Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Italinë fqinje, kur një shqiptar ka tentuar të vrasë gruan. Ngjarja ka ndodhur në Malnate të Varese-s, ndërsa mësohet se fatmirësisht gruaja, edhe ajo me origjinë shqiptare, ka arritur të mbijetojë dhe është në spital.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat, ngjarja ka ndodhur brenda makinës së çiftit, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Burri 46-vjeçar e qëlloi gruan 40 vjeçe me një armë, ndërsa më pas e goditi disa herë me thikë.
Kanë qenë tre qytetarë që po lëviznin në zonë, që kanë shkuar të ndihmojnë gruan pasi ajo kishte filluar të bërtiste dhe të kërkonte ndihmë.
Ata bënë të mundur bllokimin e 46-vjeçarit deri në momentin që në vendngjarje shkuan autoritetet, të cilat bënë të mundur arrestimin e tyre. Shkaktare e kësaj ngjarje dyshohet të jetë xhelozia.
Ndërkohë, 40-vjeçarja u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka marrë një plumb në nofull, por mjekët kanë thënë se e shtëna nuk i ka prekur asnjë organ tjetër. Gruaja shqiptare ka plagë në krahë dhe këmbë për shkak të goditjeve me thikë.
Sipas doktorëve së shpejti ajo ndo t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. 46-vjeçari shqiptar akuzohet për tentativë vrasje. Bashkëshortja e tij punonte si ndihmës sanitare, ndërsa ai ishte një punëtor me precedentë të tjerë penalë. Çifti shqiptar ka dy fëmijë të vegjël.
Vendi i krimit
Makina e ciftit
Thika qe perdori autori i krimit
kafshe pylli qe jetojne ne qytete te civilizuara. Burgim te perjetshem kafshes!
Lajmi eshte me te vertet i tmerrshem,por nga titujt bombastike qe vendosni shpesh me duket sikur lexoj gazetat italiane e jo ato shqiptare.
Eshte *HORROR*.
“Brenda në makina”??? O të q!ftë Kina ty, gazetar analfabet!!!
Lajme te tilla ka me dhjetera ne Itali e gjetk. Nuk jane raste vetem nga Shqiptaret . Me sakte Shqiptaret jane emigrantet me te integruar ne Evrope.
veprime te tilla ka kudo nga shqiptaret , ne emigracion jane me te dalluarit per veprime te kundraligjshme, kudo ku thua jam shqiptar ne evrope te gjithe te shikojne me dyshim, bile dhe shqiptaret kane frike nga njeri-tjetri dhe duan te jeojne ne zoan qe nuk ka shqiptare, ata e urejne njeri-tjetrin, e keqja me e madhe et vjen nga shqiptari kudo, me e mire mos ti njofesh dhe te thuash s jam shqiptar, i zgjiodhin problemet vetem me dhune, opinion te keq kudo,
Ik ore b¥thq!r
O suliot po pse Gjermania kerkon mjek dhe infermier nga Shqiperia apo dhe Greqia kerkon punetor sezonal. Mos shaj Shqiptaret se ke edhe emer te madh . Nuk ka pyll pa derra mos u be rracist apo me sakte mos bjer pre e paragjykimeve,