Irma Kurti
Irma Kurti
Askush nuk mund ta kuptojë se ç’do të thotë të jetosh në një qytet si Bergamo në këtë kohë. Nuk e kam fjalën për rrugët e shkreta, për mungesën e zërave të fëmijëve, të të rriturve, as për qetësinë absolute që të përcjell trishtim, por për atë buletin lufte që s’na lë të mbyllim sy natën, për ato shtretër në terapinë intensive të spitalit që mungojnë, për varrezat që nuk kanë më vend për t’u dhënë strehën e fundit atyre që nuk e fitojnë betejën me Coronavirus.
Sot, me rastin e datëlindjes sime, s’dua lule, dhurata, qirinj sepse s’mund të bëhem dot pjesë e gëzimit, e entuziazmit të zhurmshëm, sepse ndihem larg atmosferës festive. Urimi më i bukur për mua do të ishte një fjalë e mirë për qytetin tim dhe më gjerë, që gjithçka të kalojë sa më shpejt, një fjalë e ngrohtë, një ngushëllim për ata njerëz që u nisën në udhëtimin pa kthim me lamtumira të padhëna, me përkëdhelje të munguara dhe lot të paderdhur..
Edhe nji 100 Irma da Bergamo.Buon Compleanno
shume shendet e jete me gjithe te dashurit e zemres .
Me besim e vetvehte dhe urimet tona te siqerta ,
kalofshi me suxses kte situate te veshtire ,qe po kalon ajo pjes e italise.
Ta gezosh diten e lindjes, Irma. Drama eshte e tmerrshme, por jo e pamundur. Pushofshin ne paqe te gjithe ata qe humben ne kete lufte.
Te kuptoj Irma dhe uroj qe ti e familja jote ta kaloni sa me lehte kete situate, pasi e kam vuajtur dicka te ngjashme.
Uroj gjithe Bergamo dhe mjeket fantastike qe sot po luftojne ne kufijte e jetes e vdekjes, ta kalojne me sa me pak pasoja!
Irma ( të lutem mos ma keqkupto koefidencen që të drejtohem thjesht me emër ) , nuk të njoh, por m’u bëre në çast njeri i afërt. Jam i moshuar, për pasojë, kam parë e njohur shumë njerëz të mirë. Siç kam njohur edhe neutral e për fat të keq edhe njerëz që nuk do doja t’i kisha njohur. Të gjithë këto, në 70 e ca vjetët e mija, i kam përjetuar në kushte normale jetësore, ku nuk është fare e vështirë që njeriu të shtiret ndryshe nga ç’është. Gjesti yt human në këtë situatë dramatike, aq më tepër nga Bergamo,( aty në një spital punon infermier një nipi im ) pa e tepruar m’u duk hyjnor. Të falenderoj me shpirt, më lejo të të quaj mikja ime, sepse më dhe edhe mua të moshuarit që të gjej një motiv shtesë për të përballuar stresin e ngujimit.
ti me verte sdo gje po ne nje dhurate do ta japim. do nej banane?