VIDEO/ Kënga kushtuar mjeshtrit të Iso-Polifonisë Xhevat Avdallit, me rastin e 110 vjetorit të tij të lindjes

6 Maj 2020, 12:56Kulturë TEMA

Bashkia Gjirokastër ka mbështetur projektin për realizimin e një kënge polifonike për mjeshtrin Xhevat Avdalli, me rastin e 110 vjetorit të tij të lindjes.

Klipi i këngës së realizuar nga Arjan Shehu dhe Grupi “Ergjëria”, i cili është publikuar në Facebook nga kryebashkiaku Flamur Golemi, i cili është gjithashtu pjesë e klipit.

Postimi i Flamur Golemit.

Mbase një këngë është shumë pak për të kujtuar e vlerësuar mjeshtrin e madh të këngës polifonike gjirokastrite, por mbetet një kujtim i bukur në 110 vjetorin e lindjes së tij.

Xhevat Avdalli pa bërë ende 18 vjeç nisi rrugëtimin me grupin e parë polifonik dhe i dedikoi gjithë jetën këngës së bukur labe. Aq sa, shpesh herë ngrihet pyetja: Fitoi Xhevati nga kënga, apo kënga nga Xhevati?! Kënga polifonike dhe Xhevat Avdalli identifikojnë njëri-tjetrin.

Ky realizim përkon me dy ngjarje të rëndësishme; 15 vjetori i përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO dhe 10 vjetori i shpalljes së Iso-Polifonisë si vlerë e trashëgimisë botërore. E pranova me kënaqësi ftesën e Arjan Shehut dhe grupit “Ergjëria” për të qenë pjesë e klipit të kësaj kënge, edhe pse kontributi im është fare modest në aspektin vokal e artistik.

Sado të tentoj të këndoj, s’mund të jem kurrë në lartësinë e mjeshtrave tanë të këngës polifonike gjirokastrite. Mirënjohje në jetë të jetëve Xhevat Avdallit, korifeut që ngre lart emrin e Gjirokastrës dhe vlerat e Iso-Polifonisë.

4 komente në “VIDEO/ Kënga kushtuar mjeshtrit të Iso-Polifonisë Xhevat Avdallit, me rastin e 110 vjetorit të tij të lindjes”

  1. te dhjevsha mjekren o dervish muti says:

    ..largoheni ate kafshe nga grupi …

    1. Detari says:

      pse, ai ska turp te deklarohet si turk.
      shumica shqypfolsa turk jane ne shqyptari

  2. abc says:

    Iso = e njetrajteshme, poli-fonia = shume-zera.
    Gjeni ndonje fjal Shqip, se e Greqizuat gjuhen, me te paster, me te vecant, me te bukur dhe me te vjeter te Botes, qe eshte Shqopja.

  3. Mos e poshtero fustanellen me mjekren e dervishmutit says:

    Unesko mbron kengen Labe dhe ne duhet te mbrojme veshjen labe nga islamizma te rymave te ndryshme, ai me mjeker te shkoi ne teqe tek Brahimuti , laberia dhe fustanella mbeten tepastera .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje