71 vjeçari nga Durrësi që ndërroi jetë një ditë më parë në Sanatorium është një ish-ushtarak i lartë në Forcën Detare të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Çapajev Filen, i cili ishte me koronavirus dhe u nda nga kjo botë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Çapajev File ka pasur një karrierë të gjatë në Forcën Detare dhe megjithëse vitet e fundit kishte dalë në pension vijonte të ishte mjaft aktiv në aktivitetet e ndryshme të zhvilluara nga Forca Detare.
Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, File u nderua me Medaljen e Mirënjohjes nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me motivacionin “Dalluar për kontributin e dhënë si ushtarak me një karrierë të spikatur në shërbim të Forcës Detare”.
Në të gjitha postet e rëndësishme që ka mbajtur gjatë karrierës së gjatë 44-vjeçare në Forcat e Armatosura, File është dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin në detyrë.
Njëkohësisht, Çapajev File ishte një anëtar i nderuar i Rotary Club dhe pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e ndryshme të organizuara nga kjo shoqatë në qytetin e Durrësit dhe më gjerë.
Ngushëllimin për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur në rrjete sociale edhe Shoqata Atdhetare “Sazani”, që shkruan:
“U nda nga jeta në moshën 71 vjeçare shoku ynë Z .Çapajev File.ish banor i Sazanit, ish ushtarak i lartë ku ka shërbyer në F.L.D. Duke i shprehur ngushëllimet familjes të prehet i qetë,për në do ngelet i pa harruar”.
Kush ishte Çapajev File?
Kapitenin i rangut I (në pension) Çapajev File ka shërbyer për rreth 44 vjet në Forcat e Armatosura, kryesisht si pedagog në Akademinë e Detarisë dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.
Ai ka shërbyer gjithashtu në detyra të rëndësishme në Forcën Detare, duke filluar nga komandant Katri Silurues në ishullin e Sazanit, shef stërvitje në Bazën Ushtarake të Vlorës, komandant i Grupit të Anijeve Mbiujëse në Bazën e Durrësit, komandant i Shërbimit Hidrografik shqiptar, kapiten i Përgjithshëm i Porteve dhe shef i Shtabit të Forcës Detare.
Nje ushtarak i zoti, pedagog i perkryer ,njeri i shkelqyer. Do te mbetet i paharruar tek shoket , miqte , studentet dhe ata qe e kane njohur nga afer. Lamtumire Capajev File!
Bravo dibrani qe ke ndjekur rrugen e Safet Zhulali qe e katapultoi Çapajev Filen,bkete zagar te poshter e njeri negativ ne forcat detare per ti sherbyer SHIK te Gazidedes dhe SHIU. Nuk kam patur ndonje konsiderate per kete Çapen se ishte turpi i kolonjareve. Tani mesojme se dhe Olta Xhaçka e paska dekoruar, degjo bythe te dale pordha…
U PREFTË NË PAQE!
NGUSHËLLIME FAMILJES!
USHTARAK I NDERUAR I KOHËRAVE HEROIKE, KUR ATDHEU RUHEJ ME VIGJILENCË TË RRALLË DHE ASKUSH NUK MUND TA NËPËRKËMBTE.
Nje ushtarak i pergatitur, nje pedagog i perkryer, nje familjar dhe njeri i shkelqyer. Lamtumire Capajev File! I paharruar!
U prehte na paqe.
Ngushellime te sinqerta familjes. Kohe te veshtira… U largua nga kjo jete nje njeri i mire, ushtarak i zoti, i respektuar nga te gjithe ne. I paharruar kujtimi i tij. I qofte i lehte dheu. Pellumb Qazimi
Ngushellime te sinqerta familjes. Njeri i respektueshem, ushtarak i zoti, i nderuar e respektuar nga te gjithe. Koleg i dashur dhe qe ka lene gjurme. Kohe te veshtira. Ngushellime te sinqerta edhe nje here per nje njeri, qe ka lene emer. Kujtim i paharruar! Pellumb Qazimi
Ngushellime familjes.Te qofte dheu i lehte cap. Capajev File.
Profesor Capajevi spikati gjate gjithe karieres se tij per seriozitetin, perkushtimin dhe profesionalizmin e larte. Humbja e tij eshte nje humbje jo vetem per familjen por edhe per te gjithe bashkepuntoret dhe vartesit e tij. Profesor Capajevi la nje trashegimi te mendimit ushtarak ne Forcat detare. Projektet e tij kane gjetur zbatim konkret ne forcat detare. Ishte nje studies dhe kritik per ceshtje te ndryshme ne fushen e mbrojtjes. Qofte i paharruar dhe ngyshullime familjes File. Me respekt Ardian Hasanaj
Ngushellime families. Respekt per figuren e Capajevit. Prehu me Paqe Capajev. Isuf Karaj.
Jo vetem ushtarak i zoti, por edhe njeri mire dhe me kulture te gjere. U prehsh ne paqe Capajev!
Nje petagog me vlera, nje ushtarak i perkushtuar, nje historjan i detarise, nje akademik shembullor, nje prind i dashur, nje shok besnik dhe mbi te gjitha NJERI … Te mbledhura tok mblerdhur ato personifikohen tek Çapajevi…
I pergatitur per te perballuar pa hezitim, deri ne sakrifikimin e jetes, ne lufte kundre armiqve te Shqiperise na e morri nje armik i pabese, i padukshem e tinzar i koheve moderne qe jo vetem na e morri por as nuk na le hapesire qe ta percjellim ne banesen e fundit me nderimet qe i takonin.
Me lot ne sy, me ze te dridhur dhe me shpirt te vrare e percjellim me ngushellimin -“TI RROJNE TE GJITHE TE DASHURIT E ZEMRES DHE I QOFTE E LEHTE LENDINA E VARRIT”
Andrea Opari
Koleg u prefsh ne paqe. Te qofte i lehte dheu i memes Shqiperi. Lavde per kohen tende perkushtuar Atdheut tend te dashur…
U prefte ne paqe, ngushellime familjes!
Ngushellime familjes. Qe ka humbur njeriun e dashur,dhe flota nje ushtarak te zotin . U prefsh ne pare koleg.
Ngushellime familjes! I qofte dheu i lehte!