Agron Tufa publikon rrëfimin e Umberto Eco-s: Si më shpalli Berisha më 1993 person “non grata” në Shqipëri, pse isha i majtë

2 Maj 2020, 09:13Kulturë TEMA

Agron Tufa ka publikuar së fundmi një shkrim të tij, ku tregon rrëfimin e Umberto Eco-s, i cili tregon sesi e shpallën ‘person non grata’ në Shqipëri, në vitin 1993.

Eco tregon se sapo zbriti në portin e Durrësit, pushteti i atëhershëm, e ndaloi dhe e ktheu mbrapsht si “persona non grata” për shkak të bindjeve të tij të majta.

“Por sa zbrita në Durrës, pushteti i atëhershëm i djathtë, i Partisë Demokratike shqiptare, më ndaloi dhe më ktheu mbrapsht si “persona non grata” për shkak të bindjeve të mia të majta, pa arritur të kontaktoj dot me grupin e intelektualëve shqiptarë që, sipas fjalës, kishin dalë të më prisnin. 

Ju kuptova dhe, as që e vë në dyshim përgjegjësinë e kërkimit tuaj intelektual, që ju ka sjellë, me ndërgjegje të lirë, në pikëpamjet tuaja të djathta. 

Por që të mos i shmangemi pyetjes suaj në fillim, po ju rrëfej një rast të dhunshëm arrogance politike që më ka ngjarë në Shqipëri”, tregon ai ndër të tjera.

SI E SHPALLËN UMBERTO ECO-n “PERSONA NON GRATA” NË SHQIPËRI

Ka qenë qershori i vitit 2000 kur Umberto Eco erdhi i ftuar për një kurs leksionesh mbi semiotikën, në Institutin e Kulturave Europiane të Moskës, ku studioja edhe unë asokohe – i vetmi student shqiptar aty. Në fund të javës qenë vënë afishet në të gjitha ambientet e Universitetit të Shkencave Humanitare se të shtunën, mjeshtri i madh, shkencëtari i famshëm dhe prozatori lavdishëm i postmodernizmit do të jepte një konferencë shtypi. Në mbarë botën letrare, universitare e shkencore të Moskës ky ishte një “peshk i madh” për kureshtjen e elitës, duke pasë parasysh dhe faktin që Umberto Eco ishte gjerësisht i njohur dhe i lexuar në Rusi.  E shtuna e shumëpritur erdhi. Në orën 11.30, salla e madhe e konferencave të Universitetit qe mbushur cit dhe rrëketë e njerëzisë që mësynin dyert e sallës u mpiksën aq keq, sa mbetën të ngrira e të palëvizshme, pa asnjë mundësi tjetër për qenë të pranishëm brenda, andaj u sajua një lidhje me qendër zëri, që ta ndiqnin bisedën nga ambientet e jashtme, pa e prekur, ajme, me sy, aurën e gjallë të idhullit të tyre.

Dikur, me vështirësi të mëdha, i rrethuar nga një gardh profesorësh rusë dhe amazonkash që ngjanin më shumë me gardianë, ia behu edhe Eco. Për një kohë të gjatë i buzëqeshi vesh me vesh sallës në delir dhe ovacione, mandej zuri vend në qendër të një tavoline të gjatë, të mbushur me një radhë mikrofonash dhe vazo të mëdha lulesh. Ishte një zagushi e madhe, djersë e ufëm, por edhe qafa të tendosura që zgjateshin të shihnin fytyrën më të zgjuar mjekëroshe të planetit, që thuajse kishte humbur pas shkurreve të lulëzuara në tavolinë. Dukej e zhdukej vetëm vizllimi i reflekseve prej syzeve të tij tek shpërndanin mendjemprehtësi dhe inteligjencë spekulative, çka u sillte adhuruesve mahni, respekt e përulje. 

Dikur edhe Eco u këshillua me dy përkthyeset amazona, të cilat nxituan të zhdavarisnin retë e dendura të luleve. Kësodore u shpalua i qartë torsi simpatik i njeriut të madh. Dhe mjeshtri foli. Në sallë ra heshtja përdëllyese. Isha në radhët e para dhe e ndiqja pa vështirësi ligjërimin e tij gjithë batuta të kripura mbi formalizmin rus, strukturalizmin dhe semiotikën, ndërsa në ije ndjeja herë pas here goditjen e lehtë me bërryl të poetit Danjilla Davidov, krejt të përpirë nga adhurimi (një ditë më pas ai më dha dhe një poezi të shkruar posaçëm me atë rast). 

Por nuk dua të ndalem në aftësitë oratorike të mjeshtrit të madh. Ai i hipnotizoi dëgjuesit me erudicion, gjetje origjinale plot xixëllima mençurie e sidomos humor të zgjuar paradoksal. Më intereson të kujtoj pjesën e nxehtë të përgjigjeve të tij për pyetjet e panumërta që i bëheshin nga salla.  Ja, në njërën prej pyetjeve do të ndalem dhe për faktin se atë pyetje e formuloi miku im poet, Danjilla Davidovi, që siç e kemi thënë, e kisha përbri:

– Mjeshtër, siç është gjerësisht e njohur, ju jeni një ndër personalitetet më ndikuese të inteligjencies europiane që, personalisht, i përmbaheni pikëpamjeve politike të majta. A ju ka ndodhur mjeshtër, që pikërisht për shkak të këtyre bindjeve ose frymës së këtyre bindjeve, të jeni ndjerë i padëshirueshëm në ndonjë ambient, lëvizje intelektuale në Itali, apo kund tjetër gjetkë? Pasoi një heshtje gjersa njëra prej amazonave përkthyese ia përcolli pyetjen të plotë rrëzë veshit, ndërkaq që Eco, me kokë të anuar, nuk ia ndante sytë atij që kishte bërë pyetjen, teksa tundte ritmikisht kokën e anuar. Mori drejtqendrimin dhe shpalli:

– Faleminderit për këtë pyetje kaq interesante… a e dini çfarë, zotëri simpatik? Jo… jo, më falni më parë t’ju pyes: ju vetë, çfarë pikëpamjesh ndani?… nëse, sigurisht, nuk përbën ndonjë sekret…

– Politike? – kërkoi të sqarohej miku im.

– O, sigurisht… për atë po flasim…

– E qartë. Ju siguroj, i nderuar mjeshtër, asnjë sekret s’ka dhe, nëse më lejoni, bindjet e mia të deritashme janë të djathta, e… në pastë gjë tjetër të rëndësishme, është fakti se këto pikëpamje, po të shprehemi figurativisht, i kam farkëtuar vetë në kudhrën e realitetit tonë. – Ju kuptova dhe, as që e vë në dyshim përgjegjësinë e kërkimit tuaj intelektual, që ju ka sjellë, me ndërgjegje të lirë, në pikëpamjet tuaja të djathta. Por që të mos i shmangemi pyetjes suaj në fillim, po ju rrëfej një rast të dhunshëm arrogance politike që më ka ngjarë në Shqipëri. Përveç habisë sime, ndjeva edhe bërrylin e fortë të Davidovit në ije.

– Ka ngjarë kështu, – vazhdoi rrëfimin Umberto Eco. – Në pranverën e vitit 1993, përkthyesja ime dhe një grup intelektualësh shqiptarë më ftuan në Tiranë me rastin e promovimit të romanit tim “Emri i trëndafilit”. Por sa zbrita në Durrës, pushteti i atëhershëm i djathtë, i Partisë Demokratike shqiptare, më ndaloi dhe më ktheu mbrapsht si “persona non grata” për shkak të bindjeve të mia të majta, pa arritur të kontaktoj dot me grupin e intelektualëve shqiptarë që, sipas fjalës, kishin dalë të më prisnin.

Ndërsa kishte ndërhyrë pyetja tjetër, ashtu i turbulluar nga ky informacion negativ, u rreka të kthjellohem në disa mospërputhje dhe, sapo mbaroi përgjigjen, unë tashmë e kisha ngritur dorën, derisa m’u dha fjala.

– I nderuar mjeshtër, a jeni i sigurtë se ky incident i papëlqyeshëm me Shqipërinë ju ka ndodhur në pranverën e vitit 1993?

– Po, po, për këtë ju siguroj… është një fakt i veçantë që nuk mund ta ngatërroj lehtë.

– Atëherë, mjeshtër, kam përshtypjen se logjika juaj ka një plasaritje të fortë dhe nuk përputhet me faktet…

– Continua a raccontare, prego…

– Sepse, mjeshtër, në vitin 1993, me sa di unë, ju keni botuar në Shqipëri vetëm një ese me titull “Tregtarët e apokalipsit”, në gazetën “Zëri i Rinisë”.

Umberto Eco ngriti të dyja duart lart në shenjë të thellë habie dhe, më shumë se mua, iu drejtua publikut:

– Si duket, po përballemi me një rekord të skrupulozitetit bibliografik! – tha dhe shtriu dorën me xhentilesë drejt meje, për të më lënë të vazhdoja.

– Jo, i nderuar mjeshtër, është një nder që s’e kam merituar ndonjëherë… thjesht këtu jam një student shqiptar dhe, asokohe, në vjeshtë 1993 kur është botuar eseja juaj, kam qenë redaktor i kësaj gazete. Ndërsa promovimi i romanit tuaj, për të cilin thatë se ju ftuan më 1993, nuk mund të ndodhte para se të përkthehej. Dhe siç e dimë mirë të dy, “Emri i trëndafilit” është botuar më 1998; atëherë pra, kishte vend t’ju ftonin në promovimin e tij, nëse një ftesë e tillë ju është bërë… Mirëpo, edhe sikur t’jua kishin bërë një ftesë të tillë në Shqipëri (dhe kjo do të kishte vend vetëm në vitin 1998, jo më parë), prapë na del një mospërputhje e madhe, tashmë e një natyre thelbësore: atëherë në pushtet nuk ka qenë e djathta, që t’ju kthente mbrapsht si “persona non grata”, për shkak të bindjeve tuaja të majta. 

Përkundrazi, që nga viti 1997 e deri tani që po flasim, Shqipërinë e qeveris pushteti i së majtës. Ata duhet t’ju kishin dëbuar për shkaqe bindjesh të majta. Po përse ta bënin këtë? Për shkak të bindjeve tuaja të majta? Ky do të ishte një oksimoron! Prandaj ju thashë se logjika juaj bart një plasaritje të thellë, trashësia e së cilës shkon plot pesë vjet distancë. Me çfarë logjike ta mbushim këtë thellomë, i dashur mjeshtër?

Gjatë gjithë asaj kohe kishte zotëruar një bunacë heshtjeje, por me të mbaruar pyetjen, salla u përmbyt nga mërmërima të sikletshme pakënaqësie, që për mua kishin një domethënie të padyshimtë: “Ja tani dhe ky shqiptar mistrec vjen e na prish festën!”.

– Epo, si duket, të nderuar kolegë, – iu drejtua Eco, tashmë sallës, jo me mua, – qenka dashur të udhëtoj gjer në Moskë për të dyshuar në besnikërinë e kujtesës sime… eh… njëherë tjetër do t’i jap një përgjigje më të përpiktë kolegut tuaj shqiptar… pa harruar ta falendoroj për një të dhënë me interes të madh për mua, si botimin tim të parë në Shqipëri të esesë “Tregtarët e apokalipsit”… – deshi ta mbyllte situatën diskomforte, por ndërkohë ishte ngritur në këmbë Danjilla Davidovi:

– Mos ndoshta mjeshtri i madh e ngatërron përvojën nga Shqipëria me ndonjë vend tjetër?

– Ndoshta, ndoshta… nuk e përjashtoj edhe këtë mundësi…

– Ju lutem shumë, – gjëmoi pizgë një zë nervoz prej femre, – ju vajzave moderatore! Mos e drejtoni diskursin në qorrsokaqe të tilla dhe… më falni… në çështje pa pikë interesi për ne… Sepse, më falni, mjeshtrin nuk e kemi ftuar t’i japë hesap kujt!

Pas apelit të saj, salla u shkund dhe dialogu me Eco-n rinisi, i ngrohtë, i gjallë, hokatar, me pyetje të rafinuara për çështje të mëdha e, natyrisht, me përgjigje të zgjuara që i shkojnë për shtat klasit të tij. 2006 NGA “Thembra e Akcilit”, MB, 2014

26 komente në “Agron Tufa publikon rrëfimin e Umberto Eco-s: Si më shpalli Berisha më 1993 person “non grata” në Shqipëri, pse isha i majtë”

  1. Martin says:

    Ja paske car trapin dmth me idiotllikun tend. Kte doje te tregoje???

    1. informacion says:

      Qe e kane kthyer mbrapsht U.Econ ne 1993 ne Durres kjo eshte e vertetuar. Ketu nuk shtrohet fare kjo ceshtje. I vetmi saktesim eshte arsyeja e fteses nga Shqiperia, ka qene per botimin e romanit apo per ndonje arsye tjeter, per te cilen arsye shkrimtari nuk e mbante mend saktesisht.
      Sa per ate qe Halabak Tufa dhe gjithe halabaket si ai abuzon dhe mashtron, kjo nuk eshte ndonje cudi!.

  2. Moisi Golemi says:

    Pas Dashnor Kaloçit, Gazeta Tema po na mbush me haluçinacionet e Agron Tufës. Kur sarkazma ka si bazë gënjeshtrën, produkti është një copë m*t me krem.

      1. i relaksuar says:

        Mjafton te lexoni nje dialog midis A.Tufes dhe K.Markut dhe kuptohet qe gjithe ky “shkrim zhbirilues” eshte nje mashtrim dhe vete Tufa e pranon. Cfare pranon? Tufa pranon qe botimi i librit eshte bere ne 1996-n jo ne 1998-n, pra ne pushtet ishin HORRAT “e djathte” te Saliut!!!
        Kastriot Marku :
        Me mjaft interes keto keto detaje, per me teper per nje dijetar te kalibrit te Eco-s. Me duhet te shtoj nje pasaktesi te vogel qe nuk leviz gje ne kandarin thelbesor te çeshtjes, por per saktesi kronologjike e biobliografike po e shtoj. “Emri i trendafilit”, eshte botuar i perkthyer ne shqip 2 vjet me heret ne vitin 1996, perkthyer nga Donika Omari, botues “Elena Gjika” ne mos gaboj, dhe ne vitin 1997 eshte botuar libri tjeter “Si behet nje punim diplome”, perkthyer nga Kristina Jorgaqi dhe botuar nga “Perpjekja”. Per kureshtje “Nel nome dalla rosa” e kam ne biblioteken time ne 11 ribotime te ndryshme ne italisht dhe ne 2 botimet e perkthyera ne gjuhen shqipe. Madje rreth 5 apo 6 kopje te ketyre botimeve ua kam dhuruar miqve. Arsyet jane krejt personale te lidhura me me nje çeshtje krejt tjeter, qe nuk ka lidhje me letersine.

        Agron Tufa :
        … po, por me sa kam pyetur intelektualët e botimit e përkthimit të librit, nuk ka patur kurre një ftese për Econ e aq më pak të kenë dalë ta presin në Durrës!

  3. arratisur,syrgjynosur,rraskapitur e katosur says:

    Berisha nuk e kishte me te majtet,por e kishte me çdo lloj opozitari.Populli shqiptar i dha voten me plot besim partise demokratike ne 1992-in si shprese e nje ndryshimi per me mire ne jeten demokratike te nje vendi te dale nga nje dikturee eger dhe izoluese.Por nuk e mendonte kurre se mund te perfundonte nga shiu ne bresher.Sali Berisha,ndoshta dhe nga ambienti ku kishte kaluar femijerine,kujtoi se pushtetin mund ta perdorte si nje mbret krahinor,e perdori qe te krijonte pushtet absolut.Kur e pa qe pesoi disfaten e pare qe ne 1994-en me kushtetuten,e kuptoi qe pushtetin mund ta mbante me manipulim votash,qe e perdori ne 1996-en,pavaresisht se popullin e kishte dehur me lulezimin e firmave piramidale,qe do te mbetet nje nga tragjedite me te erreta te ketij populli.Ishte ai lloj manipulimi qe vazhdojme ta vuajme akoma,sepse te gjithe u bene profesioniste te ketyre marifeteve,jo vetem si ves,por edhe si mbrojtje ndaj kundershtarit.I vetmi ngushellim per shqiptaret ka qene distancimi i nderkombetareve(ne disa raste edhe kompromise ne dem te shtetit te se drejtes),se ndryshe Sali Berishen do ta kishim ne pushtet nje lloj si Enver Hoxha,ndoshta dhe me keq,duke pare natyren e tij antihumane(nje qe deklaron qe mund te vriste dhe 300 per te ruajtur godinen e kryeministrise)Pa u ç’rrenjosur fryma berishiste ne kete vend s’do te kemi perparim ne rrugen demokratike dhe ne krijimin e shtetit te se drejtes.Parimi baze i demokracise eshte qe te gjithe jane njesoj para ligjit.Kete Sali berisha as e ka njohur,as do ta njohe deri ne boten tjeter.

  4. Kastriot says:

    Doni me per Belulin.
    Dikur tregonin per njerin qe vajti te tregonte bemat e Belulit gjate luftes.E folesi ne cdo tregim permendte Belulin shkarazi e mburrej se si ai e kish shpetuar,ngritur,mesuar etj.etj.Ne fund ju drejtua salles e i pyeti :Doni me per Belulin ?
    Si lum ne o popull qe kemi mjeshtra te tulle si Tufa qe ja beri 8 me 2 ketij “sharlatanit ” Eco edhe pse ishte i vermi Shqipetar ne salle.

    1. qazim says:

      Megallomania e con njeriun medioker ne lloj lloj ndjesishe. Agroni,ky shqiptar megalloman,i deformuar nga pluhuri i gjate i monizmit,vajti ne Moske e na u be shkrimtar,historjan,politolog, eseist dhe kujton se duke shkruar keto idiotsira “artistike” do te leje gjurme tek lexuesit mbasi e ndriti sa kohe qe ishte ketu pa shkuar ne ekzil.

      1. Kunadhja says:

        Një vlerësim i sakte

  5. pjeter says:

    Mua do te me pelqente nje pergjigje e ketij Tufes,se ç’do te thote te kesh bindje te majta ap te djathta?cilat jane veprimet qe karakterizojne politikat e majta dhe cilat jane ato te djathta?sepse ky zanatciu nuk shef tjeter nga te majtat enveriste dhe te djathta Saliste.

  6. Kapterri says:

    Do ishte mirë të dihej nëse protesuan dhe ndërhynë tek Maloku komunist që u bë fashist, për këtë incident. Jam 100% I sigurtë që shumica e këtyre intelektualëve i kanë lëpirë b…. Berishës dhe vazhdojnë edhe sot.

  7. ecoumbro says:

    Me shume e shtove se e pakesove mjegullen , o Tufa!

  8. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Ja paska menderosur studenti me prejardhje komuniste me bindje te djathte si sali sekretari…..
    Sa i zgjuar tufa tufa zerdeli

  9. joel shkodra says:

    Me sa kuptova, U. Eco eshte kthyer si “persona non grata” nga Shqiperia me 1998 e jo me 1993. Nese eshte keshtu, titulli i artikullit nuk i pershtatet se vertetes.

    1. Yyyyyyyyy says:

      Ti qenke ne autobuz lale ? ? ?

  10. Jari says:

    Shqiptaret ja dhane voten pd jo se mendonin se do sillte demokraci por per ti lene te qete me remujrat qe filluan te ndodhnin ne Shqiperi ndryshe si shpjegohet qe mbas kater muajve votuan kunder, prandaj saliu perdor gjithmone stilin e destabilizimit, por tani shqiptaret e njohin mire eshte karte e djegur.

  11. Sul Korriku says:

    Nisa ta lexoj me dyshim shkrimin per shkak te Agron Tufes por megjithate, meqë po flitej per kollosin boteror te publiçistikes, vijova me kenaqesi leximin kur pa pritur u gjenda ne skeçin: “A do më per Belulin”
    Agron Tufa e mban premtimin: nuk zhgenjen kurre !

  12. Genci says:

    OKSIMORON: ky rrëfim është NJË PËRRALLË E VËRTETË.
    Aq i ndershëm, i vërtetë dhe bindës është ky FICTION sa edhe disertaconi i DOKTORATËS së AGRONIT.
    Po pse duhej ta kthenin mbrapsht socialistët, apo ishin më të djathtë se berishistët? Apo mos vallë berishistët nuk kanë bërë ndonjëherë veprime të tilla (kaq të vogla!)? Nuk ka asnjë fakt që socialistët të kenë kthyer mbrapsht qoftë edhe një të djathtë, jo më të majtët. Për të djathtët, përkundrazi, nuk ka një fakt të vetëm, por një vijë.
    Agroni prandaj i urren socialistët dhe i godet nën brez – për arsyen që (s’)janë socialistë! I godet sepse “socialistët” e sotëm në pushtet NUK E GODITËN AGRONIN ME RASTIN E FALSIFIKIMEVE të zbuluara dhe demaskuara publikisht këtë vitin e fundit. Gjarpri dhe akrepi të tillë e kanë stilin.
    Qëllimi dhe morali i këtij shkrimi është të falsifikojë dhe vetëm të falsifikojë. Sigurisht që me synime politike.
    U. Eco mund të ketë harruar motivin, rastin faktik se pse ishte nisur atëherë për në Shqipëri.
    Por ai nuk mund të ketë harruar faktin që e kanë zbuar nga Shqipëria.
    Nuk mund ta ketë harruar as faktin që e kanë kthyer mbrapsht si “të majtë”.
    Nuk mund të ketë harruar as faktin esencial se armiqtë e “të majtëve” janë të djathtët. Sepse po të ishin socialistët në pushtet, Eco do ta kërkonte shkakun tek ndonjë arsye tjetër, p.sh. dyshime për të si trafikant droge apo femrash. Dhe do të kish reaguar publikisht qysh atëherë. Por nuk e ka zgjatur sepse mospranimi për shkaqe politike nuk ka nevojë për avokati. Dhe e gjitha ajo që i ka ndodhur atij i ka lënë vragë në ndërgjegje, sa e ka thënë këtë fakt edhe në Moskë, kur nuk e dinte që aty ishte edhe AGRONI!
    Nëse Econ e kanë ndjekur “të djathtët” (sepse për motivacionin si “i majtë” nuk e dyshon as Agroni), atëherë atë e ka zbuar jo e majta formale, por ajo që fshihet pas maskës së majtë dhe që është “e djathta reale”. Atëherë U. Econ e paska ndjekur “e djathta reale”? Agroni është një i djathtë “real” sikurse është edhe D. Davidovi, pasi nuk e ka shpallur ndonjëherë publikisht se ai është një i djathtë PD-ist. Sipas një arsyetimi të thjeshtë, Econ e ka ndjekur vetë “A. Tufa dhe shokët e tij”! Apo më keq se kaq: a nuk po përdor tani ai arkivolin e U. Ecos për të goditur derën e pushtetit të të majtëve?! Ja pra se kush, për herë të parë, e ka kthyer mbrapsht shkencëtarin e madh, dhe kush, për herë të dytë, po e kthen përmbys në arkivol trupin e tij të varrosur. Urrejtje patologjike si në eposin e kreshnikëve – dhunimi i varrit të Omerit prej armiqve që e kishin vrarë.

  13. Lani says:

    Ore po si perfundim eshte ndaluar apo jo te hyje ne Shqiperi? Me aq sa tregohet ketu del qe Agroni eshte fyer si besnik i Berishes qe ka qene gjate studimeve ne Moske dhe deshira e tij e zjarrte per te na treguar se ka kundershtuar Umberto Eco-n. Qenka treguar i bezdisur jo vetem per Intelektualin e shquar.

  14. E ´djatha edhe e majta´ perfaqeson emertimin me idiot , ne SHQIPERI vleresimin te vetem e ka thene Lubonja qe jane 2 b, Komandanti nuk e ka pasur me ECO-S, Ai perzuri Nalmadhenine Leka,Profesor Ermenjn e deri tek te derguarit e Dash ne 1996.. ai eshte kopje e ENOS kur i rezikohej karikja i shpallte imp rev……..

    1. heu bre says:

      Ja edhe nje Car qe degjon c’thote Lubonj psikopati ?

  15. Pep says:

    Z. Tufa sic duket pyet veten si i djathtes extreme i shkolluar vendin e origjines se te majtes extreme. Ne Shqiperi ska te majte as te djathe( parti) por ka grupe hajdutesh me fanella politike.

  16. Oketo says:

    Agron Tufa ti i MAJTË!!!!
    Ti i quajte kriminelë ata djem të rinj qe dolën në mal për të luftuar pushtuesit nazi-fashiste dhe reabilitove kolaboracionistet që dilnin në qendrat e qyteteve të pushtuara me automatik në krahë! Turp !
    Tema mundësisht mos botoni me lajme për Tufën se na përzihet !

  17. Umberto Zvicra says:

    Eh mer Voc, paske fillu me botu kujtimet, e?
    Sa mir’ vallahi. Lata dhe ato provincialet e tu qi te bojne lajka ne fesbuk mezi c’presin qe t’i lexojne…
    Po si ngele rrenacak gjith’ jeten mer Voc. Pse nuk shkruen se ishe ti qe i kerkove Davidovit ta pyste Ekon, duke e pase dite fare mire pergjigjen.
    Tashtej Voc na thuj te verteten se pse e botove ime’ ket pacavure: apo tashtej qi e more gjegen negative per azilin ne Zvicer do te thuesh se “socialistet atehere e kthyn Ekon, tashti do te me perzejne ne Rinas edhe mue, shkrimtarin ma te madh te Shqypnies, bashke me 5 cullet”?
    Mos ki merak, mer Voc.
    Atje tek katundi i grues, tek Skrapari heroik, i ke te xhithe socialista…
    Jo si ne Sohodollin tand.
    Hajde,ktheu ene tej tek katundi i grues, mer Voc, se nuk te prek askerrkush me dore. Sic thone kah Sohodolli, mer Voc, a bije naiher rrufeja ne h….?

  18. besi says:

    Nuk paska ndonje mik te vertet ky Tufa, jo nga ata qe bejne levdata badihava, qe t’i thote se nuk i ke bere sherbim Shqiperise, po perkundrazi i ke nxire faqen, kur me sjelljen tende e kthen kunder dhe e acaron mbare sallen. Jam i bindur se me nje gjuhe te qyteteruar do te kishe marre nje pergjigje serioze nga Ekoja. Paska thelloma ne logjike Ekoja…po tufa si do t’i mbushe thellomat e veta kur jep gabim edhe kohen e vajtjes se
    Ekos ne Rusi, jo ne 2000 po ne 1998, edhe daten e botimit te librit, jo 1998 por 1996. Ekoja s’ka qene kurre ne Shqiperi dhe aq me pak ne 1993. Pergjigja e tij eshte humoristike, dhe mund te sqarohej po me humor, per pasaktesite, e jo me agresivitet e fyerje. kerko miq te mencur qe te duan te miren o Tufe, jo njerez te pagdhendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje