Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jep një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Moikom Zeqo.
Thaçi shkruan në “Facebook” se Moikom Zeqo ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare.
Mesazhi i Thaçit:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit erudit Moikom Zeqo. Me dijet e shumta nga fusha e letërsisë, historisë dhe shkencave humane, Moikom Zeqo ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare.
Moikom Zeqo ishte përkrahës i fuqishëm i çështjes së Kosovës, veçanërisht mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në ditët e para të veprimit të saj.
Bota shqiptare me vdekjen e tij humbi një kolos të mendimit dhe dijes enciklopedike. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Moikomit dhe gjithë miqve të tij.