Shevchenko ka një ëndërr: Dua të kthehem te Milani si trajner

14 Maj 2020, 11:01Sport TEMA

Një nga bomberat më të mëdhenj në historinë e Milanit, me golin në gjak dhe një dashuri të madhe për ngjyrat kuqezi, nuk e harron kurrë Italinë. Andriy Shevchenko kthehet të flasë për “Djallin” dhe e bën këtë duke njoftuar një dëshirë të madhe: të kthehet në “San Siro” për të stërvitur klubin, që e bëri atë një futbollist të shkëlqyeshëm .

Duke folur gjatë një Instagrami të drejtpërdrejtë, në profilin e Carlo Pellegatti, trajneri aktual i Ukrainës nuk e fsheh ëndrrën e tij: “Një ditë dua të kthehem në Milano si trajner. Milani mbetet gjithmonë në zemrën time, kam dashuri të madhe për tifozët e tij. 

Le ta shohim kur dhe nëse do të ndodhë, por një nga qëllimet e mia është të kthehem te kuqezinjtë si trajner. Tani për tani jam duke menduar vetëm për Ukrainën. Jam i përqendruar vetëm në detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar”.

Në mesin e shumë “bëmave”, që tifozët kuqezinj kujtojnë prej tij, është ai gol i shkëlqyeshëm, i shënuar ndaj Juventusit nga një pozicion i pamundur. Sipas shumë njerëzve, një goditje e vërtetë prej gjeniu. “Doja të godisja dhe e bëra. Shënova dhe kjo konsiderohet gjë e mbyllur”, – kujton me modesti ukrainasi.

Shumë “bëma”, por edhe disa zhgënjime të forta, siç është ajo natë makthi në Stamboll: “Te penalltia gabova, por lëvizjet e Dudek ende më çmendin. Unë ende nuk e kuptoj se si arriti ta priste atë top. Më ka mbetur si një makth ajo ndeshje, as dua ta shoh më”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje