Milaim Zeka: Albin Kurtin e fundosën këshilltarët e pacipë nga Tirana, e futën në luftë me Donald Trump. E nisi me hakmarrje, si Enver Hoxha

4 Maj 2020, 08:44Rajoni TEMA

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka treguar prapaskenat e rrëzimit të Albin Kurtit nga pushteti. Ai qëndroi në detyrë vetëm 40 ditë, por për Zekën fajtorë janë dhe një pjesë e enturazhit në Tiranë.

Duhet theksuar se Albin Kurti kohët e fundit pati takime të shpeshta me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe doli në mbështetje të protestave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por sipas Milaim Zekës këshillat që mori nga Tirana, sollën edhe fundin e tij.

Ai shtoi se po këta këshilltarë nga Tirana e futën Kurtin në luftë edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Gjatë një interviste televizive, Zeka deklaroi se pas mocionit që i bënë 85 deputetët e Kuvendit, Kurti nuk duhet të vijonte detyrën e tij për të qëndruar në krye të qeverisë, duke theksuar se ai nuk ka një mbështetje ndërkombëtare.

“Në vend që të drejtonte jetën e kosovarëve, filloi me një hakmarrje të pashembullt si Enver Hoxha, e spastrimin e bordeve, ndërmarrjeve dhe kjo u bë me zëvendësimin e njerëzve të VV. Ajo që është e pafalshme për Kurtin si politikan dhe si qytetar është që ra në influencën e disa këshilltarëve të paturpshëm dhe të pacipë të Tiranës, që e konfrontuan me përfaqësuesin e Trump.

Janë pionierë të Enver Hoxhës, që i kanë shërbyer për 50 vite”, tha ai. Zeka u ndal dhe te planet e Kurtit për protesta, duke paralajmëruar përplasje civile. “Dega e VV në Tiranë, e cila pas dështimit për një revolucion, erdhën në Kosovë dhe po tentojnë të krijojnë trazira si një ‘97 të dytë. Të gjitha sinjalet aktuale në Kosova na çojnë drejt një luftë civile, pasi Kurti nuk deshi t’i bindej votës së 85 deputetëve.

Edhe sikur qeveria Kurti të vazhdojë mandatin e vetë, ta zëmë sikur Gjermania të janë një ndihmë 10 mln euro, Kurti po të ketë moral politik nuk duhet të qëndronte më në krye të shtetit, pasi edhe marrëveshjet ndërkombëtare, nuk e ka mbështetjen ndërkombëtare”, tha Zeka.

Por Zeka komentoi ditën e djeshme edhe marrëdhëniet mes politikës shqiptare dhe asaj kosovare, duke deklaruar se çdo marrëveshje që bëhet mes dy vendeve është për arsye personale dhe jo kombëtare. 

Ai tha gjithashtu se me ardhjen në pushtet të ish-kryeministrit Berisha ekonomia u shkatërrua, duke theksuar se ndikimi i politikave shqiptare bëri që Kurti të vinte në pushtet duke e mohuar flamurin e Kosovës dhe sipas tij të vetmen kauzë që kishte ishte që t’i shpallte luftë SHBA.

“Gjithmonë kur kanë ndodhur zhvillime në Kosovë, në Shqipëri një politikë anti- kombëtare që nga ardhja në pushtet e Berishës, shkatërruan ekonominë, fabrikat dhe në momentin final kur Kosova kishte mbështetje nga Shqipëria, u shkaktua lufta civile në ‘97. 

Nga interesat personale, liderët politikë të Tiranës i kanë ngritur marrëdhëniet dhe e tyre, p.sh. Meta ka marrëdhënie të shkëlqyer me Haradinajn, ndërsa Thaçi me Ramën. 

Mendoj se mjafton që të merret një shembull ilustrativ për të argumentuar indiferencën e Shqipërisë, psh. Rama duke e ditur që 1 mln kosovar kalojnë pushimet në Shqipërisë, vuri taksën 10 euro që është turpi më i madh i kësaj qeverie. 

Kjo është marrëzia e politikanëve, që flasin për qëllime propagandistike në emër të Kosovës. Kurti ka ardhur duke mohuar flamurin e Kosovës dhe i ka mbetur një kauzë për t’i shpallur luftë SHBA-së”, u shpreh ai.

32 komente në “Milaim Zeka: Albin Kurtin e fundosën këshilltarët e pacipë nga Tirana, e futën në luftë me Donald Trump. E nisi me hakmarrje, si Enver Hoxha”

  1. Baliu says:

    Zoti Kurti e ka dyfishuar popullaritetin qe nga 6 Tetori 2019, e gojekqinjet dhe veglat e krimit po e shohin fundosjen e vet per qdo dite, prandaj po ju duket se u kall bota. Thjesht nderrim paradigmash.

    1. Berti says:

      Hahaha hahaha z. Kurti ka dyfishuar popullaritetit thote ky palka be koment…e dyfishohe duke u prishur md Ameriken apo si kryeministri ne jeteshkurter e ne qesharak.

      1. mik says:

        A ka kryeminister ne bote qe per 40 dite ne pushtet , i jane ba ma teper akuza se Albin Kurtit, dhe pse kurrkush nuk argumenton asnjeren prej tyre ?
        A ka ma çmenduri se te akuzosh dike per fashist, komunist, marksist, kur dihet qe asht krejt e pamundur qe nje njeri ti kete te tria keto bindje ne te njejten kohe.
        Duket qesharake !! Kurtin nuk e akuzon populli, por elita politike. Ajo elite qe . . . .

        1. Miku yt says:

          Ti mik nuk permend akuzen me te rrezikshme per Kurtin. Ai eshte akuzuar se eshte spiun I serbit. Pse nuk e permend akuzen me te ndyre ndaj tij?

          1. mik says:

            Nuk mund te merret seriozisht ajo akuze. A kan lane komentuesit ndonji njeri pa e ba spiun te Serbit ketu ?!!
            Tjetra ! Ku e bazon kete akuze ? Na thuaj, qe ta dime edhe ne te pakten.

            1. Miku yt says:

              Ti mik nuk e kuptove pyetjen. Nje nga akuzat qe i behet Kurtit eshte se ai eshte spiun i Serbit. Ti rreshtove si akuze vetem qe ai eshte fashist, komunist dhe marksist dhe harove me te rrezikshmen. Jo se ato jane te verteta, por une te pyes a ke ndonje arsye qe ti harron akuzen me te rrezikshme qe i behet Kurtit.
              Une nuk marr dote pergjegjesine te vertetoj akuzat qe i bejne te tjeret, por me ben pershtypje se pse ti permend ca dhe ben sikur harron ca akuza te tjera. Duket sikur ti pranon qe ai eshte marksist, komunist dhe muterist, por nuk pranon qe ai eshte spiun i serbit.
              Ne psikollogjine e krimit, krimineli pranon cdo akuze, pervec asaj me te poshtres. Kupton apo jo?
              Ore mik, qe vjen era mut, a ke tru ti te kuptosh se cflet? Ne vend te mbrosh Kurt legjenden, e akuzon ate si komunist, marksist dhe mutist, vetem e vetem per ta mbrojtur se ai nuk eshte spiun i Serbit. Ketu ke gabuar ti, qe nuk e permend kete si akuze qe i behet padrejtesisht Kurtit, nga tradhetaret e kombit shqiptar. Duhet jo vetem ta permendesh por dhe ta mbrosh me argumenta qe ai nuk panoi Rrambujene sepse ishte “patriot” i madh qe nuk i bente asnje leshim shkjaut. Ai nuk donte paqen por zhdukjen e serbit nga faqja e dheut. Ai nuk donte bombat e amerikes por pordhet e kurtit te vrisnin shkjaun, njelloj si sot qe qelbi dynjane. Kete te thuash or mik qe te behemi shoke. Mjere ne per idjotet!…

              1. mik says:

                Un nuk di se çka t’them !! Jam i shokum. Un kujtova se ishte nje diskutim normal, pa qene nevoja me ofendu. Un nuk te thashe ndonje gja t’keqe. Ofendimi nuk asht argument qe tregon se ke te drejte, perkundrazi .
                Nga njera ane prezantohesh si miku i jem ( miku yt ), nga ana tjeter me ofendon !! Kot me t’pyet, ne cfar kategorie ban pjese ky lloj karakteri ? A kerkohet shum mend me t’percaktu se çfar hibridi je ? A kerkohet shume logjike me percaktu ambientin familjar ku je rrite ? Çfar lloj urine qarkullon ne damaret e familjes tande, qe ka pjell nje krijese kaq te ulet ?

        2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

          Albini ehte dyzim komunisto-islamik !

          1. mik says:

            Kur i leshon fjalet pa pergjegjesi, nuk te merr kush seriozisht.

          2. specialisti says:

            Edhe komunist edhe islamist nuk ka mundesi njekohesisht! Komunistet jane ateiste dmth anti-islamiste …

            1. Realisti says:

              E mundur e mundur specialist. Që të dytë duan të nënshtruar.

    2. Fatosi-kosove says:

      Me cilen kushtetute o baliu e ka rritur Kurti popullaritetin,n’a thuaj pash zotin meqe ditke shume per te !

  2. Timi says:

    Takda esht oerr rrugen mor idiot, shko nje here ne Itali , Francd, Spanje spk Portugali dhe shiko qe 25 – 40 euro te ikin vetem per te paguar taksat per kalimin ne autostrada.

  3. Lani says:

    Ne fakt eshte e cuditshme takimi i Albin Kurtit me agjentin e vjeter te UDB Sali Berishen por eshte e vertete se Kurti premtoi se do te godiste korrupsionin dhe vjedhjet qe poitikanet e Kosoves ata te ashtuquajtur komandante e gjenerala me 8 klase shkolle bene qe nga pavaresia e Kosoves deri tani.

  4. SAKTE 100%. PO PO, KJO ESHTE SHUME E VERTETE DHE E DEGJON NE NENTEKSTE TEK 95% E MEDIAS NE SHQIPERI, QE JANE TOTALISHT NEN KONTROLLIN “GEBELSIAN” BERISHES DHE METES, SEPSE JO PAK PREJ KETYRE MEDIAVE FINANCOHEN DIREKT NGA FAMILJARET E FISI APO SHOQERIA E BIZNESEVE TE BERISHES E METES. SEPSE KJO DYSHE KA MBI 25% TE PASURISE NE RANG VENDI DHE DIKTOJNE GJITHCKA NE SHQIPERI ME ORGANIZATAT E TYRE MAFIOZE PD+LSI. BERISHA ME SHUME, POR DHE META NUK NGELET ME PAS NE DESTABILIZIMIN E KOSOVES, SEPSE JANE 100% TE LINJES KRIMINALE TE SERBISE (UDB KA PUNUAR ME KOHE PER “PLAKUN” DHE TE “RIUN” NE TIRANE).
    SHUME SHPEJT AMERIKANET DO LUAJNE FORT NE ZONEN SHQIPFOLESE NE BALLKAN, SIDOMOS NE TIRANE E PRISHTINE, PER PASTRIMIN E FILO-SERBEVE NE POLITIKE, BIZNES, DREJTESI, MEDIA, ARSIM-SHKENCE, ART-KULTURE, ETC.

  5. lesh e li says:

    Lidhja e Albinit me Berishen ishte gabim i madh i tij. Kurse ngritja e deges se LVV ne Tirane ishte kordinim politik i tyre. Kjo levizje nuk ka te ardhme, vec ne zona te prapambetura.

  6. nacionalisti says:

    Nuk tentoj te replikoj… thjesht per kujtese
    1. Albin Kurti KUNDER Rambujese
    2. Albin Kurti KUNDER UCK
    3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket… se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove)
    4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit
    5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… (nese te kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi)

    SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!!

    p.s.
    por kjo eshte pak me e gjate… gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit.
    Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart… sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi ?
    Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves… ne cfare kushtet ishte Ballkani ?
    Cilet ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre?

    1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj “koleget” e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni).
    2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba… ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus… Shkaku i atentatit? Presidenti tha… Po do futemi ne NATO… Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute.
    3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante…. ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej… e theksoj kete jo pa qellim… shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i “agjencise” sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i “agjencise” sputnik)… U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me “kolegun” Ivanov e “bindi” kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE…. kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI…. nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane “me keshillen” e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni dhe sic duket i “keshilloi” qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi… lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te “kolegu” Orban) dhe qe me”keshillat” e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise…. nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan “te kolegeve te sputnik” diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar… per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, “kolegu” thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare (duhet te kuptoni qe eshte nje teater i gjithi shqiptar… nuk perjashtoj njeri “si kolege” te sputnik ne tirane) me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament… meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave… dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen… nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas… shqiptari i pare ne kete post… asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO… Lidhur me kete drejtim… “cuditerisht” pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit… dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare… ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO… sigurisht “me keshillen e USA”.
    4. Ne kohen kur Albini si Patriot…. ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))… Arsyeja… lloqet e redaksive nuk me terheqin… por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI… (sigurisht kjo me “keshillen” e kolegeve te sputnik)… per kuriozitet po ju them nje fakt… Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar “inteligjencen” ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar… sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr… shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht…. Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane… (thote nje llaf i urte… te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po… dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse… ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)… Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane… ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra…. Nese keni interes ne nje koment te dyte… mund tjua paraqes ne forme grafike… sipas muajve te GJITHA PENGESAT E BERA NGA FAKTORI POLITIK SHQIPTAR ( I GJITHI) KUNDER REFORMES NE DREJTESI… dhe qe te sqarohemi te kjo pike… persa i perket “keshillave” nga usa dhe nga sputnik… di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp… per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet… kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti… dhe vjen Palmeri… I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte “cdekretuar” hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim ( une e kuptoj… mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj… ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim… po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje iu pergjigj) SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin… permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi… kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo “koleget” e sputnik ????

    Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje… por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij… dhe per mua personalisht… se lojen e kujt ben… eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit… cdo gje tjeter eshte thjesht retorike… pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite…

    1. Berti says:

      Sakte o nacionalist, shume sakte….botoje kete koment perdite dhe demaskoje Albin patriotin e leshit.

      1. Tifozet Envero - sllavo - komunist says:

        Ka lidhje logjike, ne ato qe thote Nacionalisti. Shto viziten e Albinit para formimit te qeverise dhe kordinimi me Berishen, per krijimin e nje fronti te perbashket, permes deges se LVV ne tirane. Plus dakordesia amerikane per votimin ne parlament kunder qevetise se Albinit. Jane te thella lidhjet serbe ne Tirane, e jo ne Prishtine. Kosovar, zgjohuni.

        1. Drejtesia po' troket says:

          Edhe Saliu ashtu erdhi ne2005,gjoja me duar te pastra,pavaresisht zullumeve ne vitet e para.Futi familjaret ne afaret e.CEZ ,shitjes se armeve me tragjedine e Gerdecit,implikimin e te bijes me Fazllic me shitje tokash,dhe tani po’ ben te gjitha perpjekjet per te penguar Reformen ne Drejtesia,se i trembet proceve gjyqesore ndaj tij dhe familiareve.

        2. nacionalisti says:

          E vertet… per kujtese…
          Jane vetem 2 persona politike ne kosove qe jane shkarkuar shume shpejt
          i pari (qe u hodh ne veprim serish… arsyet i di ai…) Bexhet Pacolli… vetem pak ore si president
          i dyti albin kurti vetem disa dite si kryeminister
          Ne te dy rastet USA i nxorri jashte…
          Sic do nxjerri jashte shpejt pjesen me te madhe te klases politike ne shqiperi….
          kete e them nisur nga nje detaj i cili me ka bere shume pershtypje ne ate periudhe kur ka ndodh… dhe besoj se pjeses me te madhe i ka kaluar pa i kushtuar vemendje. Kur Hot Lee vizitoi Tiranen… takoi faktorin politik dhe te parafundit nga takuar Lulzim Bashen… te fundit ? Majlinda Bregun dhe Astrit Patozin…. se ca do te thoshte kjo ne ate kohe une nuk kam aq informacion sa te arrij ne nje arsyetim logjik… por qe per nje gje jam i bindur USA E PA QARTE KUSH EHSTE FAKTORI POLITIK SHQIPTAR DITEN QE I KERKOI NDIHME SHQIPERISE PER ARMET KIMIKE…. te gjitha me pas jane shkak-pasoje e atij vendimi qe mori politika shqiptare…
          Per te kuptuar me qarte… informohuni cilet ishin te paret qe dolen kudner armeve kimike ne shqiperi, qofte ne nivel politike apo ish-politikane, qofte dhe ne nivel intelektual e do kuptoni qe ata ishin AGJENTET E PARE QE U DOGJEN.
          Rama pati fatin por u tregu lepurush

    2. Landi says:

      Nje bravo te madhe….shum koment informativ.

  7. tropoja00 says:

    normal agjentura serbe bia bashkme edvin ramic e thacic e zbythen qeverin e albinit qe ishte kunder ndarjes se kosoves plus nga ana tjeter mire thot milaimi ku i han palla rams per kosovaret? ai i don larg shqipris kosovaret megjithese sjellin rimekembje te shqiperise 1 milion turista vellezer tane ramic i largoj me taktik me taksen 10 euro,dhe me nda kosoven sa ma shpejt e shqiperin me fut ne minishengen jugosllav e rus brss

  8. padituria says:

    Per çfare indiference flet ky kaqol kur dihet qe janee mbi 10000 Kosovare qe sot jo vetem zhvillojne aktivitet ne Shqiperi por jane edhe shtetas shipetare e tashme jane edhe pronare kur ka shqipetare qe akoma nuk u eshte njhur prona!
    lerini shakate o Milaim ,por shikojeni realitetin ne sy ,jo me narsizmin e Al Bin Kurteve!
    Dikur nje bejtexhi me fame popullore pat thene nje shprehje qe ju shkon pershtat sot:Ju doni me bo shurren ne Prishine e me na lagun ne ne Tirane!

  9. BUJARI says:

    Unë do e kisha lënë në qeverisje të uzurpuar Albin Kurtin…sepse shumë shpejt njerzit do e kuptojnë se cili është misioni i tij.

    A e ka uzurpuar qeverisjen Kurti?

    Patjetër!|
    Ai ka vetëm një të katërtën e parlamentit dhe kërkon sundimin e plotë. Si mund të rrijë n qeverisje një njeri që nuk ka besimin e parlamentit të tij. Thonë se ka ndryshuar gjendja! Por gjendja nuk matet sa herë kërkon Kurti, por sa herë duan të gjithë.
    Albin Kurti kërkon të qeverisë jo që të ndrtoj shtet, por të çojë deri në fund luftën kuner Thaçit. Kjo është dëshira dhe synimi i beogradit përmes Kurtit. Kurti nuk ka njohur luftën e UÇK-së, nuk ka njohur dhe ishte kundër rambnujesë, ishte kundër intervenimit të Natos, nuk pranoi që, si këshlltar – përkthyes i Demaçit t’i bashkohet UÇK-së, për më më mirë ishte në gurgun serb, ku nuk ka vuajtur shumë, nuk pranoi flamurin, hymnin, pavarësinë, nuk pranoi UNIK dhe KFOR, luftoi ndërkombëtarët deri sa arriti qëllimin e tij dhe iu vranë dy demonstrues, që tash i ka harruar, ishte kundër të gjitha qeverive, të gjithë qeveritë i quajti vegla të beogradit, të gjithë politikanët hajdut dhe spiunë, pra, ka qenë kundër gjithçkaje dhe kundër të gjithëve…tani, kur iu desh iu përkul LDK-së dhe Isa Mustafës që i thonte më parë spiuni i Serbisë, nesër do i përkulet Kadri Veselit që SHIK-un e quante më të keq se UDBA serbe…lufta e tij është Thaçi, të cilin e akuzon për harta ndarëse ,por e pranon se kët hartë nuk e ka parë; akuzon Amerikën se kërkon vetëm ta nënshkruajë marrëveshjen në dëm të Kosovës, kur vet diplomacia amerikane thotë se nuk ka plan ndarje e as shkmbim teritoresh, pra sipas Kurtit Amerika është duke e shitur Kosovën dhe vetëm ai po e mbron…
    Hiqeni këtë vegël serbe nga skena politike o kosovarë se një ditë do të pendoheni rëndë.

  10. Berti says:

    Sakte o nacionalist, shume sakte….botoje kete koment perdite dhe demaskoje Albin patriotin e leshit.

  11. ABC says:

    Opozita ate pune ka, te paktente opozitat shqiptare te themi ne rajon, te luftoje me gjithcka kunder teje per te mare pushtetin. Edhe pse ne shqiperi, opozita e sotme ka kaluar ne ate pike ekstremi sa shkon e lobon per mos hapjen e negociatave. Ndersa ne Kosove e quajten “Marksist” , “Fashist”?! Edhe ky nuk duroi thua? Une do i bashkangjitesha idese se Zekes. Ujqerit e vjeter nga matan jugut te kufirit, e futen ne loje kete revolucionarin. Sidomos Berisha por edhe Meta i kane revolucionaret specialitetin e tyre. ??

  12. Denada says:

    Te meresh me andi bushatin, qim peken, blendi fevziun e tj, domosdo qe kurti do reflektonte ato ç’ka i dhane keta gazarece ku verem zi e per zi punojne. Kurti i pershtatet ketyre palaçove, prandaj dhe mori ate qe i takonte.

  13. Drin says:

    Milaim kari, pse qahesh nga keto nga Shqiperia, ti edhe gruan e ke nga Shqiperia? Apo ke ndonje hall tjeter? Injoranca po te del nga veshet…

  14. Hapni syte se ku po shkoni! says:

    Nuk jane keshilltaret e keqinj nga Shqiperia, por eshte brumi I Kurtit qe lidhet me keta keshilltare. Eshte kauza e perbashket tradhetore. Keshilltari numer nje I tij eshte Sali Berisha, spiun i Serbit dhe me gjak te trazuar Serbi. Kurtit ne burgun Serb ja shtremberuan koken sias formatit tradhetor.
    Historia dihet. Ashtu sic shkruan patrioti me lart, veprimtaria e Kurtit qe nga dalja e tij ne skene dhe deri me sot eshte veprimtari e kordinuar me Sali Berishen kunder shqiptarizmes dhe pro Serbise se Madhe. Fatkeqesi eshte se midis ketyre balozeve Sali dhe Kurtic ka dhe shume te tjere minj dhe bubureca qe kane ngrene mut ne zyrat e UDB-es dhe na bejne ne propaganda sipas teorise “genje genje se dicka do mbetet”. Kjo propagande ka bere per vehte gjithe idjotet dhe nje pjese te te pakenequrve nga korrupsioni ne te dy aet e kufirit. Keta naïve, duhet te kuptojne se Amerika nuk u be per nje dite. Nuk u be as per nje muaj dhe as per nje vit. Ju desh kohe e gjate dhe lufte me spiunet e Anglise….Ketyre njerezve te ndershem dhe te genjyer ju bej thirrje per vigjilence. Mos ta hane sapunin per djathe. Reciprociteti I Kurtit eshte teoria e Vuciqit me shume dimensione. Dimensioni i pare ishte lufte me Ameriken dhe Evropen. Dimensioni I dyte ishte te ndihmonte Vuciqin te justifikonte largimin nga bisedimet dhe te bente fajtor shqiptaret per deshtimin e bisedimeve. Dimensioni i trete ishte dinamika. Me kete dinamike Kurti mbeshteti heqjen e taksen dhe i dha ekonomise serbe miljona dollare dhe nga ana tjeter Kurti nuk e deklaron kete hapur qe ti jap mundesi Vuciqit per te vazhduar te na beje ne fajtore. Kjo dinamike ne reciprocitet funksionoi vetem ne drejtim te Shqiperise. Kurti hoqi flamurin kombetar. Shpalli rrezimin e pushtetit ne Shqiperi me ndihmen e “shqiponjave” Kosovare. Reciprociteti I kurtit donte te justifikonte platformen kurtjane qe gjithmone ka qene kunder platforms se Shqiperise ne te gjitha fushat. Neperjem kesaj platforme futi luften midis shqiptareve dhe nenshtrim shpirteror ndaj Serbit. Turp per ata qe i vene mbrapa Kurt spiunit! Bashkimi kombetar sot duket si nje ender e keqe. Kurti e mbaroi misionin armiqesor dhe do paguhet me pension nga Serbia ne pleqeri. Atje ne Evrope do ndezi cigare dhe to qesh nen mustak. Eh, do thote, nuk kam pare me budalle se Shqiptari. Jo me kot une e trazova gjakun me gjakun hollandez. Femijet e tij do jene te bukur dhe me koke jo te shtermber. Koka e shtrember do mbetet ne Kosove….

  15. katarakti says:

    Albini veproi shume drejt deri diten kur beri koalicion me partine me hajne te Kosoves, LDK- ne. Partine e regjistruar ne Beograd. Qe nga udheheqja e demonstrates se studenteve te Universitetit te Prishtines ne kohen e Milloshevicit, Kurti u nda perfundimisht nga politika pacifiste dhe kolaboracioniste e I. Rugoves. Por per ironi te historise ujqerit e vjeter te LDK-e detyruan Kurtin te beje homazhe edhe te varri i Rugoves 3 dite pare se t’i jepnin shkelmin! Ishte po LDK-ja qe e terhoqi prej hunde, e solli zvarre dhe e diskreditoi muaj me rradhe Albinin derisa u formua qeveria. Dhe pasi e la vetem 50 dite kryeminister i futi shkelmin bytheve. Dhe ne vend qe te vinte mend, Albini kapet me thonj e dhembe pas karriges se kryeministrit me vetem 25 per qind te votave. Diskreditim i plote per dike qe paraqiste nje shprese per daljen e Kosoves nga qerthulli i korrupsionit dhe hajnise. Kam frike se Vetvendosja e Kosoves do te perfundoje tani si partia Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut. Keshtu transformohet zjarri ne hi dhe flaka ne tym.

  16. tanushi says:

    Sa per taksen e Rruges se Kombit ajo eshte e drejte Nese duhet te kemi shtete duhet te punojme per shtet.Nuk ka autostrada gratis ne gjithe boten.Duhet te bindemi njeher e pergjithmone se shteti nuk ka ku i merre leket per mirembajtjen, riparimin….duhet te lere dicka tjeter dhe te financoje luksin e autostradave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje