer.

Në atë kohë do të drejtonte Molden në Norvegji. Debutimi i parë i Haland ka ardhur në moshën 15-vjeç, ndërsa si idhull ka Zlatan Ibrahimoviç, megjithëse kërkon të ndjekë dietën dhe rregullat e Ronaldos.

Gjithashtu Haland nuk i pëlqen të flas shumë para kamerave, aqsa bëhet “tmerri” i gazetarëve në përgjigjet që jep pas pyetjeve.

-Ka lindur në Leeds të Anglisë dhe përkrahës i flaktë i këtij klubi.

-Do të thyente rekordin në kërcimin me të gjatë në botë nga një pesëvjeçar.

-Nëna e tij është kampione e Norvegjisë në heptathlon.

-Debutoi si profesionist në moshën 15-vjeçare.

-Dorën e parë ia dha OLE Gunnar Solskjaer kur ishte trajner te Molde.

-Te Molde njihej me nofkën “Njeriu-fëmijë”.

-Ëndërrontë të bëhej repist dhe e quante veten si “Flow Kingz”.

-Nuk përmbahet para kamerave me veprimet e bëra.

-Ka shënuar 9 gola në një ndeshje të Kupës së Botës me moshën U-20.

-Idhulli është Zlatan Ibrahimoviç.

-Dieta dhe rregullat që ndjek janë të Kristiano Ronaldos.

-Nuk i pëlqejnë shumë intervistat, shpeshherë zgjedh që të përgjigjet shkurt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje