Alfred Moisiu kujton miqësinë me Moikom Zeqon: Fatkeqësi që tek ne njihen më shumë trafikantët dhe kriminelët

15 Qershor 2020, 16:22Politika TEMA

Ish presidenti Alfred Moisiu ka kujtuar mikun e tij Moikom Zeqo i cili u nda nga jeta ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ish kreu i shtetit u shpreh që është fatkeqësi që në Shqipëri njihen më tepër trafikantët e kriminelët.

“Më ka ardhur jashtëzakonisht keq. Ka qenë studiues i mençur, i ditur dhe njeri që kërkonte nga vetja për të bërë më të mirën.

Ka bërë 62 vepra të ndryshme dhe ato nuk janë pak. Gjatë kohës që isha në krye të shtetit e kam marr dy herë në delegacion. Pikërisht për të kontribuar për vendin tonë.

Fatkeqësia jonë është që ne nuk i vlerësojmë njerëzit aq sa e meritojnë kur janë gjallë. Por, te ne njihen më shumë trafikantët, kriminelët.

Prandaj është e rëndësishme që jetën ta përdorim për të bërë sa më mirë në interes të vendit e njerëzve tanë të dashur”, u shpreh ish kreu i shtetit. 

I cilësuar si një nga zërat më të mënçur të vendit tonë, Zeqo ka lënë pas një trashëgimi të të madhe.

Karrierën e nisi si gazetar e mësues, por dashuria për artin, kinematografinë, letërsinë, arkelogjinë e bëri t’i përkushtohej edhe këtyre fushave.(TemA)

8 komente në “Alfred Moisiu kujton miqësinë me Moikom Zeqon: Fatkeqësi që tek ne njihen më shumë trafikantët dhe kriminelët”

  1. Zigur Qarri says:

    Njihen kriminelet dhe trafikantet,sepse i promovoi Edvin D’Rama si shembuj pozitive,per te ardhur ne pushttet!
    Kush i katapultoi ne politike Armando Prengen,Tom Doshin,Mark Frrokun,Arben Ndoken,Elvis Rroshin e kompani?

    1. Ramaik says:

      Po ke harruar kryen e kriminelëve ore. Saliun kush e futi në parlament?

  2. Nik says:

    Ngushellime familjes dhe u prehte ne paqe. Krijimtaria e te ndjerit Moikom Zeqo do te rroje perjete.

  3. Malo says:

    Po ti cfar ke bere per lete vende Zoteri President?

    1. Nuk vodhi Kasen e Shtetit
      nuk Tradhetoje Shqiperine as ke Gerrku as ke Shkau
      nuk vodhi Banken e Shtetit ,
      a Thesarin e Shtetit
      nuk vrau Shqiptare e Gjyqtare Pronare Tokash
      dhe nuk fallsifikoj Pronat e
      nuk ndertoje Vila ne Pronat e viktimes
      nuk injoroj Shqiperine ne BOTE

      sepse nuk vjen nga ajo rrace ,e as ga ajo kullote qe vjet ti etj i ty

  4. Edhe një mendjendritur më pak.

  5. lesh e li says:

    Kjo edhte hisyoria e ketij vendi. Ecim pas horrave jo pas te urteve. Keshtu do jete dhe per shume kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje