Nga Carlo Bollino
Optimizmi triumfalist me të cilin u shpërnda lajmi se i sëmuri i parë me koronavirus gati është shëruar, rrezikon të sjellë një pasojë bumerang shumë të rrezikshme. Edhe pse e kuptoj që në këtë moment ankthi, ekziston një nevojë e dëshpëruar për lajme të mira, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se në të vërtetë ai shërim dhe të tjerë që do të vijnë pas tij nuk do të thonë absolutisht asgjë për përballë rrezikut-pandemi. Dihet se 90-95% e të sëmurëve me koronavirus shërohen, kështu që edhe shërimet e ndodhura në Tiranë janë në një linjë me këtë tendencë botërore. Siç është në linjë me po atë tendencë edhe fakti që dy pacientë tashmë kanë vdekur në Shqipëri.
Nuk dua të jem pesimist, por statistikat që duhet të na bëjnë të reflektojmë janë ato të të vdekurve, të numrit të personave të semurë qe kanë nevojë për shtrim në spital dhe të numrit të të sëmurëve që kanë nevojë për respiratorin. Respiratorët që disponohen janë të mjaftueshëm vetëm në rast se numri i të prekurve dhe i të sëmurëve rëndë mbetet i ulët. Në rast se numri rritet mbi një nivel të caktuar, respiratorët nuk do të mjaftojnë për të gjithë dhe ndonjë do të vdesë, ndoshta, edhe pse nuk do të mund të kurohet. Kështu po ndodh në Itali dhe kudo në botë e nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë edhe në Shqipëri.
Është shumë shpejt që të ngremë dolli për të shëruarit e parë. Emergjenca e vërtetë e koronavirusit në Shqipëri ende nuk ka filluar, ndërsa, pas hyrjes në fuqi të masave drastike të njoftuara ditë për ditë nga kryeministri, sërish rrugët janë plot me njerëz. Sot në një fushë të vogël futbolli të fshehur mes pallateve pamë të luhej një ndeshje nga disa djem, me dy të rritur, që i nxitnin duke bërtitur e pështyrë rreth e rrotull sikur të ishin në stadium. Shkollat u mbyllën jo për të luajtur futboll në mes të ditës, por për të qendruar brenda e për të mësuar në shtëpi.
Lokalet, restorantet e të gjitha aktivitetet jothelbësore u mbyllën (duke u sjellë një dëm ekonomik shumë të madh pronarëve, të punësuarve dhe shtetit) jo për të shkuar të pish kafe tek dyqani i bukës, apo për të luajtur domino njeri sipër tjetrit në trotuar, por për të qendruar në shtëpi.
Lejet për disa punonjës të administratës publike janë dhënë për të qendruar në shtëpi me fëmijët e jo për të dalë me shoqet sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Virusi mund të jemi edhe ne, qoftë edhe pa e ditur. Dhe jemi ne që mund t’ua ngjitim atë fëmijëve tanë, prindërve tanë, gjyshërve tanë. Edhe nëse ne shpëtojmë, të afërmit tanë më të dobët rrezikojnë të vdesin.
Masat e marra deri tani në Shqipëri, ndonëse të rrepta, nuk janë ende të mjaftueshe për ta ndaluar epideminë të shpërthejë. Rrugët ende janë të mbushura së tepërmi me njerëz. Asnjë prej nesh nuk e di se sa, mes 120.000 shqiptarëve të ardhur nga vendet e infektuara nga koronavirusi dhe kështu infektues potencialë, me të vërtetë po respektojnë vetë-karantinën. Shifra optimiste e atyre pak dhjetëra personave të zbuluar nga policia duke shkelur vetëizolimin, mund te tregojnë se në të vërtetë kontrollet nuk janë të mjaftueshme. Dhe secili prej atyre 120.000 që mund të jenë të infektuar mund të jenë miqtë me të cilët shëtisim, njerëzit me të cilët shkëmbehemi në një supermarket, fqinjët tanë me të cilët shkëmbehemi nëpër shkallë apo në ashensor, prindërit e fëmijëve që luajnë në rrugë me fëmijët tanë.
Rrugët janë aq të mbushura me makina e kalimtarë, saqë kontrollet e policisë dhe ushtrisë po dështojnë.
Në Shqipëri “garantistët” e përhershëm, që shqetësoheshin për të drejtat e njeriut të trafikantëve të cilëve shteti kërkon t’u sekuestrojë pasuritë e paligjshme, sot kritikojnë gjobat e rënda të parashikuara nga Akti Normativ për ata që shkelin rregullat e parandalimit, duke dalë edhe një herë në mbrojtje të të këqinjve. Në Itali është vendosur që kush shkel urdhërin e vetë-karantinimit akuzohet për “përhapje epidemie” dhe rrezikon 12 vjet burg! Pra, konsiderohen ashtu siç janë: vrasës.
Për të ndrëgjegjësuar opinionin pubik mbi nivelin e rrezikut, nuk ndihmon as këmbëngulja e ministres së arsimit Besa Shahini që vazhdon të paralajmërojë se shkollat do të rihapen me datë 23 mars, ndërkohë që në gjithë Europën ndoshta nuk rihapen as në muajin prill. Një qëndrim ky i ministres së arsimit që lë të besosh se emergjenca ka mbaruar, kur në të vërtetë jemi ende shumë larg.
Në Shqipëri është i nevojshëm një shtetrrethim edhe para orës 18.00, pasi virusi nuk përhapet vetëm kur është errësirë. Kërkohet një karantinë kombëtare dhe nuk është tani momenti për të llogaritur faturën financiare të dëmeve të tjera që do të sjellë ajo, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian e organizmat ndërkombëtare do të jenë në gjendje të ndihmojnë ekonomikisht, në rast se do të kemi nevojë, por askush prej tyre, askush, nuk do të mund të na ndihmojë për t’u shëruar nga sëmundja.(Shqiptarja.com)
Bravo Carlo, njerez te civilizuar si ty degjon populli!
Bravo Karlo!
Zoti Bollino. Ti qe ne rast paniku i dhe te drejte Ilir Metes pet lajthitjet e tij, tashme je i
Pabesueshem.
Bravo artikull real per ndegjegjesimin e shqiptareve per te mbrojtur jetet e tyre. Faleminderit zoti Bollino
Carlo per te qene i sakte duhet thene se ministrja e arsimit ka thene publikisht dje se pushimet mund te zgjaten dhe ne do te vazhdojme me mesimin online.Kete mund ta verifikosh veteJam plotesisht dakord me te gjitha te tjerat qe shkruan
Bravoooooo Bollino, analize e shkelqyer, kush ka mend te gjykoje dhe te veproje si duhet.
Ke qene gjithmone i qarte ne te gjitha momentet e veshtira qe kemi kalu. Zoti te sjellte me te mirat sepse ka qejf njeriu te t’lexoje e te t’degjoje
Bravo i respektuar !
Bravo !
Bravo !
Bravo !
Nuk ke car shton !
90-95 % sherohen ‘ nga i mori kto statistika ky koqja sot ne itali 1400 te sheruar 475 te vdekur sa eshte perqindja ?
mos ngjoni keto idiote rrini ne shtepi , ktu ne brescia ska vende ne spitale . mgjoni mjeket asnji tjeter
Llogaria bëhet ndermjet te prekurve dhe te vdekurve, jo midis te sheruarve dhe te vdekurve, o gjeniu i shekullit!
Basohet mbi ato çpo ndodh matane gardhit tat.Dhe po ju thot drejt Shqiptareve,qe mesazhe te kundershtushem ne njeri tjetrin,jane te demshem sepse njeres si puna jote i kuptojne per se prapthi,psh, ne Italine e veriut,Lombardia me sakte,me nje qytet metropol si Milano,ben te njejtat gabime,dhe njerzit vazhduan,dhe per fat te keq,ka akoma debila qe vazhdojne te dalin,Rezultati? Spitalet jane te tejmbushur, morgjet plot,Varrezat jane te tejmbushura,sa po nderhyn ushtria ti çoje neper furra krematore ne per krahina te tjera.Mesazhi eshte shume i qarte,duhet bashkim i te gjitheve,politika e populli,te ecet ne nje drejtim,per ndryshe,do jete katastrofe.Nuk eshte per te bere propagande frike,eshte e verteta me e hidhur.Keto dite te renda ne Italine e veriut,Jane pikerisht rezultati nga mos kokeçarja e njerezve para dyj javesh.
O rrempalle, po cfare po thote Bollino? Te njejten gje po thote, qe mos neglizhoni, se po na vuri perpara sdo kete as krevat as respirator per ne, si ne Itali. Trap me dy sy. Sikur lexoni me prapanice.
si gjithnje dhe ne ket rast eshte kollaj te shkruhen rregulla e ligje ne shqiperi, problemi mbetet zbatueshmeria
lartmadheria e di kete por ka qejf show-n publik
stay safe Bollino nga corona
O Coroni!
Shqip sdi. Matematike sdi. Edukate sdi.
Bollino jo vetem qe eshte njeri qe ti smund ta gjykosh, por ai thote tamam ate qe kemi me shume nevoje sot, pra ta marim shume seriozisht situaten dhe te vetizolohemi, per te shpetuar veten dhe te tjeret.
Sa per perqindjen qe se kupton, shifra 90-95% llogaritet nga numri i te sheruareve ne raport me numrin e te infektuarve ne fund te krizes. Dhe jo gjate nje dite.
Flm Bollino!!!!!
O Petro si nuk perton t’i kthesh pergjigje nje corona-idioti 20.
Bollino je number 1
POPULL BASHKOUNI ME MJEKET QEVERINE PERPARA SE TE NDODHI SI NE ITALI KU JANE ZEVENDESUAR PACIENTET : TE VJETERIT KAN KALUAR NE KREVATET E VDEKJES ;KJO ESHTE NJE ZGJEDHIE NGA HALLI ;JU KA IKUR SITUATA NGA DUART TE SHPETOJME KE TE MUNDIM;NE JEMI NJE POPULL I VOGEL ;PO SE KUSH FLET SI TI TEKET NJERI THOTE SNA BEN GJE VIRUSI NE JEMI ME TE FORTE I BEJME KETE E ATE; NJE VRIME NE UJE; E KEQIA VJEN SHPEJT MOS NEGLIZHONI MASAT E MARA TE QEVERSE SI NE KOHE LUFTE DISIPLINE DHE ME NDIMEN TONE TE VIHEN NE ZBATIM NE MENYRE RIGOROZE QE TE SHPETOJME SA ME SHUME JETE ;DUHET TE MOS SHIKOJME POLITIKEN SE NE KETE KOHE VETEM LAPANGJOZET MEREN ME POLITIKE SI UJQIT QE KERKOJNE MJERGULL LULI KERKON KRYMINISTRINE ;EDHE NJE HERE PO JU KUJTOI TE NDIMOJME SHTETIN QE TA KALOJME ME SA ME PAK DHIMBJE KUR TE NDODHI ST NE ITALI DO JET VON;
undefined
Z.Bolino nuk po thote asgje qe nuk dihet.Ne Shqiperi ka shume ligje,urdheresa,V.K.M,e te tjera,por sa zbatohen .Ne qoftese shkeliet e ligjeve te tjera mund te cenojne pak njerez,shkelja e ketyre ligeve te emergjences ku jemi rrezikon nje popull te tere.Per kete arsye mendoj se Z.Bolino ka shume te drejte qe nakujton per te qene me te pergjegjshem.Cdo gje tjeter eshte e tepert.
Z.Bolino nuk po thote asgje qe nuk dihet.Ne Shqiperi ka shume ligje,urdheresa,V.K.M,e te tjera,por sa zbatohen .Ne qoftese shkeliet e ligjeve te tjera mund te cenojne pak njerez,shkelja e ketyre ligeve te emergjences ku jemi rrezikon nje popull te tere.Per kete arsye mendoj se Z.Bolino ka shume te drejte qe nakujton per te qene me te pergjegjshem.Cdo gje tjeter eshte e tepert.