Anëtarët e Komisionit të Venecias kanë vendosur të anulojnë sesionin e 20-21 marsit ku do të bënin publike dy raporte për Shqipërinë, për Paketën ‘AntiShpifje’ dhe Gjykatën Kushtetuese.
Mësohet se kjo masë e Komisionit të Venecias vjen pasi anëtarët e tij ‘i tremben’ koronavirusit, që deri tani u ka marrë jetën 21 personave në Itali dhe ka infektuar mbi 800 të tjerë.
Kujtojmë se, anëtarët e Komisionit të Venecias mbërritën në Tiranë rreth një muaj më parë, të thirrur nga Kuvendi për Paketën ‘AntiShpifje’ dhe për emërimet në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta.