Ogerta Manastirliu: Shqipëria konsiderohet me risk të ulët nga koronavirusi

25 Shkurt 2020, 21:40Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, tha se aktualisht Shqipëria konsiderohet vend me risk të ulët:

“Deri në momentin që do të vij rasti i parë me koronavirusin e ri, qëndrojmë në riskun mes të ultit dhe të moderuarit. Në rast se kemi një rast ne jemi me risk të moderuar i plotë.

Nëse kemi rastin e parë atëherë shpallim epideminë. Rasti i parë për një ngjarje të pazakontë në shëndetin publik është rasti kur shpallet epidemia.”

Manastirliu shtoi se task forca e ngritur për koronavirusin ka parashikuar të gjithë skenarët:

“Edhe skenarin nëse do kemi rastin 1 edhe sikur të kemi 100 apo 200 raste të prekura me koronavirusin e ri. Ne dime se si do të lëvizim në kohë dhe në hapësire.

Shqipëria ka filluar marrjen e masave, qeveria ka vendosur në top prioritetet e saj planin e masave dhe angazhimin konkret për parandalimin kontrollin dhe mbrojtjen kundër koromavirusin e ri.”

2 komente në “Ogerta Manastirliu: Shqipëria konsiderohet me risk të ulët nga koronavirusi”

  1. Kerkushi says:

    top prioritet dmth qe i bie prioritetit me top dhe ia bon nonen. Te lumte o zonja ministre qe nuk e di cfare dmth me risk te ulet. Me risk te ulet dmth qe ka pak gjasa te shfaqet semundja dhe jo qe ne momentin qe po flasim nuk ka raste. Virusi ka erdhur ne Itali dhe me Italine ka hyrje e dalje gjithe diten. Kjo ne filozofine e riskut do te thote qe risku eshte i larte. Bravo o luleshtrydhja e Rames, e ke qare me lot dhe na i ke mush mendjen, na i ke bo TOP prioritet.

  2. elton says:

    rasti i pare eshte rasti kur shpallet epidemia??? DO levizi ne kohe dhe hapesire?? ore ca perdorin keta???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje