Ish-ministri i Drejtësisë i LSI Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shkarkimin e Ardian Dvoranit, si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se e njëjta logjikë duhet të përdoret edhe në lidhje me gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, të cilës gjithashtu i ka mbaruar mandati.
Sipas Manjanit, KLGJ duhet të shkarkojë edhe Vitore Tushën, për të cilën thotë se mandati i ka mbaruar që në mars 2017.
“Që të jemi të drejtë në arsyetim dhe në veprim, njësoj si zoti Dvorani duhet trajtuar edhe zonja Vitore Tusha.
Zonjës Tusha i ka mbaruar mandati o gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese që në mars 2017. Jemi në qershor 2020.
Pra 3 vite e 3 muaj zonja Tusha qëndron në detyrë. Vetëm 3 vite më pak se Dvorani.
Por LOGJIKA ËSHTË NJËSOJ. Të dy janë mbajtës të një mbandati të mbaruar kohë më parë. Dvorani më në fund ikën, Tusha jo. Përse?!
Formalistët përpiqen të justifikojnë me paragrafë ligjesh që skanë asnjë kuptim, sepse në vetvete ato ligje janë të lodhura nga keq dhe moszbatimi i tyre. (Ja një provë që tregon se ato ligjet e reformës u shkruan me mend në bythë jo në kokë).
Në fakt ka një rregull të gjithpranuar botërisht, që lejon vazhdimin e mandatit deri në emërimin e gjyqtarit të ri. Ishte edhe për pozicionin e Dvoranit ky rregull. Ashtu i sforcuar, por ishte.
Rregulli i vazhdimësisë së detyrës nuk lidhet me personin që e kryen aty, por me vazhdimësinë e vendimmarrjes së gjykatës ku shërben.
Pra ky rregull nuk është vënë për të bërë gjyqtarët të përjetshëm, por për të garantuar gjykatën funksionale.”-shkruan Manjani.
Më tej, ai thekson se Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale dhe largimi i Vitore Tushës nuk ndryshon asgjë në veprimtarinë e Gjykatës, prandaj ajo sipas tij duhet të ikë njëlloj si Dvorani.
“Mirëpo Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Se iku Vitore Tusha nga detyra, për shkak se i ka mbaruar mandati, nuk ndryshon asgjë në veprimtarinë e Gjykatës.
Ndaj zonja Tusha duhet të ikë. Njësoj si zoti Dvorani, për të njëjtën llogjikë e për të njëjtat arësye.
E drejta kërkon që rastet të trajtohen njësoj. Nuk kanë kuptim rrjeshtat e lodhura të ligjeve tranzitore të pakuptimta.
Që të shmanget debati Dvorani biss, çmoj se zonja duhet të largohet.
P.S. Analiza është thjesht parimore. Personat që përmenden janë profesionistë të nderuar dhe me kontribut në sistem.”-përfundon postimin e tij ish-ministri.
Respekte zoti Manjani.
Ky standart duhet te veproje ne se fklasim per nje drejtesi te pavarur. Edhe njehere bravo per mendimin e drejte qe shprehni, te pakten kete radhe.
Dhe ky paska ca mend ne koke, nuk qenka fare lo.e.
Kur thoshte ilir meta jam mic sokoli apo avni rustemi njerëzit qeshnin.. Meta e vërtetoi që është më i zgjuar se kushdo politikan ne Shqipëri… Ka bërë çfarë I ka desh bytha… Edhe çfarë I bën??? Do ti japin një mandat tjetër për president….
Ok , z. Manjani ,por bashkë me zonjën tusha duehet të largohet dhe çifti metaj e klani berisha nga politika ,pasi boll e kanë vjedhur,vrarë,e përdhosur këtë popull,pasi vetëm kështu mund të ribëhet lsi-ja e pd-ja
e të shpetohet demokracia.