Gerrard:Të gjithë duhet të flasim sot për Florian Kamberin

23 Shkurt 2020, 18:24Sport TEMA

Florian Kamberi është e ardhmja e Kombëtares së Shqipërisë sa i përket majës së sulmit. Gjithmonë i kemi vënë në dukje aftësitë e këtij futbollisti, që nuk i ngjajnë lojtarëve të tjerë që kemi te kuqezinjtë.

I aftë për të zgjidhur i vetëm ndeshjen, driblime të mira, asiste dhe gjuajtje “vdekjeprurëse” për kundërshtarin. Kjo ka ndodhur edhe në ndeshjen e sotme, atje ku Rangersi barazoi në transfertë me rezultatin 2-2 ndaj St.Johson.

Sulmuesi shqiptar shënoi një super gol dhe dha një asist për Aribo, ndërsa hyri në lojë në minutën e 46.

Trajneri Steven Gerrard e kishte paralajmëruar që të mërkurën, duke thënë se ka ngelur i mahnitur me mënyrën sesi stërvitet Kamberi dhe sesi po ambientohet te Rangersi. Ndërkohë menjëherë pas përfundimit të takimit të sotëm, ka thënë:

“Jam shumë i mërzitur me pjesën mbrojtëse dhe mënyrën sesi ne i kemi pësuar golat. Pjesa e parë për t’u harruar, por kemi bërë kaq shumë gjëra të mira në pjesën e dytë. Të gjithë duhet të flasim sot për Florian Kamberin. Ai ishte i jashtëzakonshëm kur hyri në fushë. Përfundimi i golit i pabesueshëm, guxim i shkëlqyeshëm për të na dhënë edhe golin e dytë”, ka thënë Gerrard.

1 komente në “Gerrard:Të gjithë duhet të flasim sot për Florian Kamberin”

  1. Tifozi KUQ E ZI says:

    Brravo e madhe FLORIAN KAMBERIT i urojm karrier brilante ne futboll , jemi te lumtur qe luan per komtaren ton KUQ E ZI , rrespekte KAMBERIT krenohemi me ty ne tifozat KUQ E ZI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje