Ngadalësimi i ekonomisë kineze është shqetësimi kryesor për bizneset europiane në vend, i ndjekur nga ngadalësimi ekonomik global dhe lufta tregtare SHBA-Kinë, deklaroi Dhoma e Tregtisë së Bashkimit Europian në Kinë.
”Brishtësia e zinxhirëve të furnizimit global është ekspozuar nga epidemia e koronavirusit dhe disa ekonomi po vuajnë pasojat”, sipas studimit të Dhomës së Tregtisë së BE në Kinë.
Ekonomia kineze ra 6,8 % në tremujorin e parë të vitit shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.
Ndërsa shumica e fabrikave kanë rifilluar prodhimin, kërkesa globale mbetet e dobët, duke kërcënuar se kështu do të ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike.
”Bizneset europiane në Kinë po hasen me pasiguri në nivele që nuk janë parë për breza të tërë”, theksoi Dhoma.