Nga Eduard Zaloshnja
Numri i rasteve të konfirmuara me sëmundjen COVID-19 (të shkaktuar nga koronavirusi aktual) arriti 76-ën sot në Shqipëri. Meqënëse Italia dhe Shqipëria kanë ndjekur protokollet e OBSH-së për testimin e rasteve të dyshuara (jo modelin ekstensiv korean apo gjerman të testimit), vlen të krahsohet incidenca e sëmundjes në të dy vendet (rastet e konfirmuara për 1 milion banorë).
Kështu, sot incidenca e sëmundjes është 25.3 për 1 milion banorë në Shqipëri (sipas faqes statistikore online të CIA-s amerikane, banojnë aktualisht rreth 3.07 milionë banorë në vend). Nga ana tjetër, në ditën e 14-të të epidemisë në Itali, incidenca ishte 41.4 raste të konfirmuara për 1 milion banorë – pothuaj dyfishi.
Shkëputja e incidecës së Italisë nga ajo e Shqipërisë ndodhi pas ditës së 11-të të epidemisë, kur italianët që lëvizën nga zonat e kuqe e shpërndanë virusin në zonat e tjera të Italisë (shihni grafikun shoqërues). Ndërkohë kurba e incidencës në Shqipëri vazhdoi një trajektore të butë (siç duket, si rrjedhojë e masave shtrënguese që qeveria vendosi qysh ditën e parë të konfirmimit të sëmundjes në vend).
Shënim: Incidenca reale do të kishte qenë disa herë më e madhe, nqs të dyja vendet do të kishin përdorur protokollet koreane apo gjermane te testimit, në vend të atyre të rekomanduara nga obsh (do të ishin kapur shumë më tepër raste pa simptoma ose simptoma të lehta).
Ik mor bole se na cave trapin
Po pse more Arian e fyen gazetarin? Ne se ti di me
shume , te na japesh mendime me te vlefshme , tani
kemi nevoje per ato mendime . Ne se nuk di gje tjeter ,
pervec gjuhes se alabakeve , te pakten hesht , hesht , hesht !
Zaloshnje, genjejne autoritet shendetsore shqiptare.
Po presin te bejne balancen sa shtrojne ne spitale aq do nxjerrin si te sheruar sepse nuk kane kapacitete shtreterisht.
Genjejne dhe po u duket sikur mileti po i beson.
Mbaje shenim dhe do flasim ndyshe mbas ca ditesh.
Dhe fajin do ja u vejne njerezve qe nuk respetuan karantinen.
Kane nje laborator dhe aq prova mund te bejne ne dite. Nese do shtohen laboratoret do e shofesh qe shifrat do 4 fishohen.
Ishalla zoti i do shqiptaret se te jete per qeverine kete vend e ka marre lumi.
Pandemine e udheheq nje piktor ndersa mjeket kakarisin neper televizione per te promovuar veten, por arrojne qe jane po aq pergjegjes sa Rama sepse kur duhet te flisnin nuk folen !
Po mer palle po nese shifrat do katerfishohen do katershifrohet dhe nr i vdekjeve . Deri tani nr i vdekjeve ka trend normal si ne cdo kohe te vitit .
Eshte hera e pare qe bie dakort me Zaloshnjen !
Grafiket nuk gabojne ! Bota punon me studime te shifrave .Bazuar ne shifra ,shkencetari izraelit Michel…..( sme kujtohet mbiemri) arriti te parashikonte fundin e infeksionit ne Wuhan me saktesi te frikshme .
Rama ka te drejte kur bertet ,frikeson apo “terrorizon” njerezit .Kerkon te ruaj me cdo kusht e cmim sherbimin spitalor .Mund ta kesh inat ,por ka te drejte.Masat shtrenguese do ti harrojme kur te pime kafen e pare .Te vdekurit nuk harrohen kollaj.
Deri tani ja ka arritur qellimit .Kjo jave eshte vendimtare .Nese ,gjithmone nese nuk ka per 10 dite jo me shume se 10 veta te infektuar….mesi i prillit do jete rifillim i jetes normale ne vend…..te shpresojme !!
Po ja fut kot plako!
2.5 milion jane ne Shqiperi njerez….por ti nuk je specializuar per sondazhe te ketij lloji….rri ke politika se aty jeni mjeshtra.
On, ti ditke me shume se CIA… se zalo djali i eshte referuar CIA-s ketu per popullsine e albanistnit…
Problemi eshte qe kryeministri nga paniku dhe histeria po ben me shume keq se mire. Ben shume mire qe ndalon qarkullimin mes qyteteve dhe grumbullimet – madje duhet te gjobiten kur dalin me shume se dy veta. Problemi eshte qe kufizimi i orarit te dyqaneve po krijon rradha dhe dyndje dhe po e kemi te pamundur te evitojme njerezit
Incidenca??? Efekti do të thuash zotrote, frekuenca..çfaredolloj gjëje të kesh dashur të thuash thuaje në shqip z. Zaloknari?? ndryshe do të deformosh dhe mbiemrin tënd ndonjë ditë me këtë shqipe që flet…….
Incidenca dhe prevalenca jane dy treguesit kryesore q analizohen n epidemiologji. Por ti filozofi i mejhaneve, q ke mesuar dje shkurtesen wtf, ske si ta dish kete gje…
INCIDENCA???????
Incidenca Zaloshnja
Ajo që po të them është të përpiqeni të flisni shqip, se e bastardoni gjuhën shqipe. Dhe se ku është lidhja me mejhanen këtu vetëm një “epidemiologist” si puna e jote di ta shpjegojë.
Meqënëse kërkon sqarim për wtf se mos mendon zotrote se kam zbuluar “what the fuck” por po të informoj si i acaruar që dukesh se është akronim i “Will to Fight” . S’ po ta përkthej se besoj duhet ta kuptosh anglishten?
Po fjala frekuence, shqip eshte ore i gatshem per t luftuar (wtf)? Respekto fjalet teknike q perdorin specialistet n fusha t ndryshme, pls… Sepse shqipja ka shume fjale teknike t huazura, disa para vitit 90 e disa m pas…