Pas debatit online që pati me deputetin Gjuzi, shkencëtari Taulant shpjegoi pse dështoi ta bindë Gjuzin më sjelljen e tij:
“Të dashur shqiptarë!
Po ju flas si një shkencëtar i mirëfilltë, që ka harxhuar gjithë jetën e tij me punime shkencore.
Siç e dini, dje unë bëra publik një nga studimet e mija të fundit shkencore, që e kam bërë gjatë kësaj pandemie dhe që më ka hëngër 40 ditë kohë për të arritur në përfundimin shkencor.
Punimin shkencor e bëra publik në TV dhe ka pas një reagim popullor dhe një entuziasëm të madh.
Studimi konsistonte në faktin që dorezat nuk të mbrojnë gjatë pandemisë.
Në fakt, studimi thekson se ato janë të nevojshme, por jo të mjaftueshme për të të mbrojtur.
Në këtë pikë, mund të thuhet se janë të padobishme për të të shpëtuar.
Këtë konkluzion e kam pas arritur me punë të vërtetë shkencore.
Për ta bërë më të prekshëm për publikun, unë e demonstrova këtë përfundim shkencor, duke e kthyer në formë këshille për një deputet të Parlamentit shqiptar nga listat e PD.
E pashë që ai fërkonte fytyrën me doreza.
I thashë se nga studimet e mija të fundit shkencore, doreza nuk të mbron nga virusi po fërkove fytyrën.
Po fërkove fytyrën, virusi depërton.
Ai në vend të më falenderonte, më fyeu duke më quajtur si shumë të tjerë, pallë k…
Kjo ishte një befasi për mua dhe vendosa t’i hyj punës për një studim tjetër shkencor, për mënyrën si reagojnë njerëzit ndaj punimeve shkencore.
Për këtë mora disa raste, bëra eksperimente dhe brenda 24 orëve them se kam një ide të qartë për këtë çështje, që përbën studim shkencor më vete.
Nga 70 për qind e rasteve që reagojnë negativisht ndaj punimeve shkencore, më rezulton që nuk janë shkencëtarë.
30 për qind që reagojnë pozitivisht janë të ndarë në dy grupe.
5 për qind janë dyshyes dhe janë shkencëtarë, ndërsa 25 për qind janë mirëkuptues, por janë me shkollë të lartë.
Zoti Gjuzi hynte tek 70 përqindëshi.
Atëhere e thellova dhe më tej studimin dhe arrita në përfundim se zoti Gjuzi jo vetëm që nuk është shkencëtar, por nuk paska dhe arsim të lartë të qëndrueshëm.
Kjo më bindi se të gjithë ata që nuk kuptojnë kërkimet e mija shkencore, janë popull i zakonshëm, të pashkolluar dhe të paedukuar.
Të vetmit që më kuptojnë janë ata 5 për qind, që janë shkencëtarët e vërtetë.
Në shumë raste ata janë dyshues për punimet e mija shkencore, por kjo tregon se janë shkencëtarë.
Ndaj tani jam i qetë për reagimin e zotit Gjuzi.
Ai më bëri një dhuratë të shquar në karrierën time, pasi më detyroi të bëja punimin tim shkencor të 101.
Faleminderit Gjuzi.”
E dashur “Tema”,
Doja t’ju kujtoja një fakt. Para dy vjetësh ky “shkencëtari” deklaroi në një intervistë televizive se, për të vërtetuar që mjekët shqiptarë janë plagjiatë, kishte parapaguar në shuma jo të vogla dy revista për të botuar dy artikuj të tij në emër të gjyshes. Kështu, prova doli me sukses dhe “shkencëtari” arriti të mashtrojë revistat. Për ta kuptuar më mirë, kjo është njësoj si po të ndodhte që një vajzë e re në Tiranë, për të provuar ka apo nuk ka prostitucion, t’i thoshte vetes: po shkoj nja tre-katër herë me parà, provë është kjo, askush nuk mund të më quajë kurvë.
I kemi drejtuesit më të lartë të shtetit me diploma e doktoratura të vjedhura, pse nuk tallni e sulmoni secilin prej tyre?
PO LIBRAZHDI KA NXJERRE SHUME SHKENCETARE
GJIZE E GJUZI ….
Shkencekarti Taulani e ka te shkruar ne balle qe eshte SHKENCEKAR, si nuk del ndonje nga keta qe i prek pa te drejte ti fusin ndonje dru se e ka hak.
Ky tip na ka hyre mik per te marre noten 10 ne fakultet pa mesuar ASNJE fjale! Nderhyrjet per te i bente Bajram Hysa arehere kancelar dhe ky Taulanti qe thoni juve ishte ne shtabin e fushates se Dekanit te ardheshem! Bile ne kohen qe ishte Dekan Prof i nderuar Alfred Priftanji ky Muka donte te hynte ne Greve urie se ashtu e mesonte Mentor Petrela Dhori Kule dhe Bajram Hysa! Mbushi bodrumet e fakultetit me batanie, biskota, ushqime ! Ky eshte Taulanti! Dhe si shperblim Dekani i FM zoti Hysa e dergoi me Erazmus ne Hollande ku nuk e meritonte se ishin studente te tjere me te mire se Taulanti qe nuk linte miq pa futur ne provime per te marre 10 te panerituara! Tani kendon si e ena e Zeqos ne maje te thanes! Ne se ka kurajo intelektualet le ti hedhin poshte keto qe shkruhen ketu!! Jane me dhjetra e qindra studente qe i dine bemat e Taulantit! Its too much selfish !!