“Duro jeta ime, do fitojmë”, kryeinfermierja e Spitalit Infektiv përlot me dedikimin prekës për të birin, s’e takon prej një muaji nga frika e Covid-19

18 Prill 2020, 17:21Sociale TEMA
“Duro jeta ime, do fitojmë”, kryeinfermierja e Spitalit

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca i ka dedikuar një status prekës të birit, të cilin nuk e takon prej një muaji, nga frika se mos i transmeton Covid-19, familjes së saj.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Luca ka publikuar foton e të birit, që e sheh vetë mnga ballkoni dhe i shkruan të durojë.

Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët”, shkruan Ana krah fotos.

Shqipëria është tashmë prej një muaji nën kthetrat e Covid-19. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën.

Harta e 9 rasteve të reja është zgjeruar në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona.

4 komente në ““Duro jeta ime, do fitojmë”, kryeinfermierja e Spitalit Infektiv përlot me dedikimin prekës për të birin, s’e takon prej një muaji nga frika e Covid-19”

  1. Leka says:

    Te ben te fala Shpetim Rroqi

  2. Kto jane Heroinat e epokes se Pandemise
    siedhe Koleget e tjer Mjeket e infermjeret kudo mbare Shqiperise .
    Sinqerishte vleresim maximal per kta shqiptare te mire .

  3. Bregdeti says:

    Bravo mjeksia. Jeni treguar profesionist dhe me karakter.

  4. Sara says:

    Zoti te bekofte e dashur dhe suksese e jete te gjate se na duhen njerez si je ti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje