Bjellorusia është një nga 54 kampionet në Evropë që akoma luhet futboll. Në vendin lindor luan futbollisti i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku me skuadrën e Shakhter Soligorsk. Deri në këto momente, aty rregjistrohen rreth 600 persona të infektuar ku 8 prej tyre kanë humbur jetën,por gjithçka vazhdon normalisht.
Në një intervistë për Sky Sport, Llullaku shpreh frikën që ndjejnë në seancat stërvitore dhe në vazhdimin e kampionatit.
“Këtu nuk flitet shumë për koronavirusin. Të shtunën luajtëm një ndeshje në kampionat, ndërsa të dielën ishim në stërvitje. Një lojtar ka dalë pozitiv dhe kjo na shqetëson pak. Por kjo është zgjedhja e atyre që janë në krye, ne kemi një kontratë dhe duhet të luajmë e të bëjmë atë që na thonë. Uroj që të mos krijohet ndonjë situatë dramatike, por nëse vazhdojmë kështu, me siguri do të ndodhë”.