Vllaznia dhe Bylisi ndajnë pikët, Kukësi bën detyrën ndaj Flamurtarit

15 Qershor 2020, 19:06Sport TEMA

Janë mbyllur dy sfidat e orës 17:00 të vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Kukësi në Elbasan, e pati të thjeshtë kundër Flamurtarit të rënë nga Kategoria.

Shkurtaj shënoi tripletë, duke shkuar në kuotën e 19 golave në kampionat. Ishte Abazaj ai që zhbllokoi shifrat, që në minutën e katërt, ndërsa golin e nderit për Flamurtarin, e shënoi Hoxha në fillimin e pjesës së dytë.

Superiore, java 29

Kukësi-Flamurtari 4-1
Abazaj 4′, Shkurtaj 27′ 42′ 61’ / Hoxhaj 48’

Një takim ku rivaliteti ishte gjatë gjitha 90 minutave, ishte ai mes Vllaznisë dhe Bylisit, në Loro Boriçi. Miqtë kaluan të parët në avantazh me penalltinë e Mëllugjës, ndërsa Gurishta barazoi në minutën e 23-të.

Mozzones iu anulua një gol në pjesën e parë, por në të dytën, sulmuesi i Bylisit arriti të shënojë sërish dhe të çojë shifrat në 1-2. Kur dukej se ballshiotët e kishin fituar takimin, Sidorenco katër minuta para fundit, vendosi rezultatin final në 2-2.

Superiore, java 29

Vllaznia – Bylis  2-2
Gurishta 23’, Sidorenco 84’ / Mëllugja (p) 15’, Mozzone 67’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje