Lulzim Basha heq dorë nga protestat dhe takon bizneset, u tregon “bërrylin” dhe flet për rrënimin ekonomik dhe krizën e shqiptarëve nga pandemia

13 Maj 2020, 10:23Politika TEMA
Lulzim Basha heq dorë nga protestat dhe takon bizneset, u tregon

Kreu i PD Lulzim basha ka hequr dorë nga protestat dhe ka filluar takimet me qytetarët dhe bizneset e vogla.

Teksa i takon ata duke tokur bërrylin për shkak të pandemisë, lideri i opozitës ka evidentuar krizën që ka mbërthyer vendin për shkak të keqqeverisjes së Ramës dhe mjerimin në të cilin janë zhytur shqiptarët.

Postimi i plotë i Bashës:

Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit.

Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe shoë në Facebook.

Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij.

3 komente në “Lulzim Basha heq dorë nga protestat dhe takon bizneset, u tregon “bërrylin” dhe flet për rrënimin ekonomik dhe krizën e shqiptarëve nga pandemia”

  1. Toni.D. says:

    Shkoree ftyre qen se s’behet politike tani ne keto dite te veshtira… ku ekonomite e mbare botes po sjellin shume probleme ne jeten e perditshme ne familjet e sh qytetareve.. Ble dicka ti dhe jo propogande me fukarain… Rama ketu.. Rama atje.. ike kris bythen humbes.

  2. Holandezi Fluturues says:

    Ky po bëhet si Don Kishoti…
    T’u luftu me mullinjtë e erës .
    Simbolika është shumë domethënëse.
    Me ne fitoni te gjithë (deri tek bryyli do ta hani)

  3. Agron says:

    Lulo qënke zgju shpejt sot,shpejt ke vila të flesh dhe mos e thyej orarin tjetër herë se të dënon doktori,hajde shpejt në vilë tani tyt lulush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje