Histori suksesi: Si Japonia i shpëtoi pandemisë pa u karantinuar?

28 Maj 2020, 16:03Bota TEMA

Kur u godit nga pandemia, ekspertët parashikuan që Japonia do të goditej fort nga virusi, me disa që thanë se 400,000 banorë mund të vdisnin.

Vendi nuk zbatoi asnjë karantinim dhe testoi vetëm 0.2% të popullsisë së tij. Japonia nuk ka përdorur teknologjinë e mbikëqyrjes ashtu si vepruan Kina dhe Singapori, dhe nuk përdori testime në shkallë të gjerë, siç bëri Koreja e Jugut.

E megjithatë, megjithëse të paktën 26% e popullsisë së Japonisë është mbi moshën 65 vjeç, dhe në rrezik më të lartë për t’u sëmurë me koronavirus, shumica nuk u sëmurën.

Në vend të distancës sociale, qeveria nxiti publikun të shmangë hapësirat e mbyllura, vendet e mbushura me njerëz dhe mjediset e afërta.

Një listë me arsyet për historinë së suksesit të Japonisë po qarkullon nëpër rrjet, duke përfshirë kulturën e japonezëve për të veshur maska, shkallën më të ulët të mbipeshës, shtytjen për t’i mbyllur shkollat që ​​në fillim dhe një pretendim se folësit japonezë lëshojnë më pak pështymë  sesa gjuhët e tjera.

Ka faktorë kulturorë që janë të rëndësishëm: Japonia është një komb ku njerëzit janë më pak të afërt dhe preken shumë pak, është i njohur për pastërtinë dhe ka një sistem të avancuar të shëndetit publik.

Por shumica e ekspertëve thonë se nuk e dinë pse Japonia nuk u shkatërrua nga virusi, dhe ne me siguri nuk do ta dinë derisa të përfundojë pandemia.

1 komente në “Histori suksesi: Si Japonia i shpëtoi pandemisë pa u karantinuar?”

  1. lavazh truri says:

    Ore milet !!! Po akoma nuk e keni marre vesh se nuk ka pasur kurrfare pandemie. Edhe Japonia nuk eshte se i “shpetoi” pandemise, derisa pandemi nuk kishte, por Japonia, ashtu si Suedia dhe disa pak te tjere, nuk degjuan OBSH dhe Bill Gates, por i rezistuan krimineleve dhe shpetuan popujt e tyre nga kriza artificiale. Jo si ky palla jone. Ata drejtues shtetesh, qe ju binden OBSH-se dhe Bill Gates-it, jane nga ata qe kishin ngrene me kohe çorben e prishur dhe kishin ardhur ne pushtet me mbeshtetjen e “bamiresve” si Sorros, Gates, Rokfeler, Bilderberger etj. dhe duan ta mbajne pushtetin po me mbeshtetjen e ketyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje