Policia do marrë në pyetje Pacollin

19 Maj 2020, 17:56Rajoni TEMA

Policia e Kosovës do ta intervistojë kreun e AKR-së Behgjet Pacollin lidhur me deklaratën e tij për frikë nga shteti dhe devijimin e rrugës me aeroplanin e tij privat. Këtë e bëri të ditur drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pas raportimit në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë.

Pacolli ishte nisur për t’u kthyer nga Zvicra për në Kosovë, pasi tentohej të mbahej seancë për zgjedhjen e qeverisë së re. Ai fillimisht kishte pasur telashe me lejen për të ateruar në Kosovë, por më vonë e kishte siguruar atë. Gjatë fluturimit ai e kishte devijuar rrugën për të ateruar në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Pas dy ditësh ai kishte arritur në Kosovë ndërsa ka thënë se e ka devijuar rrugën, pas frikës siç ishte shprehur, për një sulm të mundshëm siç e quajti ai, terrorist nga shteti.

Ndërsa Presidenti Hashim Thaçi, ditë më parë kishte kërkuar përgjegjësi për, siç ka thënë, rrezikimin e jetës së Pacollit nga siç i quajti, grupi i Kryeministrit të detyrë, Albin Kurtit, Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfecla dhe Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

2 komente në “Policia do marrë në pyetje Pacollin”

  1. holta says:

    KJO ESHTE ” DEMOKRACIA ” E IDJOTIT ALBIN KURTI.

  2. miu says:

    Ou? Por kur kishit frike te dy te pakten te shpetonte njeri! Thaci shkoi per ta marre se ishte me trim?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje