Presidenti Thaçi i kërkon Parlamentit ta mbrojë deputetin Pacolli nga kërcënimet e “grupit të Kurtit” me arrestim

2 Maj 2020, 13:26Rajoni TEMA
Presidenti Thaçi i kërkon Parlamentit ta mbrojë deputetin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të Xhelal Sveclës, aktualisht ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Brendshme ndaj deputetit të AKR’së, Behgjet Pacolli.

Thaçi ka thënë se kërcënimi i Svecles është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm.

Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re”, ka thënë Thaçi

Thaçi ka shkruar se kërcënimet nga grupi i Kurtit duhet të ndalen urgjentisht.

“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Referuar ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u tha dje se deputeti Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.

Ai nuk përjashton ndonjë masë edhe tash, nëse Pacolli thyen vetizolimin në shtëpinë e tij.

Sveçla, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, tha se Pacolli duhet të qëndrojë në vetizolim për 14 ditë.

“Çdokush që mund të gjindet në shkelje të ligjit do të ballafaqohet me pasojat e kësaj shkelje. Nëse z. Pacolli do të futej ilegalisht do të arrestohej, kjo është e zezë mbi të bardhën. Në fakt, do të ndalohej e më pas prokuroria do të vendoste nëse do të shqiptonte masën e arrestit”, tha ai.

Pas paralajmërimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli mund të ndalohet nëse shkon në Kuvend, ka reaguar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

Zyberaj e ka quajtur këtë një kërcënim tjetër ndaj Pacollit. Ai ka thënë se kjo është deklaratë e frikshme dhe alarmante. Zyberaj po ashtu ka kërkuar reagimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

“I paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij. Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë.

Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veç pse i kryen obligimet kushtetuese? Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qëllim frikësimi”, ka shkruar Zyberaj./gazetaexpress

7 komente në “Presidenti Thaçi i kërkon Parlamentit ta mbrojë deputetin Pacolli nga kërcënimet e “grupit të Kurtit” me arrestim”

  1. Baliu says:

    Kercenimet e “grupit Pronto” qendrojne mbi ligjin. More edhe djali e Adem Jasharit me qene Pacolli, duhet me ia tregu vendin, thoshte dikur nje grande prontash .

  2. miu says:

    Nqs shkelen ligjet e shtetit cdokush denohet. Ku eshte problemi ketu?!

  3. Luzi says:

    Vjosa Osmani do te beje nje testin ne publik nese duhet ta lejoje B.Pacollin ne seance paralentare e mas kendaj do me pyet edhe Albini nese e e perjashtojne prej partie a do ta pranoje Albini ne vetvendose e masandaj do te shikjoj rastin e pare kur ta shkjoj ajo te arsyeshme me u mbajtun nje senace plenare apo e jashtezakonshme per votimin e qeverise se re e masandaj me iu pergjigj anetareve te parlamentit si obligacion qe i perket asaj e vetam asaj dhe kryeministrit ne ikje e siper!

  4. Lush berbali says:

    Baliu…
    Edhe pak dite te kane mbetur ne zyre.
    Po del pa pune.
    S’ke faj qe merzitesh…
    Pas 29 majit ,ne rruge edhe ti pas Albinit,guret e shkopinjte,gaz e bomba molotov mbi policet.
    Kjo eshte puna qe e beni me shume kenaqesi.

    1. Baliu says:

      Behgjet Pacolli në jahtë me Vuçiqin, Radojiqiqin dhe zyrtarë të Listës Serbe.

  5. Pacolli duhet te shkoje ne Parlamente dhe te mbaje distanec
    sipas rregullave deri sa eshte brenda Karantines.
    Pra ka rrug dalej ky proble.
    Pacolli nuk eshte bombe qe te vase ne distance. Ai te mba tremetro distane dhe i pasisur me masje dhe doreza dhe ketu perfundon” meraku” i keture ligjzbatuesve.
    Po problemi nuk eshte aty pore tek ndonje vot qe i duhet Parlamentit dhe Kurti e din qe vota e Pacollit eshte kundra.!

  6. Kabassi says:

    Iku kohe e privilegjeve e te qenit mbi ligjin, prandaj gjithe kjo arrogance e te forteve me te rame te uleta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje