Pse burgu për popullin është? Rama i ashpër në Kuvend, i përgjigjet edhe Hajdarit: Italia ka dënim të përjetshëm, masat duhet se ne do hapemi

16 Prill 2020, 12:52Politika TEMA

Kryeministri Rama në Kuvend ka sqaruar pse duhet të bëhen ndryshimet në Kodin Penal, qe per situata pandemie, nuk ka asnje mase te parashikuar.

“Masat duhet se ne do hapemi, se po të shikoni shkeljet kanë ardhur në rritje, sa më pak lajme të këqija vijnë nga shëndetësia, sepse njerëzit mendojnë se kjo iku, tani është Rama që po na mban brenda”- tha ai.

“Unë nuk e kuptoj se cfarë lidhje ka një dënim me popullin, a ma thotë dikush, populli dhe gjoba, ato për popullin vihen? 

Si vihen për popullin, populli është ai që shkel ligjin, ai që shkon në burg, popull janë ata që shkel ligjin?

Kush shkel ligjin është individ, për interesin e popullit, ai që shkel ligjin ndëshkohet. Në demokraci ndëshkimi I individit vjen si rezultat I kërcënimit që ai përfaqëson për popullin, për askënd tjetër. 

Meqë nuk doni, nuk doni, se unë nuk e di, se ska mundësi të mos e dini, nuk doni ta pranoni, ta kuptoni, dëgjoni, që në kodin tonë penal nuk ka asgjë për epideminë, i vetmi në Evropë që nuk ka asgjë, ka vetëm për kafshët, si karantinohen kafshët”- tha Rama.

Ai ka numëruar rastet e vendeve që aplikojnë dënime me burg për këto situata.

“Danimarka ca është diktaturë?  I ka 3.6,8 vjet dënimet, dikush që merr në qafë edhe të tjerët se do të bëjë biznes, Sllovekia ca është diktuaturë, 3,5,10 vjet burg meqë më kishte numëruar në karantinë zonja Hajdari 675 herë se kam thënë asnjëherë po e them tani, po Italia ka është që ka burgim të përjetshëm e ka pasur me vdekje, e ktheu në burgim të përjetshëm”- tha Rama

1 komente në “Pse burgu për popullin është? Rama i ashpër në Kuvend, i përgjigjet edhe Hajdarit: Italia ka dënim të përjetshëm, masat duhet se ne do hapemi”

  1. Tarasi says:

    ik o bushter do denosh 15 vjet burg …pse re ska gjoba apo denime te tjera???? ti spo fut ne burg kriminelet more legen…ke 7 vjet qe ben gam gam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje