Tirana nderon Heroin e Popullit Selam Musai, vendoset busti te Komuna e Parisit, Veliaj: Asnjëherë nuk është vonë për t’i shërbyer Kombit

11 Qershor 2020, 13:05Sociale TEMA

Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroii PopullitSelam Musai (Salaria), u vendos pranë rrethrrotullimit te Komuna e Parisit. Zbulimi i bustotit të heroit u bë në njëceremoni të posaçme, ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarii Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, e mjaft personalitete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. “Të presim Selam Musanë në Tiranë pas 100 vitesh është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Kemi shumë nevojë të flasim për modernizimin, për integrimin, sesi do të ecim përpara, por një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk di as ku do tëshkojë. Teksa sot përballemi me situata si pandemia apo rindërtimi i shtëpive pas tërmetit, lipset tëkujtojmë se kemi mbërritur këtu falë betejave të vazhdueshme”, deklaroi ai.

Veliaj shtoi se vepra e Selam Musait, ndonëse në moshë të madhe, tregoi se asnjëherë nuk është vonë për t’i shërbyer kombit. “Asnjëherë nuk është vonë për t’i shërbyer vendit tënd. Selam Musai, në moshën 63-vjeçare, tregoi se kurrë nuk është vonë për të kontribuuar, edhe në qofsh burrë në moshë. Kemi mjaftueshëm shembuj se pavarësisht moshës, askush nuk është shumë i ri apo shumë i vjetër për t’i shërbyer Tiranës, Shqipërisë dhe Atdheut tonë, kurdo kur jemi thirrur të shërbejmë”, u shpreh ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana do të vijojë nderimin e figurave historike, që kanë lënë gjurmë në ndërtimin e shtetit shqiptar. Pas bustit të Selam Musait, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me një tjetër projekt, atë të bustit dhe të përmendores së Ismail Qemalit.

Deputeti i PS, Pandeli Majko falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe kryeparlamentarin Ruçi për angazhimin dhe nderin që i bëjnëNjësisë5, ku jeton një komunitet i rëndësishëm nga Vlora.“Jemi shumë të nderuar që kjo figurë e Labërisë, simbol i rezistencës sëpopullit shqiptar, do të jetë nëNjësinë 5. Ai i tregoi botës dhe opinionit ndërkombëtar se shqiptarët dinë të luftojnë”, tha Majko.

Selam Musai vjen nga një familje me tradita patriotike dhe ishte udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj.

4 komente në “Tirana nderon Heroin e Popullit Selam Musai, vendoset busti te Komuna e Parisit, Veliaj: Asnjëherë nuk është vonë për t’i shërbyer Kombit”

  1. Sa punëtor ky Eri.. says:

    PPSL Lalkë..
    Se Ç’punë ka Selami me TR.
    Sot dhe tani..
    Opo futi ndonje pallat aty pas tij e leri lojrat.
    Po ashtu dhe përballë se kot si bere gjithë ato devijime e konfigurime aty ti.
    E bete si ne Romën e Lashtë.
    Si tju hiqni mendjen njerezve.
    Futi nje vit festa..

  2. vang says:

    po mire kaq injorance? U inagurua nje veper ne skulpture dhe nuk thuhet autori Kjo eshte kulmi.Na thoniseishe Gramozi dhe Pandeliu dhe per autorin hic.PO KUSH JANE GRAMOZI E PANDELIU.?????

  3. skluptori says:

    O gazetar leshi. Gazetari eshte kjo qe beni ju.Kush e ka bere permendoren e Selam Musait? Apo nuk ka rendesi autori? Per ju ka rendesi kush e inaguron. Idioter gazetar.Nga sot nuk iu lexoj me. Nivel mizerabel.

  4. Salaria says:

    Gazetar ku therret qameti jeni ju te “Temes”. Po nuk eshte bust o idiot gazetar. E ke vene edhe ne titull. Mesoni njehere kush eshte busti e kush eshte permendore. Cili eshte autori qe e ka bere. Pse u zgjodh ai vend nga bashkia ? Po ju jeni ne autobuzin e Kamzes. Mero, a ke filter apo varja, botoni keto paçavureve, se i ha mileti. Turp e fatkeqesi ku eshte katandisur gazetaria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje