Çfarë do të kishte bërë ndyshe Samir Mane, nëse do të ishte kryeministër

15 Prill 2020, 19:45Sociale TEMA

Gjatë një lidhjeje live me studion e “Opinion”, sipërmarrësi Samir Mane tha se është momenti që një pjesë e mirë e bizneseve të fillojnë të hapen, sigurisht të shoqëruara me protokolle të forta.

I pyetur se çfarë do të kishte bërë ai nëse do të ishte në vendin e kryeministrit, Mane u përgjigj:

“Eshtë pyetje e vështirë në fakt. Natyrisht që unë do të kisha ndjekur një politikë më liberale, ndoshta në hapjen e bizneseve. Ndoshta kjo vjen dhe nga fakti që merrem vetë me biznese.

Nuk do t’i hapja qëndrat tregtare, por do të kisha një rrugë më të avancuar për hapjen graduale të bizneseve sepse një pjesë e madhe e parave që po paguhen tani, nëse këto biznese do të ishin të hapura, nuk do të shpenzoheshin.”

Edhe për Samir Manen, bizneset që do të qëndrojnë më gjatë të mbyllura dhe që do të kenë pasoja më të mëdha nga kjo janë baret, restorantet dhe turizmi.

6 komente në “Çfarë do të kishte bërë ndyshe Samir Mane, nëse do të ishte kryeministër”

  1. pasurin e kujt politikaneve perfaqso ky
    manja mo

  2. JOVAN BREGU says:

    PO JEPINI PUNTORVE RROGAT E MOS BENI LLAFE SE U PASURUAT, TREGOHENI VETEN NE KETE KOHE TE VESHTIRE E MOS U QANI SE NUK KENI TE DREJT.

  3. armand says:

    Edhe une po’ te isha KM ate do beja , do hapja do mbyllja dhe do ti lija gjysem te hapura.
    Si è ka emrin gazecari qe ka bere nje pyetje te tille?
    Lexohet servilizmi ndaj Mane-s.

  4. kalciani says:

    Do kishte vjedhur shume nja 10 vite, pastaj munde te bente ndonje gje per shtetaret.Perfytyroni qe ka bere ca sera dhe sic thone llafet e fshatit,vjedh subvencionin qe i jep shteti, se prodhim asnjehere nuk ka shitur dhe kete e ka bere per vite me radhe.
    Servilizmi i gazetarit dhe te tjereve, behet per ndonje kocke. Si munde te behet k.minister nje biznesmen , i cili nuk ka dhene prova se eshte i denje per pozite politike dhe udheheqjeje.Pse jo 2 k para ketij, eshte me i zoti ne biznes, por trap ne politik.

  5. xhemal says:

    mane tani njeh vetem lekun ketu fillon e mbaron morali i tij..?????,,?
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje