Nga Stambolli në Tiranë: Si i ktheu në atdhe regjimi komunist eshtrat e Abdyl Frashërit

2 Maj 2020, 11:31Kulturë TEMA

Pas një tentative pa rezultat nga Mbreti Zog në vitin 1937, për t’i kthyer në atdhe eshtrat e Abdyl Frashërit në të nëjtën kohë me ato të të vëllait Naim Frashëri, qeveria komunistë e Enver hoxhës ia arriti këtij qëllimi në pranverën e vitit 1978.

Prej asaj kohe, eshtrat e një prej udhëheqëve kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit prehen në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë pranë varrit të të vëllait Naim Frashëri dhe varrit bosh të vëllait tjetër Sami Frashëri, eshtrat e të cilit vijojnë të prehen në Stamboll.

Në tentativën e parë në vitin 1937, ne rastin 25-vjetorit të pavarësisë, iniciativa e mbretit Zog ishte frenuar nga familjarët e Sami Frashërit dhe vetë i biri i Abdylit, Mit’hat Frashëri, i cili ishte shprehur se “eshtrat e të atit ishin mirë atje ku ishin, në Stamboll”.

Nisur nga ky kundërshtim i Mit’hat Frashërit në vitin 1937, edhe në vitin 1978, kur qeveria komuniste dërgoi në Stamboll një delegacion për të sjellë në atdhe eshtrat e Abdyl Frashërit, anëtarë të Ballit Kombëtar të arratisur për shkak të regjimit komunist e me qëndrim në Stamboll, kishin kundërshtuar delegacionin shqiptar, duke jua përmendur faktin se ka qenë dëshira e djalit të tij, Mit’hat beut, që i ati të prehej atje ku ishte, në Stamboll. Por me gjithë këtë kundërshti, qeveria e Tiranës ia kishte dalë të bindë autoritetet turke dhe e kishte finalizuar kthimin e eshtrave të Abdyl Frashërit në pranverën e 1978 në Shqipëri.

Mes një varg shkresash për këtë “aksion” të regjimit, gjendet edhe ky program ku përcaktohet në detaje të gjtihë veprimet që do të bëhen, nga nisja drejt Stambollit, marrja e eshtrave dhe kthimi në atdhe bashkë me ceremoninë e varrimti në kodrat e liqenit në Tiranë.

Ja çfarë shkruhet në këtë program të hartuar me 6 shkurt 1978:

Programi i ceremonive  që dot bëhe për eshtrat e Abdyl Frashërit

Komisioni për marrjen e eshtrave  niset për në Stamboll më datën 12.3.1978 dhe arrin në Stamboll më datë 12.3.1978.

Ceremonitë në Stamboll do të bëhen sipas programit më datën 15.3.1978. Po në këtë ditë, kryetari i delegacionit do t’i bëjë një vizitë valiut të qytetit për ta falenderuar.

Po në këtë ditë takohet më të afërmit e vëllezërve Frashëri dhe vihen në dijeni për ceremoninë që do të bëhen në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit  dhe për varrimin e vëllezërve Frashëri.

Arkivoli së bashku me grupin niset nga Stambolli më datën 16.3.1978 dhe do të qëndrojë  për të fjetur në Selanik, Greqi.

Më datën 17.3.1978 nisen nga Selaniku  dhe arrijnë në Kapshticë po atë ditë rreth orës 14:00. Mitingu në qytetin e Korçës organizohet më datën 17.3.1978, ora 16:00. Në miting do të flasë kryetari i Akademisë së Shkencave, shoku Aleks Buda. Pas mitingut arkivoli vendoset në spitalin e qytetit.

Më datën 18.3.1978 ora 8:00, niset nga Korça për në Ersekë. Në ora 10:00, në Ersekë organizohet miting në të cilin do të flasë kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, shoku Suat Leka. Pas mitingut kortezhi niset menjëherë për në Përmet.

Në Përmet do të pritet  nga populli dhe do të organizohet miting në të cilin do të flasë shoku Stefanaq Pollo, drejtor i Institutit të Historisë. Në mbrëmje arkivoli  vendoset në spitalin e qytetit. Mitingu në qytetin e Përmetit organizohet në datën 18 mars 1978, ora 16:00.

Ceremonia në Frashër do të bëhet më datën 19.3.1978 ora 12.00 në të cilën do të flasë shoku Fadil Hamiti, deputet i zonës së Dangëllisë dhe kryetar i këshillit të fshatit të bashkuar, Qako Gegushi.

Në Përmet, arkivoli do të vendoset në një gaz ushtarak, po kështu edhe gjithë delegacioni që do të shoqërojë kortezhin.

Gazet do të sigurohen nga Ministria e Mbrojtjes Popullore dhe Komiteti Ekzekutiv i KP të rrethit të Përmetit.

Drejtoria e përgjithshme e ekonomisë komunale të marrë masa  dhe të ndihmojë në rrethet Korçë, Kolonjë, dhe përmet të furnizohen  me lule për përgatitjen e kurorave. Nga ana e saj t’u dërgohet fotografia e zbardhuar e Abdyl Frashërit.

Në shtyp vendimi i qeverisë për sjelljen e eshtrave dhe ceremonitë që do të bëhen do të shpallet një ditë përpara se eshtrat të vijnë në Shqipëri.

Tiranë, më 6.2.1978.

23 komente në “Nga Stambolli në Tiranë: Si i ktheu në atdhe regjimi komunist eshtrat e Abdyl Frashërit”

  1. qe si shume shqiptare te tjer Patriote ,
    u zhgenjyen nga Tradhetia qe ekziton ne Shqiperi .

    Busti i te treve do duhej te ishte Gjigand referuar Madheshtise
    se Vepres se tyre ,perkushtimit te tyre per Shqiperine
    edhe pse vdiqen larg saj.
    Ne Shqiperi te Huajt mbeshtetin gjithmone ,Shkerdhatat e Shqiperise
    prandaj po ben perpara ky vend .
    Duket sikur Djalli te jet i betuar kunder Shqiperise dhe shqiptaret
    jane nenshtruar plotesishte .
    Tradhetia pabesia tinzaria intriga degjenerimi kuerveria mbizoteron ne kte vend te pasigurt
    per ata qe e duan vertete ate…

    1. ec aty says:

      Interesant, edhe bustet dhe varret e Vellezerve Frasheri i ndertoi pushteti komunist!

  2. Vdekje fashisteve says:

    LAVDI KOMUNISTEVE SHQIPTARE!

  3. Nqs i kan varrour ne Permet veenndelindje
    ka mundesi qe salih berisha dhe ilir meta,t’ja ket dhuruar Janullatosit
    per te mbushur varrezat e ushtareve te vrare Greke nga Italianet
    ne Permet e Tepelene .
    kta te dy(salimuta ) jane DUART e Djallit ne Shqiperi .

  4. Eri says:

    Nxirrni faktet qe sistemi socialist solli ne Atdhe eshtrat e rilindasve dhe heronjve kurse dhjemokracia pruri kockat mutit Ahmet Zogolli dhe turlu lloj palaco tradhtari.

    1. KOZi... says:

      Po pse comenton pa lexuar ! Qeveria e Ahmet Zogut ne 1937 ka sjelle eshrat e Naim Frasherit. Te Abdylit nuk pranuan familjaret dhe vecanerisht djali i tij Mit,hat Frasheri .( po nuk e di eshtrat e Mithat Frasherit i solli EDi Rama ) Ndersa te Sami Frasherit me dijeni timen nuk jane sjelle akoma. Qofsha i gabuar. Ahmet Zogu nderoi te vdekurit dhe ato qe jetonin ishin ne tribune me 28 nentor 1937. Edhe komunizmi nderoi te vdekurit ndersa te gjallet qe ishin firmetar te pavaresise edhe i pushkatoi……..

      1. Ishte i pari Gjergj Fishta ,
        i cili u tregua vetKritike me anekdoden e Skenderbeut te ngrit nga Varri ,sepse s’binte dot ne qetesi
        ga meraku ,se cfar u be me Shqiperine mbas ikjes se tij ,duke pyetur Zotin ;
        i Madhi Zote ,tregomeni si jane shqiptaret ? – Dhe Zoti u pergjigj ; [ Ashtu si i do Armiku ]

        Por ate merak e kishte edhe Naimi ,
        i cili u ngrit nga varri per te par se ku jane shqiptaret sot ,me Thenjen e tij Famoze
        —-
        Ti Shqiperi me jep Nder !!!
        Ksaj radhe , Naimi ndahet nga shqiptaret duke i par ashtu teper te trishtuar ,i zhgenjyer ,nga thenja e tij ,duke par shqiptaret se cilet jane sot si me poshte vijon ;

        Oh ju politikan te mallkuar ,
        ju hajvan veshegjat ,
        vodhet ,vrat ,shkatrruat at’vend te bekuar ,
        gje mbi e nen toke s’i lat !

        Kishte burra ateher ,
        edhe pse ishim nen Turqi,
        jo si sot mbushur plot peder ,
        ca ne kishe etj ne xhami .

        Ah t’ngjallej” Ai ” Tmerri ,
        qi turkun e bente t’dhiste n’brek,
        njelloj kush sot Skenderi apo Enveri ,
        gezoni bij Bushtrash ngrini dolli e kerceni ju Minje se Luani ka vdek !

        Eh c’t’ju thot me juve Naiimi ,
        keq e me keq u ben kto pun,
        me mir me Sulltan Erdoganin ,
        mes Rrospish s’jetoj dot un !

        Dhe ne vdeksha persri nji dit,
        ne Vatan mos me shtriini ,
        se do ma shes Rropsia varrin,
        te Greku ,Serbi, Putini !

        Oh ne Vrer m’u mbyt Shpirti ,
        kur shikoj keshtu Vatane ,
        kaq shum Rropsi pac n’Shqipri ?!
        c’Djall e paten vall t’ane ?

        Te ken qe vall Shqipetar ????????
        jo ,per Zotin s’dua ta besoj ,
        dikur pac jopak Tradhetar ,
        po jo ksi Kurvash kesisoj !!!
        ———————-
        ( Naimi i zhgenjyer u kthye ne Turqi ? )

  5. Eri says:

    Komunistet formuan nocionin e kombit dhe atdhedashurise.Ngriten ne piedistal figurat e rilindjes dhe heronjte kombetare.Formuan Institutet e Historise duke hedhur themelet e ndertuar historine e kombit mbi baza shkencore.Kurse me pushtat e sotem u fundosem sollen kockat e tradhtareve e krimineleve te arratisur dhe kockat e ndonje dervishi.Ptu ju qifsha ropt o politikant e pas 1990-es.

  6. Guri Naimit D. says:

    Figurat e *Vëllesrve Frashëri*,janë SHËNJTËRI e ATDHEUT. Ata duan nderim të veçantë….Faleminderit sa bëjnë dy shoqatat*Vëllëzërit Frashëri dhe*Përmeti*. Sa e si po ndiqet,nga organet shtetërore, them se, ka mangësi. Pas 90tës,pos të tjerave, problemi kthimit te eshtërave te Poliglotit të shquar,atdhetarit Sami FRASHËRI,duhet parë. Keq na vjen, bosh vëndi panë eshtërave të dy vëllezerve në Tiranë. Si Bir i Atdheut, i duam të tre vëllezërit, në ATDHE. Ka vënd për vërejtie,dhe për bustet e tyre si ne Tiranë apo Farashër,se pakë interes ka për mirëmbajtien e tyre sa shohim…Ai sistemi kaluar,ishe si ishte, bëri shumë për ta. Bëni dhe ju aktualët sa bënë ATA… Lavdi emrit dhe veprës TYRE! Na lëntë *Covid19*ta të festojmë Ditën e Naimit*, më 25 Maj

  7. BRAVO ERI

    ME PERFEKT S’MUNDET TE FORMULOHET AJO EPOKE
    QE E NXORI SHQIPERINE NGA ERRESIRA NE DRITE

    NGA NJI VEND FEUDAL ANADOLLAK E SHDROJ NE NJI SHTET MODERRN
    ME INDUSTRI
    UNIVERSITETE
    USHTRI
    INSTITUCIONE
    KULTURE
    SHKENC
    ART
    LIGJE
    KUSHTETUTE
    ME NJI SHOQERI TE EMANCIPUAR E KULTURUAR SHEMBULL ;
    NDERKOHE QE SOT TE LEXOSH KULTUREN E SHPREHJES SE LIRE MEDIEVE TE VJEN NDOT

  8. Nje vendim i asaje qeverie qe gezon rrespektin e te gjith shqiptarve jo vetem brebda shqiperise Mem pore ne ter hapsiren shqiptare.
    Keq me v jen qe nuk erdhen edhe eshterat e Samiut i cili te qendronin pren njeri tjtrit . Keta te tre jan ikona heroike te Kombit Shqiptare,!

  9. Ishte i pari Gjergj Fishta ,
    i cili u tregua vetKritike me anekdoden e Skenderbeut te ngrit nga Varri ,sepse s’binte dot ne qetesi
    nga meraku ,se cfar u be me Shqiperine mbas ikjes se tij ,duke pyetur Zotin ;
    i Madhi Zote ,tregomeni si jane shqiptaret ? – Dhe Zoti u pergjigj ; [ Ashtu si i do Armiku ]

    Por ate merak e kishte edhe Naimi ,
    i cili u ngrit nga varri per te par se ku jane shqiptaret sot ,me Thenjen e tij Famoze
    —-
    Ti Shqiperi me jep Nder !!!
    Ksaj radhe , Naimi ndahet nga shqiptaret duke i par ashtu teper te trishtuar ,
    i zhgenjyer ,nga thenja e tij ,duke par shqiptaret se cilet jane sot si me poshte vijon ;

    Oh ju politikan te mallkuar ,
    ju hajvan veshegjat ,
    vodhet ,vrat ,shkatrruat at’vend te bekuar ,
    gje mbi e nen toke s’i lat !

    Kishte burra ateher ,
    edhe pse ishim nen Turqi,
    jo si sot mbushur plot peder ,
    ca ne kishe etj ne xhami .

    Ah t’ngjallej” Ai ” Tmerri ,
    qi turkun e bente t’dhiste n’brek,
    njelloj kush sot Skenderi apo Enveri ,
    gezoni bij Bushtrash ngrini dolli e kerceni ju Minje se Luani ka vdek !

    Eh c’t’ju thot me juve Naiimi ,
    keq e me keq u ben kto pun,
    me mir me Sulltan Erdoganin ,
    mes Rrospish s’jetoj dot un !

    Dhe ne vdeksha persri nji dit,
    ne Vatan mos me shtriini ,
    se do ma shes Rropsia varrin,
    te Greku ,Serbi, Putini !

    Oh ne Vrer m’u mbyt Shpirti ,
    kur shikoj keshtu Vatane ,
    kaq shum Rropsi pac n’Shqipri ?!
    c’Djall e paten vall t’ane ?

    Te ken qe vall Shqipetar ????????
    jo ,per Zotin s’dua ta besoj ,
    dikur pac jopak Tradhetar ,
    po jo ksi Kurvash kesisoj !!!
    ———————-
    ( Naimi i zhgenjyer u kthye ne Turqi dhe mori nenshtetesine atje ? )

  10. TE DY NE NJI THES
    DHURATE GRQIS SI USHTARE GREK QE LUFTUAN KUNDER SHQIPERISE
    PER VORIO EPIRIN
    DHE DO VARROSEN DIKU NE GERQI AFER JANULLES

  11. beni says:

    Keta Patriot orientale asnjerit nuk i rinte bytha ne albani,njeri ne stamboll e tjetri ne egjypti e tjetri ne Iran,hidhnin nga nje Pik corbe patriotike orientale sic qe ,punoni Nate e dite qe te shofim Pakez drite dhe per vete as qe e zinin ndonjeher punen me Dore!
    Qe te tre kopilat e iranit dembele e muhexhadine,njeri me dembel se tjetri,si Naimi,abdyli dhe samiu!

    1. Tetovari2 says:

      Ashtu jemi ne shqiptaret,hip se të vrava,zdryp se të vrava!Sa po kuptoj mga komenti yt i huaji është më
      i mirë se badhkombasi yt (veçse në je 300evro)
      P.s.I yti mishin ta ha por kocin(ashtin)ta le!

      1. Tatuazhi says:

        Po more …Te ta vari , kockat i hidhen qenit se nuk ha robi kocka !!!!! Nuk e di ndoshta ju andej prej turko-makedonije ene mund ti hani kockat por ne kendej kufirit jo .

        1. shqipo says:

          Ore koktrash, po ti nuk ja di kuptimin e fjales qe te tha Tetovari, ke edhe guximin e budallait te japesh pergjigjie. O IDIOT, nuk jane shqiptaret si puna jote o funderrine, ti je thjesht nje analfabet qe shkolle te vetme ke univeristetin e endacakeve dhe pijaneceve te lagjes. Cope mishi …

      2. 300 e says:

        Eshte 300 e beni qe ecen duke e shtyre greku!

    2. VFLP says:

      “beni” ti je grekoman shkerdhate dhe antishqiptar i piset, keshtuqe mos fol fare se nuk i plas kujt se cfare dhjet ti nga goja! Se qe je analfabet kjo s’ka dyshim, por mbi te gjitha je BIR KURVE!

  12. Analizoni vargun ,

    ” Eh c’t’ju thot me juve Naimi ” – ( Gjithcka luhet sot me Shqiperine eshte maskarade politike )
    ————-
    “keq e me keq u ben kto pune – ( gjithcka degjenroj ne kte Bote hipokrite / te pashpres qe jetojme sot )
    ————-
    “Me mir me Sulltan Erdoganin” – ( ironia e BE-se qe imponon politika te tilla ,duke te len ty varur ne Tel, derisa ti te lekundesh andej -kendej i pashrese deri sa te ndryshosh drejtim i deshperuar )
    ————–
    “Mes Rrospive s’jetoj dot une ” – ( Shqiperise ju servi nji Demokraci Fallso ,politikat e BE-se ishin po te tilla vs popullit shqiptare ,ajo e Kurves Plake qe i kendoj dikur i Madhi Fishta ,politika te tilla qe i detyruan shqiptareve , ti kthehen se Kaluares trishtuese )

    ( le qe ku ngjiteni dot ne kto maja ne kto nivele ju barkderra ? ju doni me iú morr gjathe jeten me saliun e mutin e Lalzit)

  13. Dhimbia e madhe Popull says:

    O të ndeuar-vërtet SHQIPTARË…!,
    Flisni si duhet jo me FJALOR RRUGËSH !
    Në jeni vërtet shqiptarë të VËRTETË…
    …Tregouani vëndin* antishqiptarëve..!
    Kudo të JENË !
    *Dhimbia e madhe POPULL*!

    1. i relaksuar says:

      Pse, mos po bejme konkurs miresjelljeje ketu ?

  14. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) says:

    Vetëm për Ju….!

    Vetëm për JU- do LIGJËROJ të FUNDIT fjalë..
    Bijtë e ATDHEUT- të PAVDEKËSHIT DËSHMORËT TANË..
    Vetëm për Ju….
    Ligjërojnë ZËMRA, këndojnë bilbila…
    Vetëm me Ju,
    Tel oqeaneve mendojnë bashkëatdhetarë…
    Për Ju..
    Bërz pas BEZI do të LIGJËROHET .
    28 mijë ATDHEUT flijuar ..
    PËRJETËSI në JETË të JETËVE.
    AMANETI JUAJ – Fjalë PERËNDIJE ….
    Për Ju ! -mbedhur fjalë ZËMRE…
    Bir DANËLLIE ;
    Krenar mes JUSH ; *Kapedani*- Jano P Xhoga Zavalani,
    Më 1913tën …
    Krah Pap Stath Melanin e RRALLË atdhetar,
    Treguar fqinjëve grabitqarë..jugorë..
    VËNDI ka ZOT.. Pasadhes BIJ KASTRIOTËSH !
    Vënë LULËN .. 29 NËNDOR 1944 tër..
    Lavdi
    TË RËNËVE të KOMBIT… Gjergj Kastrioti e Qemal Safa..Krye TYRË
    *Pasuesi Veteran* 84 vjeçar-Bir DANGËLLIE-Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje