Vendimi: Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si investim me fonde publike, plotësohen kërkesat teknike të artistëve

26 Shkurt 2020, 14:46Sociale TEMA

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar do të ndërtohet si një investim me fonde publike, për të plotësuar të gjitha kërkesat teknike të artistëve për vënien në skenë të shfaqjeve. Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës sqaroi sot se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.

Bashkia e Tiranës njoftoi se arsyet e mos rënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

Më poshtë deklarata e plotë:

Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.

 

 

9 komente në “Vendimi: Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si investim me fonde publike, plotësohen kërkesat teknike të artistëve”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Do behet me fondet publike.. Ta gezoni kur te realizohet.. Tirana pa teater me me shume se 1 miljon banor.. Brravo, kulla su ngrit mbi gerrmadhat.. Pse u ka rene te prapambeturve ai vend?!?!

  2. ben says:

    Kur reagon shoqeria
    Zbythen hajdutet dhe banditet.

  3. lolita says:

    KUR DO TE PRISHET KJO GERMADHE QE MBROHET NGA CA ZHULSA PSEUDOARTISTE….

  4. nino says:

    Injoranca ketu eshte kaq e madhe sa e quajne teater kete godine skandaloze…

  5. Lond says:

    Cil shoqeri o ti ben koqa, ai bodina qe ka vjedh kte quan shoqeri ti o toç.

  6. Gota says:

    Mereni me mend se çfar “ artistesh “kemi! E duan kete godine te kalbur qe e quajne “ teater “, për të vetmen arsye se dikur ka qene “ dopo lavoro” për ushtaret e duçes, dhe në fakt, ashtu eshte edhe tani, po jo për ushtaret por për keta “pseudoartiste “!?

  7. Zigur Qarri says:

    “Bashkia e Tiranës njoftoi se arsyet e mos rënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit”!
    Nuk i mjaftuan Bashkise 2 vite per te rene dakord me palën private?!Dhe kete e thote supermashtruesi Veliaj!
    Dhe variati i tij i ri edhe kur eshte diametralisht i kundert me variantin e meparshem,duhet ta besojm patjeter!
    Paska pasur te drejte Presidenti qe e kundershtoi si afere korruptive!

  8. gloria says:

    Kur do te filloi teatri i ri…..
    Godina e vjeter eshte stalle dhe ate e mbrojne gomeret, lopet, bushteat dhe bucet….

  9. Bureto says:

    Ky vendim presupozon që godina e vjetër do të shëmbet dhe mbi hapësirën që lirohet do të ndërtohet i riu. Deri këtu s’ka ndonjë ndryshim kursi përveç faktit të financimit. Varianti i parë ishte që të ndërtohej nga privati në këmbim të territorit publik. Tani që kjo ra, pra teatri i ri do ndërtohet po aty me fonde publike. Çdo bëhet me ata që janë kundra prishjes, ku spikatnin dy momente: E para, e ruajtja e ekzistuesit për shkak të vlerave të trashëgimisë dhe e dyta se në tërë këtë mesele kishte një aferë korruptive. Kjo e dyta u dogj. Çdo bëhet me të parën? Do vazhdojnë
    kori i kontestuesve, si shoqata për mbrojtjen e teatrit, opozita dhe presidenti, me avazin e vjetër?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje