Pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar rikthen pasaportat blu “ikonike”

22 Shkurt 2020, 13:20Bota TEMA

Qeveria britanike ka njoftuar se në mars do të nis pajisja e qytetarëve ma pasaportat blu të cilat janë përdorur në fund të viteve 1980.

Kthimi i pasaportave blu “ikonike” u bë një dëshirë kryesore për mbështetësit e Brexit, të cilët e shohin atë si një çështje të identitetit kombëtar.

Deri në verë, të gjitha pasaportat e reja të lëshuara do të jenë me këtë ngjyrë.

“Lënia e Bashkimit Europian na dha një mundësi unike për të rivendosur identitetin tonë kombëtar dhe për të krijuar një rrugë të re në botë,” tha Sekretari i Brendshëm Priti Patel.

Nigel Farage, i cili kryeson Partinë Brexit, e kishte quajtur kthimin në ngjyrën blu “një fitore të prekshme” të referendumit.

Gemalto, kompania që do të bëjë pasaportat tha në një deklaratë: “Pas vendimit të vendit për t’u larguar nga Bashkimi Europian, dhënia e kontratës u kundërshtua nga disa politikanë dhe sektorë të mediave.”

Pasaportat e reja do të kenë një imazh të ri simbolik të cilat do të përfaqësojnë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën Veriore.

1 komente në “Pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar rikthen pasaportat blu “ikonike””

  1. Jo per gje... says:

    Britaniket mund ti kishin blu nqs ashtu kishin qejf edhe persa kohe ishin ne BE.
    Po c’ti bejme ne qe kemi gazetare qe nuk e dine qe ne shqip nuk shkruhet ‘ikonike’ por ‘ikone’. Nejse thuaj… Vari lesht peshku qelbet nga presidenti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje