Pas debateve mbi praninë e demokratëve në mbështetje të Metës, ka shumë pikëpyetje që duhen sqaruar.
Zyra e Lul Bashës menjëherë pas mitingut falenderoi strukturat e PD që mbushën sheshin, për t’i kujtuar Metës se ata ishin njerëz të PD dhe suksesi u takon atyre.
Të tjerë hapën fjalë se Doktori tani e tutje është me Metën, dhe jo me Lulin.
Në sqarimet e tij për Jarin, këshilltari Henz shkruan:
“I dashur Jari!
Kjo situatë duhet marrë me qetësi.
Në radhë të pare, Meta e ka respektuar PD, pasi siç e patë, ai nxorri në tribunë njerëz që nuk i prishin punë PD-së, pasi dihet që nuk bëhen udhëheqësa.
Gimi i Puros, Mond Budina, Ledio i Pollos etj, janë zgjedhur me qëllim që të mos ngjallin xhelozi, pasi nuk i merr njeri seriozisht.
Kjo do të thotë që Meta nuk do luftë, se po të ishte për figura, ai nxirrte Nora Malajn apo Tit Vasilin.
Së dyti, duhet të kuptoni se kjo nuk është betejë për t’i marrë Meta PD-në Lulit, por të bëjmë dy PD, një të fortë radikale, dhe një të moderuar.
Kështu dhe Doktori e ka kollaj.
Kur rrezikohet u ndërsen Metën, kur qetësohet ka Lulin.
Në zgjedhje të dyja bashkë bëjnë më shumë se sa PD dhe fitojmë.
Së treti, nuk kemi ndonjë humbje nga kjo e Metës, se po dështoi, dështon Meta, dhe demokratët vijnë prapë tek Luli.
Ndaj nuk kemi pse mërzitemi.
E rëndësishme është që të kemi me se të merremi deri në zgjedhje, se na zë gjumi.”