Ari, “streha e sigurt” e investitorëve: Kap vlerën më të lartë, që prej 7 vjeçarit të fundit

22 Shkurt 2020, 14:05Bota TEMA

Ari ka arritur vlerën e tij më të lartë në treg, për 7 vitet e fundit. Kjo pasi investitorët u drejtuan në të ashtuquajturën “strehë e sigurt”, mes shqetësimeve të vazhdueshme se koronavirus mund të ndikojë në rritjen globale.

Ai u rrit në 1.621.60 dollarë për onc, niveli më i lartë që prej 15 shkurtit të vitit 2013. Nga ana tjetër metali arriti në 1.611.80 dollarë – vlera më e lartë që prej 21 marsit të vitit 2013.

Rastet e  konfirmimeve të koronavirusit deri më tani janë në më shumë se 75.000 mijë, në një kohë që numri i viktimave ka arritur në 2.130. Në listën e kompanive që janë “në alarm” për ndikimin ekonomik të virusit është edhe Apple, e cila u shpreh se nuk do të kapte objektivat e vendosura si target për 3 mujorin e fundit, për shkak të uljes së kërkesës për Iphone mbarë botën, e ndër të tjera edhe në Kinë.

“Deri më tani, ari ka demostruar se është një strehë e sigurt, ndaj ne vazhdojmë me metalet” thanë ekspertët e UBS, të udhëhequr nga Wayne Gordon.

Kompania u shpreh se vlerat e derimëtanishme janë “teste” për të kapur vlera edhe më të mëdha, çka mund të bëjë që në javën e ardhshme vlera e arit mund të arrijë deri në 1.650 dollarë.

Citi është edhe më i fortë. Kompania ka rritur targetin për arin, për 6 deri në 12 muajt e ardhshëm, me 1.7000 dollarë për onc. Thënë kjo, ari mund të arrijë në nivelin e 2.000 dollarëve përgjatë 12 deri në 24 muajt e ardhshëm.

Kompania u shpreh gjithashtu se disa prej aksioneve në ar mund të jenë gjithashtu si pasojë e mungesës së njohurive të tjera në treg, duke përfshirë këtu luftën tre

1 komente në “Ari, “streha e sigurt” e investitorëve: Kap vlerën më të lartë, që prej 7 vjeçarit të fundit”

  1. floriri says:

    ME SHUME SE ILIR FLORIRI ASNJERI NUK JA DI VLEREN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje