Të jesh vrasës i prindërve, miqve, komshinjve....!

21 Mars 2020, 12:45Blog TEMA

Nga Shpëtim Luku

E kam patur qe heret nie ide, e ajo ka ardhur duke mu perforcuar, per te mberrite ne ilustrimin ekselent me sjelljen e ketyre diteve.

Ne faktoret qe percaktojne cilesine e jetes ne Shqiperi, njeri nder to eshte aftesia per te qene bashkekohes e bashkekombes te mire te njeri tjetrit.

Mirepo, pergjate gjithe ketyre viteve, ne vetem kete skemi ditur te zbatojme. Perkundrazi. Ne ia kemi nxire jeten njeri tjetrit.

Nuk jam i sigurte me saktesi shkencore, por masen 60-70 per qind ne ia kemi kushtezuar jeten per keq njeri tjetrit.

Aty ku kerkohet harmoni e mirekuptim, aty ku kerkohet aplikimi i zgjidhjeve te tilla qe do te sjellin perfitime per te gjithe komunitetin, keto zgjidhje nuk kane ardhe, ose kane ardhe me veshtiresi.

Shikoni si funksionojne komunitetet brenda nje njesie te perbashket banimi sikurse eshte pallati.

Ne dac te jene te pasur e ne dac te varfer, administratoret e shkrete e dijne se cfare heqin nje here ne muaj kur iu duhet te mbledhin ato te shkretat kuota.

Perfytyroni trafikun ne rruge, ku policia rrugore shikohet si armike se tenton te mos leje te besh cte duash ne kurriz te rregullave te qarkullimit.

Makinat konsiderohen si lodera ne duar te papergjegjshmish, te cileve iu ngrihet andrenalina kur bejne te kunderten e asaj qe kerkon rregulli.

Shikoni menyren e sjelljes ne rruge, kur tjetri nuk e ka fare problem te fryje bulcite e te zbraze ne rruge sekrecione, pa perfillur faktin qe ti je afer e se rruga eshte e perbashket.

Mund te vazhdoja deri neser duke dhene shembuj te tille, por gjykoj se s’eshte e nevojshme, pasi te gjitha ato ekslipsohen nga sjellja kriminale e ketyre diteve nga nje kategori e caktuar personash, qe veprojne si vrases.

Vrases te prinderve, vrases te te afermeve, vrases te komshinjve, vrases te vetevetes. E pse? Vetem se nuk kane forcen mendore per te perballuar nje veteizolim e distancim social!!!

Ndonje mjek e pershkruan Covid 19 si nje virus intelegjent.

Kjo nuk eshte fare e vertete, pasi nese ky virus do te ishte intelegjent, atehere ai do kishte aftesine per te bere diferencime, duke ndeshkuar vetem kete kategori njerezish, ashtu sic ne te vertete vepron me ashpersi me njerezit me te dobet!

1 komente në “Të jesh vrasës i prindërve, miqve, komshinjve….!”

  1. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Kjo vrasje eshte e heshtur dhe nga injoranca dhe nga inati i qeverise..
    Dhe ca e qellimeshe e shtytur nga saliu,luli,monika,qim peka e lubonjat e sonilat qe presin te bien koqet e dashit….
    Por ne kemi 30 vjet qe vrasim per nje vij uji apo cop toke e pasuri,per 5 leke qe ke ne xhep,per nje shikim,per qef,per kanunin e sali kanunorit….
    Vret politika me lakmine per te shtuar vilat ne lalez e kudo…
    Vrasin shoferet qe shesin pordhe dhe nuk zbatojne rregullat….
    Vrasim njeri tjetrin per te mbrojtur saliun apo ramen me co
    Kjo eshte politika dhe shoqeria qe ndertuam …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje