Kryeministri Edi Rama bën me dije se kësti i kredive për bizneset do të shtyhet edhe me tre muaj për bizneset.
“Lajm i mirë! Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020.
Gjithashtu banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi” shkruan Rama në Facebook. (TemA)