Konfirmohen 3 raste me koronavirus në Korçë.
3 personat u paraqitën në spital fillimisht me temperaturë dhe kollë.
Të infektuarit janë dy meshkuj 79 dhe 33 vjeç, si dhe një grua.
Mjekët dyshuan fillimisht duke u marrë analizat, të cilat rezultuan pozitive me koronavirus.
Mësohet se 33 vjeçari i infektuar me koronavirus është menaxher në një ndër lokalet e natës më të njohura në Korçë.
Menjëherë ata janë nisur drejt spitalit Infektiv të QSUT-së me tre autoambulanca të ndryshme.
Pritet që gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë të japë detaje të tjera mbi rastet në fjalë, ndërsa Korça i shtohet hartës së qyteteve te prekura nga koronavirusi.