Kryeministri Edi Rama deklaroi se linjat ajrore që lidhin Shqipërinë me vendet e tjera të botës do të hapen kur të kalojë kjo situatë e krijuar për shkak të COVID-19.
Në një komunikim me qytetarët përmes FB, teksa iu është përgjigjur pyetjeve të tyre, ai tha se sot mund të kishim një situatë më të keqe, duke numëruar viktimat.
“Linjat ajrore do të hapen atëherë kur kjo situatë të kalojë. Situatë më të qetë se kaq në kushte lufte, pasi është e qetë në kuptimin me raportin me armikun dhe jo me veten, s’mund të kishte. Sot mund të ishim duke numëruar qindra e mijëra të vdekur.
Dhe ju thoni se kur do të jemi në situatë të qetë.”, tha ai.
Lideri Global duhet te leshoje njerezit te punojne sa me shpejte.
Askush nuk na hedh para ne llogari. Shkollat le te rrijne mbyllur.
Nuk na interesojne linjet ajrore, na intereson qe te kemi mire pleqte ne Shqiperi, prandaj mbeshtetje te plote te masave qe ka marr Qeveria Shqiptare, shendeti ne rradhe te pare, te tjerat vijne mrampa.
E kuptoni o eshte e veshtire? Rrini ne shtepi per te miren tuaj , prinderve tuaj , komshive , e te gjithve,.
Kush te don te miren sot , duhet te rrije ne shtepi.
Pike. U pelqen o nuk ju pelqen Rama , po e ben per te miren tuaj.
Normale.kur te largohet rreziku mund te fillohet levizja