Trajneri shqiptar i boksit gjen çantën me para të ish-portierit maqedonas dhe ia kthen

16 Qershor 2020, 09:28Sport TEMA

Një histori me fund të lumtur ku protagonistë të saj janë ish-portieri i Vardarit në hendboll, Gjokica Stojanovski, dhe ish-boksieri, aktualisht trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Naser Haruni.

Ky i fundit gjeti një çantë të humbur, brenda të cilës kishte 800 euro dhe dokumente.

Pasi pa adresën e personit të cilit i kishin humbur ai u shfaq në shtëpinë e  Gjokicës dhe i ktheu çantën, shkruajnë mediat maqedonase.

I surprizuar nga gjesti i shqiptarit, maqedonasi i dha 100 euro si shpërblim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje