“Jemi përballë një situate kritike”, Rama thirrje të rinjve: Shmangni lokalet e natës

9 Mars 2020, 10:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të rinjve të shmangin ambientet me shumë njerëz, si clube e lokale, për shkak se ata se mund ta mbartin virusin, duke e përçuar tek familjarët e tyre më në moshë, të cilët janë më të rrezikuar nëse infektohen.

Larja e duarve pas kontaktit fizik të paktën për 20 sekonda, është një masë që ndihmon shumë në parandalim.

Është e rëndësishme për të rinjtë, që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë që të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale.

Të shmangin pub-et dhe clubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt.

Nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë, është bartja e virusit tek më të moshuarit nëpër shtëpi. Duhet të bëjmë çmos të ruajmë gjyshërit nëpër shtëpi.

Të kufizojmë kontaktet tona, dhe t’i mbajmë larg kontakteve me ne. Sa më pak prekje me duar, dhe sa më shumë kujdes.

Është e pamundur që ne të mos marrim këto masa të thjeshta në nivel individual. Ne i lutemi të gjithë njerëzve të kuptojnë se nuk ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo nuk janë të prekur, mjafton të marrin numrin e telefonit. Duhet disiplinë për t’u vetëkarantinuar.”, u shpreh Rama. (TemA)

1 komente në ““Jemi përballë një situate kritike”, Rama thirrje të rinjve: Shmangni lokalet e natës”

  1. venecia says:

    Hajde o i madhe na jep ndonje shpres
    se vidiqem
    Meri ndonje mendim ish ministrit shendetesis
    te madhit Nard Ndoka per virusin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje