Alarmi: Humb jetën personi i parë nga koronavirusi në Itali

22 Shkurt 2020, 09:12Bota TEMA

Në Itali është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. Adriano Trevisan, 78 vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Schiavonia, në Padova.

Ai ishte në spital prej 10 ditësh, ndërsa nuk ka mundur të mposhtë virusin që ka marrë më shumë se një mijë jetë njerëzish që prej shpërthimit të tij në Wuhan të Kinës.

78-vjeçari, ish-pronar i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, ishte një 17 të prekurit në vendin fqinj.

Komuna në Veneto, ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.

Gjithashtu, kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje