"Nuk do ketë më inspektorë të dera", Rama: Heqim tatim-fitimin dhe TVSH-në për biznesin e vogël deri në 2029

10 Qershor 2020, 14:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përveç tatim-fitimit do të hiqet edhe TVSH-ja për biznesin e vogël.

Në një konferencë për shtyp, Rama gjithashtu se edhe për agroturizmin, po synohet të jenë 100% pa taksa.

Nëse me jepni fjalën se ky do të jetë lajm në vete dhe të tjerët në vete do të përgjigjem. Por po ju them edhe njëherë se për ata që kanë dalë nga një situatë e vështirë, që kanë biznes të vogël, dhe që janë njerëzit praktikisht më shembullorë.

Ne në parlament do të cojmë rishikimin e buxhetit dhe dotë rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin, dhe jo për fushatë me fjalë, por me ligj. Jo për këtë vit, por deri në 2029, nuk do të kenë tatim fitimi.

Ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm, është e sigurt se ne do u heqim edhe TVSH-në, afatet dhe limitet do i konfirmojmë më tutje, deri në cilin nivel xhiroje. Qëllimi është deri në 2029 të mos kenë as tatim fitimi as TVSH për biznesin e vogël.

Të gjithë ata emigrantë, ta shikojnë Shqipërinë për të hapur një biznes të vogël për të ardhur dhe për të jetuar me familjen, më mirë sesa nga rropatja në emigracion. Të gjitha projektet në agroturizëm të jenë 100% pa taksa, nuk diskutoj tarifat vendore, as sigurimet shoqërore.

Të vijnë të bëjnë atë që kanë bërë shumë emigrantë të marrin shtëpitë e gjyshit dhe sërgjyshit, të nxjerrin më shumë të ardhura se në Gjermani apo ku janë. Brenda këtij sesioni biznesit të vogël ti themi nuk ke taksa, zero TVSH, je në pozicionin që respektohesh për punën dhe aleat i shtetit për të mbajtur kontrollin mbi biznesin e madh, që të voglin e përdor për evazion. Nuk do të ketë më inspektorë të dera.”- tha Rama. (TemA)

13 komente në ““Nuk do ketë më inspektorë të dera”, Rama: Heqim tatim-fitimin dhe TVSH-në për biznesin e vogël deri në 2029”

  1. Karantinaco says:

    Vizitoni faqen http://www.karantina.co ne internet dhe do të kënaqeni pa harxhuar lekë

  2. ben says:

    Po mire more kr i rilindjes 7 vjet qe ata te opozites deklaronin se taksat jane te larta pse nuk i ule, tani qe je i sigurt qe do ikesh?????
    Ekonomia shqiptare ca nga termeti, ca nga covidi ,kuptohet dhe nga babezia jote eshte ku theret qameti. Tani qe ekonomia eshte grope do heqesh taksat ti?????
    Apo vlen shprehja mbas meje u befte qameti.

    1. Lloji says:

      Sepse erdhi Eurobondi kr i rivdekjes!

    2. Rruga e drejte says:

      Ti ben, me mire shiko dhe ruaj delet se te paskan ikur larg. Mos u merr me kopjuterin dhe internetin sepse eshte shume larg botekuptimit tend. Ne kete kohe krize edhe shtetet e fuqishme te Europes po e shikojne heqjen e pjeseshme te taksave aty ku kane mundesi qe te ndihmojne njerezit dhe firmat e vogla te te marrin veten nga ana ekonomike. Kjo levizje e qeverise shqiptare eshte shume e drejte dhe duhet mbeshtetur.
      Mos u merr me PD-ne, ore Ben sepse nga ajo bande shpellaresh nuk do te presesh ndonje gje te mire.

    3. Populli nuk ha bar says:

      eshte mashtrimi i radhes, eshte nje menyre per te fituar perseri zgjedhjet ky drogoman , por kete radhe nese fiton dhe mashtron kete popull atehere ky popull e meriton te jete i perulur gjithe jeten dhe mos te ngreje me koke , viti 2021 po vjen dhe ky popull ta mendoj mire se per ke do votoj, vetem per kete mashtrus kurre, me sa me shpejt te shpetojme nga ky hajdut me cizme qe e beri kete vend qe do dy breza ta marri veten, ky eshte nje genjeshter e madhe se pa taksa nuk mbahet vendi, historikisht ne te gjithe boten dhe ne te gjithe kohrat, poshte rilindja rrofte populli heroik

  3. Hipo says:

    Po per sigurimet do shkojne inspektoret apo jo? Po per taksat lokale? Na sqaro….po kupon do presim?

  4. eli says:

    Po cdeshe nga mbrapa ti koke bythe,pse nuk hyre aty ku hyne te gjithe.

  5. Realisti says:

    Iku Luli dhe PDja per lesh! Fitoi populli.

  6. Ashtu duhet says:

    Lajm i mire.

  7. joel shkodra says:

    Ehe, prisni edhe ndonje “dhurate” tjeter se po afrohen zgjedhjet. Prandaj nuk i ka ulur deri tani, se ka pritur afrimin e zgjedhjeve. Te gjitha qeverite e botes bejne nga nje “dhurate” para zgjedhjeve.

  8. Pika qe sù bie. says:

    A di te me thote njeri pse qeveria merr borxh kur ska nevoje per taksat?????

  9. Populli nuk ha bar says:

    eshte mashtrimi i radhes, eshte nje menyre per te fituar perseri zgjedhjet ky drogoman , por kete radhe nese fiton dhe mashtron kete popull atehere ky popull e meriton te jete i perulur gjithe jeten dhe mos te ngreje me koke , viti 2021 po vjen dhe ky popull ta mendoj mire se per ke do votoj, vetem per kete mashtrus kurre, me sa me shpejt te shpetojme nga ky hajdut me cizme qe e beri kete vend qe do dy breza ta marri veten, kjo eshte nje genjeshter e madhe se pa taksa nuk mbahet vendi, historikisht ne te gjithe boten dhe ne te gjithe kohrat, poshte rilindja rrofte populli heroik

  10. Diktat says:

    Po ku do i çosh mor aman kopen e çakejve të pa shkollē qē ua thirrje “tatimorē”! Ka 7 vitē qē veç pagēs sē pa merituar nga taksat, kanë ngrēnē e kafshuar deri nē falimentim sa e sa biznese!! Do tē ishte mē e ndershme ti thoje votuesve : ju kërkojē falje qē nuk munda tju shpētoj nga kjo administrat e korruptur në çdo qelizë tē qeversjes dhe shtetit shqiptar…ku i dihet mbase e hanē !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje