Rinis jeta në vendin “mëmë” të coronavirusit: Treni i parë në Wuhan nis rrugëtimin pas muajsh izolimi

28 Mars 2020, 17:29Bota TEMA

Wuhan, vendi i origjinës së shpërthimit të COVID – 19, e cila do të kthehej në  një pandemi globale, këtë të shtunë ka nisur normalisht rrjedhën në qytet, pas muajsh izolimi. Turma njerëzish kanë mbërritur në stacionat e trenit të qytetit që numëron 11 milionë banorë.

Në janar, Wuhan u vendos në izolim, me banorët që u ndaluan të udhëtonin, me postblloqe rrugëve, e me kufizime drastike në jetën e përditshme. Si sinjal për fundin e izolimit, treni i parë i pasagjerëve u kthye në qytet fiks pas mesnatës. Njerëzve tani u lejohet të hyjnë në qytet, por jo të largohen, e shumë trena ishin rezervuar plotësisht, ditë më parë.

Të gjithë të mbërriturit në Wuhan duhet të tregojnë një kod të gjelbër në një aplikacion në celular, për të vërtetuar se janë të shëndetshëm. Po ashtu, stafi kujdesej edhe për t’ju matur temperaturën. Wuhan është rikualifikuar si zonë “me rrezik të ulët”, por megjithatë kjo nuk do të thotë se kanë ndaluar procesin e mbrojtjes me maska dhe doreza.

Nga ana tjetër, Kina tani po kujdeset për të mbrojtur vendin nga vala e hyrjeve të huaja, duke qenë se pandemia e COVID – 19 është përhapur në shumë shtete të botës. (euronews)

1 komente në “Rinis jeta në vendin “mëmë” të coronavirusit: Treni i parë në Wuhan nis rrugëtimin pas muajsh izolimi”

  1. Hapu Xhipe says:

    Kto robqiret hapen virusin dhe per vete kan ber vaksinen, nuk ka munci qe ne nje vend me 11 milion te ket aq pak viktima. Na mbushen mendjen me karantinn 2 javore dhe tani nuk ka me te shtruar me kovid-19. Europes po i q!het nona me kallom nga te 4 anet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje