Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, një statistikë zyrtare për të prekurit nga koronavirusi për 1 milionë banorë në disa vende të botës.
“Një statistikë zyrtare që na ndihmon ta kuptojmë objektivisht situatën përtej bombardimit infodemik, non stop ditë e natë nëpër media dhe internet.
Ja sa janë deri më sot të prekurit nga koronavirusi për 1 milionë banorë në disa vende të botës:
Në Kinë 56 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Në Itali 122 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Në Francë 18 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Në Gjermani 13 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Në SHBA 2 persona të prekur për çdo 1 milionë banorë
Siç e shihni proporcionet reale me të prekurve nga koronavirusi dhe popullsisë së përgjithshme, janë tejet më pak alarmuese se sa perceptimi i krijuar nga bombardimi mediatik i pandërprerë!
Kjo duhet mbajtur parasysh, në asnjë mënyrë jo për të neglizhuar kërcënimin e këtij virusi të panjohur, po për të ruajtur ekuilibrin tonë psikologjik dhe për të mos i hapur asnjë shteg panikut që nxit infodemia (epidemia e informacionit të çekuilibruar)m e cila, sipas vetë Organizatës Botërore të Shëndetësisë është edhe më i rrezikshëm se sa vetë koronavirusi!” shkruan Rama. (TemA)
Keto statistika ne kete moment te epidemise nuk kane asnje vlere, ndoshta mbasi te mbaroj gjithcka po. Ne kete moment ka rendesi qe kryeministri dhe ata qe po merren me menaxhimin e situates te kuptojne indeksin e perhapjes se coronavirusit RO) qe eshte 2 (1.5-3.5), qe do thote cdo i infektuar do infektoje mesatarisht 2 te tjere. Indeksin e letalitetit qe eshte dicka krejt ndryshe me indeksin e mortalitetit eshte 3-3.5% ne Itali, pavaresisht mjeksise nga me mirat ne bote, shtreterve te disponueshem ne reanimacion. Kjo do thote qe 3-3.5% e atyre qe jan prekur nga ky virus ne Itali kane vdekur.Nuk eshte e pranueshme qe nje “ekspert” te dal ne TV e te thote qe cdo vit vdesin 500.000 persona nga gripi sezonal. Kjo ndodh thjesht sepse ka me shume te prekur me grip, por vdekshmeria nga gripi eshte 0.05-0.1% ne shkalle boterore, pra gati 30 here me e vogel se nga covid-19. Nese do prekeshin nga coronavirusi aq njerez sa preken nga gripi, vdekjet do kishin rreth 15 milioni te vdekur. Ne nuk kemi kapacitetin e vendeve tjera pasi nuk kemi shtreter ne reanimacione per te perballuar nje epidemi, nuk jemi Kina te mbyllim ne karantine nje qytet te tere. Do arrinte shteti yne te mbyllte ne karantine Tiranen apo qyetet tjera po’ te ishte nevoja?! Besoj qe jo. Nuk duhet panik por as mos e nenvlersoni situaten perndryshe do ket pasoj te renda dhe humbje jetesh njerzore.