Albin Kurti, nuk guxon me qenë as i dyshimtë, lëre më ‘fajtor’

3 Prill 2020, 17:23Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Ti Rozeta Hajdari, mos pleqno se nuk të shkon ty pleqnimi, po trego ti pse në kohë pandemie bëhesh arrogante dhe e ngrit n’detyrë gruan e dikujt veç pse ai shkruan mirë për juve.

Qe 16-të vjet punoj në ministrinë e kulturës, s’u kujtu kush me më ngrit n’detyrë, aq e ‘paaftë’ që
jam, sepse ‘kushton’ m’u avancu.

Mos na trego ti neve qysh bëhesh ‘dikushi’ në qeverinë e Kosovës?

Ti tash del e thua se anëtarët e VV-së të emëruar në borde, janë profesionistë dhe të përkohshëm.

S’paska Kosova profesionistë, që i përshkruan ti me togfjalëshin e gërditshëm për ta ndalë ‘gjakderdhjen financiare’.
A e din ti moj zojë sa profesionisti i papunë sillet rrugëve i pashpresë. Pse s’po kujtohesh për ata?

S’ka korrupcion të përkohshëm.

S’ka politizim të përkohshëm të bordeve.

Ka veç politizim dhe korrupcion, edhe nëse veç një minutë zgjat ai politizim i bordeve.

E di që jeni veç njerëz (të gabuar), por ju nuk u dasht me na dhenë premtime për qeverisje të pagabuar.

Albin Kurti, nuk guxon me qenë as i dyshimt se lëre më ‘fajtor’.

Agim Veliu u shkarkua për një fjalë goje.

Agim Veliu u shkarku veç për një ‘fjalë goje’.

Kush e dëmtoi Kurtin më shumë?

Fjala ‘e jashtëzakonshme’ e Agim Veliut apo veprimi korruptiv i zakonshëm dhe i ultë i emërimit të bordeve nga ministrja e VV-së.

Ne nuk jemi mësu mirë, se të keqen e njohim si paren e kuqe, prandaj z.Kurti as mos provo me na mbajtë ‘orë pedagogjie’ me na bind për me ta pranu ‘korrupcionin e përkohshëm’.

Fshije.

Ka rrugëdalje: Qysh ke ditë me shkarku Agim Veliun pa dhimbt, pa t’bë gjë njeri (veç prej mendjemadhësisë tënde), shkarkoje tash ministrin tënd që e flliqi me vepra korruptive.

12 komente në “Albin Kurti, nuk guxon me qenë as i dyshimtë, lëre më ‘fajtor’”

  1. Dajti says:

    Saliu ne 1992 per te vene militantet e PD-es,aprovoj ligjin e fameshem 24/2,dhe e mbushi administraten me gjithefare vagabondesh qe besoj edhe sot mund te gjesh tek tuk ,edhe ky siamezi i Saliut, Albini po e late gjate e njejta gje do ju gjej.

  2. Polici says:

    Kimete moj zonje!
    Albini eshte fajtor i dyshimte. Qe eshte fajtor, kjo shifet qarte, por eshte e dyshimte se pse eshte fajtor. Po zgjidhe kete, do mbahesh zonje me e larte se sa je! Qe te te ndihmoj sado pak, une mendoj qe Albini eshte fajtor me detyrim. E kane detyruar te shkretin!

  3. Baliu says:

    Dikujt nuk i duken thundrat, e dikjut i duken thonjet. Jo Baba Kime, nuk guxon te ket kuti te dyfisht ashtu siq deshiron Banda e Zanzibarit. Ti ia ke dhene vetes rolin e nje “autoriteti moral” gjoja si “viktime” e Kadri Teveqelit, edhe pse haptas kinse “zhgenjimi” nga zoti Kurti te ka quar ne preherin e “te keqes me te vogel”(Banda e Zanzibarit). Pate thene se i ke zbrite koferat nga tavani per te ikur, nese nuk formohet qeveria “Shpresa dhe Besa”. Ajo u rrexua nga makroja i “Beses” me porosi te “pronto, pronto”. I harrove koferat, sepse gjete “jete me te mire” ketu duke u rreshtuar me “fituesit”. Nuk je as e para, e as e mbrama qe ben keso “zbulimesh”, por se je “autoritet moral” mos u mundo me rrejt veten. E shikove sondazhin ne DESKU, 94 : 6 per zotin Kurti, pra te “zhgenjyerit” jan nje pakice e paperfillshme, por me mundesi per te shkrryer para kriminelash duke lehur per ta.

  4. lisi says:

    KIMETE moj BIBE! Duket se po kalon nje termet hormonesh qe po t’i avullojne trute! Futu ne karantine se po qorollepsesn ne theqafje pa mundesi reversibiliteti He BUDALLICE! Mblidhe veten e mos pirdh nga goja!

  5. Lanabregesi says:

    Kimete ka finese ne shkrimet e tua,po disa koketrash ne Kosove nuk e kuptojne finesen,i duan gjerat troc dha jarabi tu hyjne ne tru.Albini eshte rrezik kombetar,kombi shqiptar e ka lidhe fatin e tij me Ameriken,po ky deliranti i ka shpalle lufte Asaj,fat eshte se ne Shqiperi ky kopuk nuk ka asnje mbeshtetje,me perjashtim te islamistit Hysamedin Ferraj dhe nje mustaqe muti si Bojken Abazi.

  6. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Ne Kosove gjithnje e me shume njerezit po vetedijesohen. Njera nga te vetedijesuarat eshte edhe zonjusha Kimete. Nga perkrahesja me e madhe e Albinit, dalengadale po ja kthen shpinen. Edhe ajo po e veren se Albini , si autokrat qe eshte, nuk e ka mundesine qe te udheheq mire me vendin. Gjuha e tij eshte gjuhe e urrejtjes, gjuhe e cila i kushtoi rende me rrezimin e tij nga posti i kryeministrit.
    Per Kosoven eshte nje deshperim i madh sepse shumica besuan dhe kishin shprese te madhe per nje ardhmeri me te mire. Fatkeqesisht Albini shume shpejt ua humbi shpresen.
    Kosova do te kaloje nje periudhe shume te veshtire!

  7. Kapit Tupalla says:

    Kur opinioni do ta marrë vesh se çfarë kanë bërë këto borde do të kuptoni pse është
    dashur të zëvendësohen. Madje shumë nga ata e kanë vendin në birucë !

  8. pjeter says:

    Kimete po Shqipen letrare a di ta shkruash? Eshte interesant fakti qe nje pjese e Shqiptareve qe duan te dine ç’fare po shkruan,nuk e kuptojne ate menyre te shkruari.E beme Kombin Kosovar,Dhe po na del edhe Kosovarishtja? Qe ne te vertet eshte shume larg gegerishtes.Eshte per tu thene edhe kjo, qe Kimete kerkon te njerzit qe kritikon,me te drejte sipas mendimit tim,nje fare kompromisi per te miren e te gjitheve,por kur shkruan ,per vete nuk njeh kompromis me nje gjuhe,jo shume te kuptueshme,nuk levis .

  9. Bekim Peja says:

    Albin Kurti është punëtor o BIA-së dhe për këtë nuk kam dyshim.
    Albin Kurti është ndalur nga policia pas takimit që ka patur me dy agjentë të shërbimit sekret Serb në fshatin Binxhë të komunës së Klinës në 17 Janar 2004.
    Dëshmia :
    I shoqëruar nga Vlora Bajqinovci, Jellena Bjellica dhe Dardan Velija, Albin Kurti ka zhvilluar një takim në fshatin Binxhë të komunës së Klinës me dy persona nga strukturat e shërbimit sekret serb. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Boban dhe Golub Donqiq të dy me dokumenta te BIA-s. Boban Donqiq në vitin 2004 mbante edhe gradën e Kapitenit në Ushtrinë e Serbisë, pëerveç asaj të anëtarit të BIA-së.
    Vllezerit Donqiq janë të njohur në atë anë për çetnik që në çdo miting kundër shqiptarëve ata ishin organizatoret kryesor në Kosovë e Serbi.
    Policët të cilët kanë ndal Albinin janë edhe sot gjall dhe mund te dëshmojnë.

    1. Apo jo? says:

      @Bekim Peja
      Qe Albini eshte spiun i serbit, pe kete nuk am asnje dyshim. Kjo qe ju i nderuar Bekim deshmoni, eshte prove konkrete dhe Kurti duhet te merret ne pyetje. Po qe burre dhe llafazan sic duket kur flet i “shqetesuar” per Kosoven, duhet me veteinsjative te flase per kete detaj.
      Une vazhdimisht kam vrare mendjen se pse gjithe veprat e tij i sherbejne Serbise. Ne Rambuje ishte kunder nenshkrimit te dokumentit. Mosnenshkrimi i tij do i jepte te drejte Millosheviqit te mbante Kosoven nen Serbi, sepse do i lidhte duart Amerikes per te vepruar. Thaci e neshkroi dhe Serbet jo. Kjo ja la dopjogjashten Serbise dhe fundi dihet. Kurti e mbulonte veprimtarine e tij antishqiptare me fjalorin “patriotik” se me Serbin nuk duhet te bejme asnje marreveshje….
      Njelloj si dje ne Rambuje, edhe sot ai ka te njejten platform per mosheqjen e takses me Serbine duke e kamufluar me fjalorin “patriotik” te reciprocitetit. Reciprociteti nuk ka asnje llogjike dhe eshte jo vetem alibi qe Serbi mos te futet ne bisedime por edhe thike mbas shpine Amerikes dhe Evropes. Ajo ndihmon serbin te na e hedhi ne fajin.
      Rrezimi i qeverise ishte vazhdim i kesaj politike. Ne te vertete rrezimi nuk eshte rrezim por veterrezim. Kurti nepermjet “patriotizmit” sulmoi ministrin se “abuzoi” me luften kunder koronavirusit.Cfardo problem te jete ky, nuk mund te ishte problem per “rrezimin” e qeverise. Kete e kuptoi edhe LDK dhe I propozoi modalitet per ta zgjidhur problemin. Kurti nuk pranoi dhe ishte per rrezimin e qeverise. Duket sikur ketu nuk ka llogjike dhe kjo eshte e vertete. Rrezimi I qeverise I sherbente politikes serbe ne kohen me te veshtire per Kosoven. Plani Serb ka qene gjithmone pro berjes rrumpalle te Shqiperise dhe Kosoves. Rrezimi I qeverise ishte urdheri qe Kurti kish marre nga Beogradi per te vetflijuar vehten. Qellimi eshte i dyfishte. Qellimi i pare eshte qe Kosova te beher rrumpalle dhe qellimi i dyte eshte qe Kurti te ringrihet si “mbrojtes” I demokracise dhe kushtetutes se Kosoves. Keshtu po ndodh…
      Po I bie shkurt. Lidhja e tij me Sali Berishen eshte po ashtu e dyshimte. Armiqesia me Ameriken eshte me e keqe se cfardo marreveshje qe mund te arrihet me Serbine. Armiqesia me Ameriken eshte dhurata me e mire qe Albini i ben Serbise ne planin e saj per te rimarre Kosoven. Po me veprimtarine kunder Shqiperise cpati? I vetmi spjegim eshte qe platform Serbe eshte e njejte si per Kosoven ashtu dhe per Shqiperine…
      Edhe sot nuk flet se cpo ndodh ne veri te Kosoves. Serbet atje po veprojne kunder urdherave te Kurtit. Te me falni por ata kane te drejte te veteizolohen…Problemi eshte tek Kurti. Po te ishte i vertete Kurti qe I tregon vendin Serrbise me reciprocitet, do kerkonte te njejten gje per serbet ashtu si per shqiptaret ose do vinte te njejta rregulla si per serbet dhe per shqiptaret. Albini eshte ne veshtiresi sepse BIA nuk merret me detaje dhe shpesh e ve Kurtin ne kontardite me vehtveten. Praktikisht Kurti duhet ta shfuqizoje vendimin e Serbise ose te pranoje qe e kish gabim me ministrin qe shkarkoi. Keto kontradita ne veprimtarine e tij spjegohen vetem me faktin qe ai komandohet nga ndonje “kapter” i BIAs qe nuk e vret shume mendjen. Nga ana tjeter Kurti besohet nga 25 perqint e Kosovareve qe tregon se nje pjese e ketij25 jane me te meta mendore. Ata nuk kane elementin e analizimit te veprimeve te Kurtit. Pjesa tjeter jane partizane dhe as e vrasin mendjen.Ata luftojne per kotheren e bukes….

  10. Kismet says:

    Kimetja ka stil te papare! Shqipe e kulluar dhe send humori.
    Respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje