Kur Basha bënte fushatë me topin përballë ish- basketbollistit Rama dhe 'gjuajtja' që pret SHBA prej tij për 'Zgjedhoren'

4 Qershor 2020, 20:00Politika TEMA

Kur Lulzim Basha garonte për kreun e Bashkisë Tiranë, një nga spotet e tij ishte për sportin dhe niste pikërisht me topin dhe mbyllej me premtimin se ai ishte ndryshe.

Topi tashmë është në fushën e tij, siç i tha dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim, por këtë herë për diçka shumë më të madhe, për të ardhmen e vendit në BE dhe votën e shqiptarëve, të cilat aktualisht janë duke u mbajtur peng nga ai ‘që premtoi shumë vite më parë se do ishte ndryshe’, shkruan shqiptarja.com.

Në marrëveshjen e arritur, të cilën Yuri Kim e mbante në dorë mbrëmjen e djeshme nga rezidenca e saj, janë reflektuar pjesa më e madhe e kërkesave të opozitës, të cilat i kishte vendosur dhe si kushte.

Tashmë Bashës i duhet të vendos në do të jetë në krahë të amerikanëve dhe popullit shqiptar dhe të ‘firmosë’ marrëveshjen e arritur mes palëve apo do të vijojë të merret me lojëra fjalësh pa dhënë një përgjigje konkrete dhe zvarritur dhe më shumë këtë Reformë Zgjedhore, e cila duhej të kishte përfunduar që më datë 31 maj.

1 komente në “Kur Basha bënte fushatë me topin përballë ish- basketbollistit Rama dhe ‘gjuajtja’ që pret SHBA prej tij për ‘Zgjedhoren’”

  1. Jimi says:

    Mos e merrni seriozisht! Nje kamarier nuk mund te behet lider, ai e shumta mund te behet k/kamarier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje