Ministri i Brendshëm francez ka deklaruar se raportimet për dhunën në familje në të gjithë vendin janë rritur me më shumë se 30% qëkur vendi u bllokua më datë 17 mars.
Christophe Castaner zbuloi të enjten se vetëm në Paris, rastet janë rritur me 36%.
Bllokimi për shkak të koronavirusit i ka detyruar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi për 11 ditët e fundit.
Të qenit i mbyllur në shtëpi me partnerë abuzivë mendohet se ka rritur rrezikun për viktimat.
Franca tashmë ka një nga nivelet më të larta të dhunës në familje në Evropë. ÇDo vit, rreth 219 000 gra, të moshës 18 deri në 75 vjeç, përballen me dhunë fizike ose seksuale nga partnerët ose ish-partnerët, por vetëm 20% prej tyre e raportojnë atë. Sipas shifrave zyrtare, çdo tre ditë një grua vritet nga partneri ose ish-partneri.
Castaner tha që qeveria do të marrë masa të reja dhe se policia do të jetë në gatishmëri të lartë për raportet e abuzimit, dhe se lufta kundër dhunës në familje vazhdon.
S’qenka fenomen shqiptar , te importuar e paskemi nga qyteterimi !