REPLIKAT/ Karantina në shtëpi! Rama- komentuesve: Përgatituni të rrini shumë gjatë brenda

21 Mars 2020, 22:24Sociale TEMA
REPLIKAT/ Karantina në shtëpi! Rama- komentuesve: Përgatituni

Kryeministri Edi Rama u kërkon qytetarëve që të përgatiten për të qëndruar brenda në shtëpi për një kohë të gjatë nëse do të jetë e nevojshme. Në replikat me komentuesit në Facebook, disa prej qytetarëve e  kanë kritikuar duke i cilësuar si të nxituara masat.

“Qeveria nuk eshte aspak e nxituar dhe masat nuk nxisin askend te grumbullohet qe te jemi te qarte, por nje pakice shume e vogel e po aq e rrezikshme njerezish, nuk ka respektuar rregullat gjate berjes pazar! Nderkohe nuk i ke numeruar mire ditet dhe pergatitu te numerosh edhe shume me gjate po te jete nevoja, sepse askush ne kete bote nuk e di kur do mbaroje kjo lufte” ishte përgjigja e kryeministrit, shkruan shqiptarja.com.

Të stresuar me situatën, ka pasur edhe prej tyre që nuk i kanë kursyer ofendimet, por kryeministri ua ka bërë të qartë se nuk do të lejohen që të lëvizin nga shtëpia. “Lëre Zotin në punen e tij se nuk i degjon zoti te marret, po mblidhe mendjen top qe nuk ke per te luajtur vendit pa mbaruar kjo lufte dhe tere emrat e kafsheve me radhe merri po deshe per te me share mua, s’ka problem!”.

Prej datës 9 mars Shqipëria nisi masat drastike që kulmojnë ditën e sotme, pasi kishte vetëm tetë orë për të dalë nga shtëpia për të bërë pazaret, nga 05:00-13:00, pasi nesër gjithçka do të jetë mbyllur për t’u rihapur sërish të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Në faqen e tij në Facebook kryeministri postoi një video ku ministrja e Mbrojtjes shpërndanë ushqime për shtresat në nevojë.

“Krahas me trokitjet në shtëpitë e familjeve më në nevojë në të gjitha bashkitë, nën drejtimin e Oltës operacioni humanitar vijon edhe me një vëmendje të veçantë për familjet e prekura nga tërmeti që humbën shtëpinë” tha Rama.

2 komente në “REPLIKAT/ Karantina në shtëpi! Rama- komentuesve: Përgatituni të rrini shumë gjatë brenda”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Dakord or edi. .shqiptarët të përgatiten të izolohen po ti si kryeministër a i ke marrë masat ti mbulosh efektet financiare të izolimit? ? Ti a nuk po u kërkon shqiptareve të përgatiten për të qëndruar shumë gjatë brenda? Ok. .pozitiv duket izolimi. ..por ti e di që shqiptarët janë një popull i varfër dhe nuk kanë para të depozituara kështu që dikush duhet të mbulojë anën financiare dhe ky dikushi është qeverria juaj sepse ju po u bëni thirrje për izolim e ju i mbyllët bizneset kështu që merrni përgjegjësinë që ju takon dhe lërini thashethemet sepse nuk është as momenti dhe as situata. .

  2. Juristi says:

    Per te dhene mend shqiptaret njisha,per te zgjidh terhiqen.O Zhaku i pamposhtur,jepi ndonje menie ku me i gjet paret se kushedi i gjen ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje