Ventilatori nuk mjaftoi: Ja cila ishte pajisja që i shpëtoi jetën një 46-vjeçari të infektuar me Covid-19

28 Maj 2020, 20:23Bota TEMA

Mjekët e spitalit Phoenbnox në Arizona, menduan se do e humbisnin kolegun e tyre Karl Vidal, në momentin që ai rezultoi i infektuar me Covid-19 dhe gjendja e tij u përkeqësua menëjherë. Pajisja për të cilën flasin të gjithë, pra ventilatori i intubimit, nuk ishte i mjaftueshëm për kurimin e Vidal. Kolegët e tij tregojnë se ata i kishin humbur të gjitha shpresat.

Vidal është 46 vjeç dhe ka tre fëmijë, të cilët së bashku me bashkëshorten ishin gjithë kohës në ankth për gjendjen e të atit. Kolegët e tij në spitalin ku punonte treguan se ata i kishin provuar një sërë mënyrash për të mbajtur gjendjen e tij shëndetësore të qëndrueshme.

Zgjidhja e fundit për ta mbeti përdorimi i pajisjes për oksigjenimin e membranës ekstrakoroporale e quajtur ndryshe ECMO. Kjo pajisje është e zhvilluar në bazë të një teknike të komplikuar dhe nuk është e disponueshme në të gjitha spitalet në SHBA.

“Jam shumë i sigurt se pa pajisjen ECMO, ai nuk do të ishte sot me ne,” tha mjeku Ross Bremner, i cili u kujdes Viddal.

Vidal tregon se ai gjithnjë ka qenë një person aktiv dhe i shëndetshëm.

“Në një moment përjetova dhimbje koke të fortë dhe fyti më digjte gjithnjë e më shumë. E kurrë nuk e imagjinoja se do të kaloja dy muaj në spital për këto gjëra të thjeshta,” tregoi Vidal

Viddal tregon se i kishin thënë që ishte intubuar një ose dy ditë pasi u pranua në spital. Por askush nuk e dinte që kishte Covid-19 për ca kohë. Mjeku i cili po kryen terapi të vazhdueshme tashmë tregon se rezultoi tre herë negativ kur bëri testin, madje edhe kur mjekët morën një mostër nga mushkëritë e tij.

Tashmë Vidlal thotë se prej javësh i është nënshtruar terapive fizike të vazhdueshme për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme.

Në atë kohë, Viddal ishte pacienti i dytë me Covid-19 në Arizona që u vendos në terapinë ECMO.
Bremner tha se ekipi i tij kishte përdorur më së shumti makinën ECMO për transplantim organesh dhe për të trajtuar disa raste të rënda të gripit H1N1.

“Nuk është aq e zakonshme të përdoret ECMO në sëmundje të tjera virale,” tha Bremner.

Organizata për Mbështetjen e Jetës Ekstrokorporale, një konsorcium ndërkombëtar jofitimprurës i institucioneve të kujdesit shëndetësor që vlerëson terapitë për të mbështetur sistemet e organeve të dështuara, ka ndjekur pacientët me raste të rënda të Covid-19.

Ekspertët thonë se deri më tani, të paktën 1,006 persona që rezultuan pozitiv me Covid-19 ose dyshohet se kanë virusin, kanë pasur të nevojshme për t’u vendosur janë vendosur në një aparat ECMO në spitalet në të gjithë botën. (CNN, gazeta “Si”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje