“Nëse virusi nuk vjen tek Zlatan, Zlatan shkon tek virus”: Ibrahimovic sfidon koronavirus me fonde për spitalet

18 Mars 2020, 21:15Sport TEMA

Edhe Zlatan Ibrahimovic zbret në fushë kundër koronavirus e nis grumbullimin e fondeve për të përballuar emergjencën.

“Italia – shpjegon sulmuesi i Milan në një video social – më ka dhënë gjithnjë shumë e, në këtë moment dramatik, dua ti kthej akoma më shumë këtij vendi që e dua.

Kam vendosur të krijoj një mbledhje fondesh për spitalet Humanitas. Èshtë një problem serioz e kemi nevojë për ndihmë konkrete”.

Suedezi vazhdon: “Së bashku mund ti ndihmojmë vërtetë spitalet, mjekët e infermierët që punojnë cdo ditë për të na shpëtuar jetën. Sot jemi ne që bëjmë tifo për ata.

Të shkelmojmë koronavirus e të fitojmë këtë ndeshje. E sa për kujtesë: nëse virusi nuk vjen tek Zlatan, Zlatan shkon tek virusi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje